Zafir Berisha: Veseli po ja tregon rrugën drejtë zgjedhjeve Mustafës

Periskopi.com Lajme

Deklarata e Kadri Veselit se demarkacioni do të shkojë javën tjetër në Kuvend, ka nxitur reagime në sferën politike.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se Veseli nuk po ka si t`i tregojë ndryshe kryeministrit Isa Mustafa se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Idea ,,brillante,, e Kadrushit që javën e ardhshme të procedon Demarkacionin në Kuvend ka të bëj me atë që të krijohet një arsye për me i thën shokut Isa se po shkojm në zgjedhje të jashtëzakonshme se nuk shkon më… Ma mir von se hiq!”, ka shkruar ai.

Lutfi Haziri i tregon Kadri Veselit se kush e procedon Demarkacionin!

Periskopi.com Lajme

Pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli që gjatë javës së ardhshme do të procedohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai në një deklaratë të shkurtër për Gazetën Blic, nëpërmjet mesazhit telefonik ka treguar se është kryeministri Mustafa, ai i cili do ta riprocedojë në Kuvend demarkacionin, duke mos dhënë detaje tjera.

“Kryeministri duhet ta riprocedoj, sepse është kthyer nga ai në qeveri”, ishte komenti i shkurtër i Hazirit në lidhje me paralajmërimin e sotëm të Kadri Veselit, që gjatë javës tjetër do të riprocedohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli sot përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me Zëvendës/Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku temë kryesore ka qenë demarkacioni me Malin e Zi.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media, thuhet se ata u pajtuan që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër, bëhet e ditur përmes një komunikate të dërguar mediave.

Sipas këtij komunikimi publik, Veseli sërish ka paralajmëruar se nëse nuk kalon demarkacioni, vendi duhet të shkoj në zgjedhje.“Gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Kryetari Veseli, u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, sepse, në të kundërtën, ato e humbin kuptimin”, thuhet në këtë njoftim.

Në anën tjetër, është raportuar se nëse nuk kalon demarkacioni në Kuvend, vendi shkon në zgjedhje të reja. Madje, si data të mundshme përmendet fundi i majit, ose fillimi i muajit qershor.

Mirëpo, kryeministri i vendit, Isa Mustafa në deklaratën e dhënë para disa ditësh, ka thënë se demarkacioni nuk do të procedohet përgjatë këtij muaji.

Ai ka thënë se riprocedimi i marrëveshjes për demarkacionin do të ndodhë më së largu deri në fund të muajit qershor.

Ndërkohë, Isa Mustafa sipas burimeve të Gazetës Blic ka dështuar që të bind deputetët e LDK-së që ta votojnë demarkacionin.

Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend, e pranon Kadri Veseli

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës/Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së.

Diplomati amerikan Hoyt Yee e përgëzoi Veselin për lidershipin e treguar në vendimmarrje, me theks të veçantë e vlerësoi partneritetin që FSK të shndërrohet në ushtri në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Kryetari Veseli u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, sepse, në të kundërtën, ato e humbin kuptimin.

Në këtë drejtim, ata u pajtuan që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër, transmeton Periskopi

Veseli dhe diplomati amerikan Hoyt Yee kanë biseduar edhe për reformat në drejtësi, të cilat duhet të vazhdojnë dhe të gjitha institucionet duhet të angazhohen që reforma në drejtësi të jetë një sukses.

Kryetari Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë.

Diplomatin amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë./ Periskopi

 

 

 

Bajram Rexhepi la PDK-në shkaku Kadri Veselit, ky e vizitoi në spital

Periskopi.com Lajme

Dikur akuzonin njëri-tjetrin e tash kur njëri është i sëmur tjetri po i thur lavde.

Kadri Veseli dhe |Bajram Rexhepi një kohë të gjatë ishin në armiqësi.

Por, të mërkurën, kur Rexhepi pas dy sulmeve në tru pati një operacion, për vizitë i shkoi kolegu i dikurshëm i partisë, Kadri Veseli, raporton Periskopi

Ky i fundit tha fjalë të mëdha për të, raporton Periskopi

E quajti njeri të madh të vendit dhe tha se ka përkrahjen e institucioneve të vendit në të gjitha aspektet.

“Ka qenë dhe është kryeministër i Kosovës. Do të qëndrojmë në përkrahje të familjes dhe vet atij. Faza e parë ka kaluar me sukses e presim edhe rehabilitimi njëlloj. Doktorët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme”, tha Veseli.

Por jo shumë kohë më parë ata nuk e donin njëri-tjetrin.

Rexhepi e akuzoi se SHIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në por edhe institucionet e vendit, Veseli pati reaguar duke thënë se nuk ka ‘karamele’ për të, e dikur më vonë Rexhepi tha se ia ofruan të bëhej deputet por zgjodhi t’i kthehet profesionit të kirurgut.

“Ekziston një rrjet i tërë njerëzish që janë në të gjitha institucionet e Kosovës dhe strukturat e PDK-së, të cilat menaxhohen nga SHIK-u. Shteti udhëhiqet nga ta”, pati thënë ai, dhe kishte paralajmëruar se do të tërhiqet nga PDK-ja në momentin kur në krye të saj do të vijë Kadri Veseli.

Rexhepi kishte shpërthyer me akuza ndaj Kadri Veselit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të SHIK-ut që, sipas tij, e kanë kapur shtetin.

E kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve rreth akuzave të ish-kryeministrit e ministrit Bajram Rexhepi ndaj tij, atë kohë pati deklaruar se “Me tregu të drejtën unë më nuk kam karamele t’i jap askujt”.

“Janë qytetarët e Kosovës që vlerësojnë përgjegjësinë e secilit prej neve… Në qoftë se jam i ziu, i bardhi kur dëshiron mundet me ba ministër, realisht siç i ka bërë të tjerët”, duke aluduar haptas në kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për të shtuar se “Ajo që është kryesore, veçanërisht partisë sime i duhen reforma të thella, me njerëz të ri, me përgjegjësi të reja”.

E nuk shkoi shumë kohë, Bajram Rexhepi tha se ka refuzuar postin e deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

“Po e kam refuzuar postin e deputetit, unë jam kthyer në kirurgji tash dhe kush është pas meje në listë le të vazhdojë”, pati deklaruar ai./ Periskopi

Pse Bajram Rexhepi e la PDK-në kur Kadri Veseli u bë kryetar

Periskopi.com Lajme

Ekziston një rrjet i tërë njerëzish që janë në të gjitha institucionet e Kosovës dhe strukturat e PDK-së, të cilat menaxhohen nga SHIK-u. Shteti udhëhiqet nga ta.

Kështu ka deklaruar kohë më parë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ndërsa, kishte paralajmëruar se do të tërhiqet nga PDK-ja në momentin kur në krye të saj do të vijë Kadri Veseli.

ShIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në, por edhe institucionet e Kosovës, ka thënë njëri nga ish-themeluesit e PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Rexhepi kishte shpërthyer me akuza ndaj Kadri Veselit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të SHIK-ut që, sipas tij, e kanë kapur shtetin.

I bindur dhe i sigurt në atë që po deklaron, Bajram Rexhepi ka thënë se e keqja e madhe partisë së tij i ka ndodhur në momentin kur Veseli është bërë zëvendëskryetar i PDK-së. Ndonëse, sipas tij, Veseli edhe më parë ka pasur ndikim në parti.

“SHIK-u e ka fuqizuar pozicionin e vete është krijuar përshtypja dhe ka edhe të vërteta që gati në çdo ndërmarrje publike ndikimi i tyre është i madh, si në PTK, Trepçë. Pra ndikimi i SHIK-ut i strukturave të tyre dhe jo vetëm këtu por edhe në Ujësjellësin regjional dhe në shumë ndërmarrje të tjera dhe është krijuar përshtypja se pa përkrahjen e tyre njerëzit as që mund të punësohen dhe mendohet se edhe në RTK-ë kanë ndikim. Dhe në këtë situatë nuk vijnë në shprehje vlerat, nuk vijnë në shprehje vlerat. Realisht unë them dhe mendimi im është, unë isha e gëzuar kur e patën shpallur shpërbërjen sepse pata menduar se profesionistet do ti kthehen profesioneve të tyre për të dhënë kontributin, por ndodhi e kundërta janë futë në institucione dhe në parti e janë fuqizuar dhe me një veprim gjysmë legal, jo legal por gjysmë legal dhe tash janë legalizuar plotësisht ai rrjet është shtruar i bashkëpunimit dhe shumë të tjerë që u kanë ndihmuar qoftë në punësim apo përkrahje dhe ky fuqizim shumë i madhe edhe në parti edhe në institucione nuk ma merr mendja që sjell diçka pozitive”, pati deklaruar ai.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk është në krahun e njëjtë me SHIK-un dhe, sipas Rexhepit, në momentin kur ai nuk do të jetë më në krye të PDK-së edhe ai do të lërë përgjithmonë strukturat e kësaj partie, pasi nuk do të mund ta pranonte Kadri Veselin si shef.

 

“Ndoshta do të tërhiqem nga strukturat udhëheqëse të partisë dhe Këshillit Drejtues në momentin kur nuk e udhëheq partinë Hashim Thaçi, unë tjetër shef nuk e pranoj, atëherë do të tërhiqem nga kryesia dhe Këshilli drejtues. Kadri Veselin ndoshta e pranon elektorati por unë si shef nuk e pranoj dhe shkoj në shtëpi”, thoshte Rexhepi.

Të gatshëm për zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Isa Mustafa për herë të parë e ka përmendur mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin nuk kalon në Kuvend. Edhe shefi i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, thotë se koalicioni mund të rrëzohet nëse nuk ka vendimmarrje. Ndërsa partitë opozitare e mirëpresin gatishmërinë e shefit të Qeverisë për zgjedhje, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka përmendur për herë të parë mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk kalon në Kuvend.

I pari i Qeverisë kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme vazhdimisht i është përgjigjur negativisht deri më tani, duke ia përmendur afatin e rregullt zgjedhor – në qershor 2018.

Por dështimi i njëpasnjëshëm i kalimit të Demarkacionit në Kuvend, si rezultat edhe i izolimi të vendit nga Bashkimi Evropian, si duket ia ka ndërruar mendjen shefit të Qeverisë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve.

Gjatë një interviste për radion “Evropa e lirë” (REL) kryeministri Mustafa ka pranuar se nëse Kuvendi nuk e ratifikon Demarkacionin, zgjedhjet janë opsion.

“Do të shkojmë në Kuvend. Kuvendi duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë.

Mendoj që është përgjegjësi shumë e madhe, sepse natyrisht që një Kuvend i cili nuk e konsideron çështjen e nxjerrjes së qytetarëve të vet nga izolimi dhe i mban në izolim për kauza politike ose për interesa personale, mandej shtrohet pyetja se a ka të drejtë morale edhe më tutje të ekzistojë apo ta rivlerësojë vetveten?”, ka thënë Mustafa.

Veseli flet ‘jerm’, thotë se politikanët nuk po i dëgjojnë qytetarët

Veseli i mbledh ekspertët e ekonomisë, flasin për krijimin e vendeve të reja të punës

Periskopi.com Lajme

 

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në turin e ri me me ekspertë të ekonomisë iu tha atyre që të japin ide për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, e që siç tha ata shqetësim kryesor kanë punësimin.

“Politika nuk po e bënë punën e vetë. Më shumë po e dëgjon vetën se sa hallet e qytetarëve. Prandaj unë kam zgjedhur qe të veprojë. Politikanët nuk i dinë zgjidhjet për të gjitha problemet tona. Ata duhet t’i dëgjojnë ekspertët që punojnë në këto fusha”, tha Veseli para ekspertëve.

Ekspertët ndërkaq po japin ide se si të veprohet në shumë fusha për të krijuar vende të reja të punës./rtv21/

Kadri Veseli s’e synon tash kryeministrinë!

Pamvarësisht se ka me u nominue nga partia e tij, zor se Kadri Veseli ka me pranue, njiherë, me e u ulë në karrigen e kryeministrit. Kosova ka me u përballë me nji situatë të ndjeshme me shpalljen e aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe nisjen e procesit gjyqësor. Si kryeministër, ai kish me u gjend mes dy zjarmeve. Në njanën anë, të presionit nga bashkëluftëtarët e akuzuem, e në përgjithësi, të mbështetësve të tyne dhe, në anën tjetër, të atij të viktimave.

Petrit MUSOLLI Opinione

Siç mundet me u parashikue, rastet që kanë me krijue ndjeshmëni ma të naltë te ne, kanë me qenë ato të shqiptarëve të vramë gjatë e pas luftës, sidomos, nisun nga dyshimi, se qenë viktima, kryesisht, vetëm për shkak të bindjeve të tyne politike dhe i kanë takue Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shpalimi i rrëfimeve gjatë procesit gjyqësor, ka me nxitë tensione te të dyja palët, te të dëmtuemit si dhe te të akuzuemit e mbrojtësit e tyne. Veseli, në këtë mes, gjendet i atakuem nga të dyja anët!

Simbas nji kalkulimi të thjeshtë politik, Veselit, kish me i konvenue ndërtimi (vazhdimi) i nji Qeverie që përfaqëson të dyja palët dhe menaxhon tensionin në të dy anët. Domethanë, nji Qeveri me të njajtin format sikur të sotshmit. Por, me nji rikonfirmim të fitores së partisë së tij me të në krye dhe, mundësisht, me nji lider tjetër të Lidhjes Demokratike, me të cilin mundet me pasë raporte ma të afërta e kuptueshmëni ma të madhe.

Megjithë reagimin e kundërshtarëve në ‘panatyrshmëninë’ e koalicionit e cilësimin e tij si nji bashkëqeverisje mes ‘xhelatit e viktimës’, megjithatë, efekti i tij, ka me qenë ma i vogël krahasue me lanien e LDK’së pa pushtet. Ky format qeverisës, ndoshta, i përshtatet edhe mendimit të partnerëve ndërkombëtar, në veçanti atij amerikan, për kapërcimin, ma lehtë e ma qetë, të kësaj situate.

Në ndërkohë, ndonji lëvizje me randësi të madhe në proceset integruese të Kosovës nuk pritet me ndodhë (përpos, ndoshta, liberalizimit të vizave), të paktën jo mbrenda këtij tri vjeçari. Gjatë kësaj periudhe kohore, Serbia, mundet me përparue në përafrimin e saj me Bashkimin Europian, të përmbushjes së kritereve për anëtarësim, që nënkupton edhe konfirmimin e normalizimit të marrëdhanieve me Kosovën dhe pajtimin për nji paqe të qëndrueshme. Edhe nëse Serbia zgjedhë tjetër rrugë, Europa e Perëndimi s’kanë me e pritë ma. Cilado të jetë, dikund kah 2020’ta, Kosovës kanë me ju hapë rrugët në proceset integruese dhe të anëtarësimeve në organizata e organizma ndërkombëtar.

Veseli, qysh tash, asht përgatitun për atë kohë, kur pret me ju prie këtyne proceseve në Kosovë. Ai ka hy në politikë me udhëheqë gjatë dhe i peshon mirë situatat politike. Zgjedhjet e kërkueme prej tij, që simbas tana gjasave kanë me u pajtue me u shpall në shtator e zhvillue në tetor, së bashku me ato lokalet, kanë synim ruejtjen e elektoratit para aktakuzave të Gjykatës Speciale dhe konsolidimin rolit të tij në parti e koalicionin e ardhshëm, e jo nisun nga ambicia për postin e kryeministrit, në këto rrethana politike.

Nji LDK e reformueme, me nji tjetër kurs e tjetër mentalitet politik, pa asnji dyshim kish me e zgjue elektoratin e saj të fjetun e inkurajue rininë me votue, besue e përkushtue në ndryshime! Dhe, Po, Amerika njeh e respekton gjendjen faktike në terren! Por, vetëm kur ajo krijohet mbrenda kufijve të lejueshmës!

Opinion i shkruar për GazetaBlic

PDK e gatshme për zgjedhje dhe kërcënon institucionet e vendit të cilat i udhëheqë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot punimet e Konventës së VIII, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe për platformën e kësaj partie.

Periskopi.com Lajme

 

U lëshua një deklaratë pas kësaj konvente, e cila ishte e mbyllur  për media, përveç fjalimit të kreut të kësaj partie Kadri Veselit, që edhe u transmetua direkt në dy kanale të televizionit publik. Për këtë askush nuk tregoi nëse ishte hapësirë me pagesë apo siç di Veseli , u bë më ndërhyrje në këtë televizion, raporton Periskopi

Në këtë deklaratë me shumë pika, PDK shprehet e gatshme për zgjedhje të parakohshme, përkrahë Hashim Thaçin për transferimin e FSK-së dhe vlerëson se për këtë kanë përkrahjen e  Amerikës.

Jo vetëm kaq, në pikat e tyre ka edhe obligime që u japin institucioneve të vendit. Duket sikur kanë harruar se vet janë udhëheqës të tyre.

E ka pjesë mjaftë të çuditshme në këtë deklaratë. Në shumë pika duket sikur PDK është në opozitë. Kërkojnë nga partnerët ndërkombëtarë të hiqet fletëarrestet e lëshuara nga Serbia, serbëve u thonë se është e dëmshme të mos jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, ndërsa për krimin dhe korrupsionin, PDK kërkon që të bëhet luftë e pa kompromis, raporton Periskopi

 

Deklarata e plotë:

  1. PDK i jep mbështetje dhe besim të plotë Kryetarit të saj, Kadri Veselit, dhe strukturave drejtuese të partisë, në avancimin e proceseve që fuqizojnë shtetin dhe forcojnë besimin  në institucionet e vendit.
  2. PDK e vlerëson të rëndësishëm komunikimin e lidershipit të PDK-së me qytetarët e vendit, dëgjimin e shqetësimeve, preokupimeve dhe propozimeve të tyre te vlefshme, të cilat do të inkorporohen në platformën dhe vizionin e PDK-së për të ardhmen e vendit.
  3. PDK mirëpret ardhjen e kuadrove dhe profesionistëve të dëshmuar dhe mbetet e hapur për të gjithë ata që duan t’i bashkohen vizionit të PDK-së dhe sjellin një konkurrencë cilësore dhe  vlerë të shtuar demokratike.
  4. PDK mbështet vizionin e lidershipit për përfaqësim dinjitoz  dhe të barabartë të femrës në strukturat vendimmarrëse të partisë, por edhe në institucionet e vendit.
  5. PDK është e përgatitur për zgjedhjet lokale dhe në bashkëpunim e koordinim të plotë me degët do të nominojë kandidatët më të mirë dhe më profesionalë, të cilët do të dalin fitues në shumicën e komunave të Kosovës.
  6. PDK është e gatshme për zgjedhjet parlamentare, qoftë në afatin e rregullt, por edhe më herët, nëse për këtë ka dakordim nga i gjithë spektri politik.
  7. PDK i jep mbështetje Qeverisë dhe institucioneve tjera të vendit në përmbushjen e  detyrimeve kushtetuese.
  8. PDK i jep mbështetjen e plotë Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, në angazhimin e tij për fuqizimin të rolit dhe misionit të ri të FSK-së, edhe përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në, dhe e sheh këtë si një hap  të domosdoshëm, i cili i hap rrugë ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme të sigurisë, sipas standardeve të NATO-s dhe e shpejton rrugën e integrimit të Kosovës në NATO-s.

PDK e vlerëson se formimi i ushtrisë se Republikës se Kosovës është një hap i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, i  cili është bërë  me mbështetjen dhe miratimin e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-ve.

  1. PDK i inkurajon përfaqësuesit e serbëve në Kosovë që të bëhen pjesë konstruktive të këtij procesi dhe të gjitha proceseve me rëndësi për vendin dhe jetën e qytetarëve. Instrumentalizimi i tyre nga Beogradi dhe bojkotimi i institucioneve, mbi të gjitha, është në dëm të interesave të qytetarëve serbë të Kosovës.
  2. PDK shpreh përkushtimin e saj për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
  3. PDK kërkon nga institucionet që t’i kryejnë obligimet e tyre në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe sa më shpejt t’u mundësohet qytetarëve lëvizja e lirë.
  4. PDK shpreh vullnetin e saj që për çështjen e demarkacionit dhe çështje tjera të interesit nacional të punohet bashkërisht që të arrihet një konsensus institucional dhe të kontribuohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje e cila është më shumë se e një partie politike. Ne duhet të tregojmë që jemi të gatshëm të marrim vendime të drejta, demokratike, që mbrojnë interesin nacional, respektojnë fqinjësinë e mirë dhe ruajnë partneritetin ndërkombëtar.
  5. PDK mbështet dialogun si vlerë dhe alternativë e vetme për zgjidhjen e problemeve, por kërkon nga bashkësia ndërkombëtare si ndërmjetësuese e këtij dialogu që të bëjë presionin e duhur ndaj palës serbe që të respektojë marrëveshjet e arritura deri më tash dhe të ndërpresë provokimet e vazhdueshme që e minojnë këtë proces. Provokimet si ai me murin, trenin dhe provokime tjera janë të pajustifikueshme dhe nuk i shërbejnë ndërtimit të raporteve të mira fqinjësore.
  6. PDK kërkon nga partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë BE dhe SHBA, që të bëjnë presion mbi Serbinë për tërheqjen e fletarresteve që kanë motive politike dhe nuk kanë bazë juridike në raport me qytetarët e vendit tonë.
  7. PDK shpreh vendosmërinë dhe angazhohet fuqishëm për sundim të ligjit të luftës të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative në shoqëri.
  8. PDK mbështet institucionet e rendit dhe sigurisë në luftën e vazhduar kundër terrorizmit dhe çdo akti dhe veprimtarie që cenon lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të vendit.
  9. PDK ka qenë dhe mbetet një parti e qendrës së djathtë, puna e së cilës ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e vlerave demokratike dhe kushtetuese në Republikën e Kosovës, për të ndërtuar një vend sa më stabil dhe prosperues për brezat e ardhshëm.
  10. PDK angazhohet fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit në bazë të parimeve dhe vlerave kushtetuese të tregut dhe konkurrencës së lirë.
  11. PDK angazhohet dhe është e vendosur në respektimin, mbrojtjen dhe afirmimin e lirive dhe të drejtave të njeriut pa dallim, si dhe respektimin, mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të komuniteteve pakicë, në pajtim me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare.
  12. PDK është e vendosur dhe synon të ndërtojë një pluralizëm politik të bazuar në frymën e tolerancës politike dhe bashkëpunimit të gjithmbarshëm të partive politike në të mirë të Republikës së Kosovës.
  13. PDK punon fuqishëm për të mbrojtur vlerat kushtetuese të lirisë, paqes, barazisë, diversiteti etnik dhe shtetit laik e sekular, me qëllim të krijimit të një shteti të sigurt për të gjithë qytetarët.
  14. PDK siguron të gjithë qytetarët e Republikës se edhe më tutje do të vazhdojë dhe do të intensifikojë aktivitetin e saj politik, me qëllim të jetësimit të vlerave të lartpërmendura, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe krijimit të një ambienti social të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pa dallim.
  15. PDK falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin dhe mbështetjen e dhënë në vazhdimësi për të qeverisur vendin.
  16. PDK zotohet se do te angazhohet për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë, për sigurinë e tyre, për kohezion nacional dhe qytetar, për partneritet ndërkombëtar në ndërtimin e Republikës së Kosovës vend të dashur për qytetarët tanë dhe të respektueshëm nga bota demokratike.
  17. PDK angazhohet që Diaspora të ketë së paku tre deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
  18. PDK fton gjithë anëtarësinë e saj dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës për angazhim të përbashkët dhe për fuqizim të PDK-se dhe Republikës së Kosovës.

 

Veseli tregon çfarë do të bëjnë më Ushtrinë dhe si do ruajnë miqësinë me ShBA’n

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në Konventën e 8-të Zgjedhore të PDK-së, se ushtria e Kosovës do të bëhet dhe askush mos t’i fërkojë duart që shteti i Kosovës nuk do të shkojë deri në fund, por gjithashtu askush mos të mendojë që do të prishet miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-s Kadri Veseli në konventën e tetë të PDK-s tha se Kosova është dhe do të mbetet shtet i shpresës për të gjithë.

Veseli shtoi se shteti i Kosovës do të jetojë gjithmonë në hartën gjeopolitike. Derisa theksoi se nuk do ta ndal asgjë rrugën e Kosovës drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

Ai tha se do ta bëjnë ushtrinë e Kosovës dhe askush të mos i fërkojë duart se shteti i Kosovës nuk do të shkojë deri në fund dhe miqësia me SHBA-n do të lëkundet.

Veseli para 792 delegatëve, ka theksuar se në ditët e ardhshme ky subjekt do të marrë përgjegjësinë që politikën ta kthejë te qytetari e jo qytetarin kah politika.

“Nuk duhet të presim që punët tona t’i kryejnë të tjerët. Në vitet e fundit është harxhuar kohë dhe energji duke u merr me tensionet e brendshme, duke lënë anash nevojat kryesore të qytetarëve. Kam filluar takimi me qytetar dhe ajo që kam parë është se deklaratat politike nuk reflektojnë në problemet e përditshme që kanë qytetarët tonë”, tha ai.

Dikur e quante të padijshëm Kadri Veselin, tash punon këshilltar i tij

Periskopi.com Video

Dikur e quante të padijshëm Kadri Veselin, tash punon këshilltar i tij (Foto)

Ai është këshilltar në Kuvendin e Kosovës, më saktësisht i kryetarit të këtij institucioni, Kadri Veselit.

Periskopi.com Lajme

Avni Bytyçi ka pagë mbi 11 mijë euro në vit që merr nga buxheti i vendit, por jo njëlloj mendonte për Veselin sa ishte pjesë e shoqërisë civile.

Dikur ishte drejtor i Organizatës INPO, e krejt çka ka bërë në të kaluarën tashmë duket se është penduar, raporton Periskopi

Bytyçi në vitin 2013 kishte shprehur mllefin e tij ndaj Veselit.

Kjo, në një rast kur Hajredin Kuqi atë kohë kishte thënë se Veseli do të jetë kandidat për kryeministër.

“Kum pas mendu se pas Hashim Thacit eshte problem me ardh nje kryeminister ma i padishem po ja qe vjen lajmi i hidhur….Per Kosoven “Evropiane’ me Kadri Veselin hyhy”, kishte shkruar Bytyqi në atë kohë.

Tani, punon dhe e ‘këshillon’ pikërisht Veselin.

E pikërisht për të, një kohë ishte raportuar se është një nga këshilltar më të ‘shtrenjtë’. Ai merr shumë mëditje dhe udhëtime që kushtojnë./ Periskopi

Kadri Veselit ia përmendën ofendimin ndaj Albulena Haxhiut, ja reagimi i tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk është ndarë aspak mirë sot gjatë kohës sa kishte shkuar për të diskutuar me gratë në organizimin qe po mbahet në kuadër të “Javës së Gruas”.

Periskopi.com Lajme

Ai është pyetur për ofendimin që i kishte bërë deputetes së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiut, shkruan Infokusi.com.

“Ju keni ardhur në Javën e Gruas, por a e dini çfarë ofendimi i keni bërë një grua e cila është deputete e Kuvendit të Kosovës. Si e ndini vetën qe e keni ofenduar deputeten e Kosovës”, ka qenë pyetja e njërës nga gratë pjesëmarrëse në këtë organizim.

Portali Infokusi ka siguruar edhe videon e këtyre momenteve, por për shkak të korrektësisë me lexuesin që e ka dërguar nuk po e publikojmë.

Edhe në këtë rast, Kadri Veseli  nuk i është përgjigjur pyetjes konkrete por ka filluar të flas për vështirësitë dhe situata e pakëndshme që ka pasur prej kur është bërë kryeparlamentar. E pastaj ka folur për situatat e vështira gjatë kohës së protestave me gaz lotsjellës të opozitës.

Madje edhe pse ai vetë ishte protagonist i pakujdesisë dhe ofendimit edhe në këtë rast ka bërë thirrje që të jemi të kujdesshëm dhe shumë të matur për të mos ofenduar njëri tjetrin.

Pos kësaj, ka pasur edhe disa përplasje të tjera dhe kritika të ashpra për pakujdesin e institucioneve ndaj grave.

Si duke ky edhe ka qenë shkaku që Kadri Veseli për dallim nga të gjitha takimet tjera ku publikon foto dhe video në profilin e tij në FB, nga ky takim në “Javën e Gruas” nuk ka postuar as foto as video.

Veseli deputetëve: Punoni më shpejt

Në funksion të intensifikimit të dinamikës së shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve, si dhe të fuqizimit të punës së Kuvendit në tërësi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare.

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se aktualisht në procedurë parlamentare janë 31 projektligje, prej tyre, pesë projektligje presin për shqyrtim të dytë në seancë plenare, 18 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare dhe tetë projektligje presin për shqyrtim të parë. Për 12 projektligje, ndërkaq, kryetari bëri të ditur se ka tejkalim të afatit të paraparë me Rregulloren e Kuvendit, prej tyre një është nga viti 2015.

Në vazhdim, kryeparlamentari Veseli paraqiti për secilin komision veç e veç projektligjet që janë në shqyrtim. Kështu, Komisioni për Legjislacion, aktualisht ka në procedurë të shqyrtimit shtatë projektligje, në Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, një projektligj, në Komisionin për Punë të Jashtme, dy projektligje, në Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, tri projektligje, në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, dy projektligje, në Komisionin për Zhvillim  Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, katër projektligje, në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, tri projektligje, në Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, katër projektligje, në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e  Forcës së Sigurisë së  Kosovës, dy projektligje, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, një projektligj, si dhe në Komisionin për drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në procedurë të shqyrtimit gjenden dy projektligje.

Në bazë të pasqyrës së prezantuar për gjendjen e projektligjeve në procedurën e shqyrtimit në komisionet parlamentare, kryetari Veseli tha se mund të konstatohet se disa komisione janë duke e kryer punën mirë, ndërsa nga disa të tjera, projektligjet nuk janë duke u proceduar brenda afatit të paraparë më Rregulloren e Kuvendit.

Rrjedhimisht, kreu i Kuvendit kërkoi angazhim më të madh të komisioneve, përkatësisht drejtuesve të tyre, për përshpejtimin e shqyrtimit dhe të procedimit të projektligjeve, për miratim në Kuvend.

Kryetarët e komisioneve, nga ana e tyre, prezantuan punën dhe angazhimet e komisioneve që ata drejtojnë, si dhe për projektligjet që ato kanë në procedurë të shqyrtimit.

Në këtë takim, u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e punës në Kuvend dhe rritjen e efikasitetit të punës së tij në segmente të ndryshme.

 

Veseli: Asociacioni do të themelohet në pajtim me Kushtetutën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të premten sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së për vendin tonë, sidomos në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Periskopi.com Lajme

Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka konsideruar të nevojshme vazhdimin e bashkëpunimit me këtë mision, në funksion të forcimit të mëtejmë të demokracisë dhe ofrimit të asistencës në shumë sfera.

Veseli e ka njohur Zannier edhe me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me theks të veçantë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke e konsideruar të rëndësishme ratifikimin e marrëveshjes.

Lidhur me Asociacionin i komunave me shumicë serbe, Veseli tha se ai do të themelohet në pajtim me Kushtetutën dhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana e tij, Zannier konfirmoi përkushtimin e misionit të OSBE-së për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen.

Edhe Veseli nuk përfill NATO-n e SHBA-në, thotë se ushtria bëhet për pak ditë

Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda pak ditësh me vendim unanim në Kuvend. Kjo është deklarata e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Periskopi.com Lajme

“Natyrisht që partnerët tanë kanë dëshirë dhe më e mira do të ishte konsensusi. Por, nëse ne do të kemi konsensus, do ta ndryshojmë Kushtetutën. Transformimi i FSK-së do të ndodhë në bazë të ligjit, sepse ka ndodhur edhe një keqkuptim. Përmes ligjit do të marrë kompetencat e veta ushtarake që i ka”, ka sqaruar  Veseli.

Në lidhje me rezolutën e miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës, ai tha se pezullimi i kërkuar nuk është kundër dialogut si proces, por kundër ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. /tch/

Veseli i del krah Thaçit: Ushtria bëhet brenda pak ditësh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka siguruar qytetarët e Kosovës se ushtria e Kosovës do të bëhet brenda pak ditësh me vendim unanim në Kuvend.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se partnerët strategjik të Kosovës në krye me shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ndihmën për Kosovën dhe ushtrinë e saj e cila sipas Veseli do të jetë partnerja më e fuqishme në rajon për NATO-n.

“Natyrisht se partnerët tanë kanë dëshirë se më e mira do të ishte konsensusi. Por nëse ne do të kemi konsensus do ta ndryshojmë Kushtetutën. Transformimi i FSK-së do të ndodhë në bazë të ligjit, sepse ka ndodhur edhe një keqkuptim. Përmes ligjit do të merr kompetencat e veta që i ka ushtarake dhe do të jetë forcë ushtarake ashtu siq e meritojmë si shtet i pavarur dghe sovran dhe do të jetë partnerja më profesionale jam shumë i sigurt, në regjion, për vendet e NATO-s. Dhe mos u bënë fare merak se nuk do të ftohet asnjë partneritet dhe të jeni të sigurt në këtë që po e them se shumë shpejt në Kuvend do të vjen nga Qeveria ligji dhe do ta votojmë unanimisht transformimin në forcë ushtarake të Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë turit të tij të dëgjimit me studentë të profileve të ndryshme të agjensioneve shtetërore që studiojnë në Fakultetin e Sigurisë në Vushtrri.

Në këtë takim ku Veseli ka folur për të ardhmen e institucioneve të sigurisë dhe sundimit të ligjit si dhe reformat e nevojshme në këta sektorë, ai ka komentuar edhe rezolutën e fundit që ka nxjerr Kuvendi i Kosovës të enjten për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj e cila lidhet edhe me suspendimin e dialogut me Serbinë.

“E kemi bërë një suspendim i cili nuk është kundër dialogut si proces. Përkundrazi, do të vazhdojmë dialogun me Serbinë për arsye se nuk duam luftë. Duam njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia përmes këtij procesi të dialogut dhe forcimin e sovranitetit tonë. Por nuk do të lejojmë që për shtetin tonë dhe qytetarët tanë, një shtet që nuk ka kurrfarë legjitimiteti që të përzihet në punët tona”, ka thënë Veseli./ Periskopi

 

 

 

Kush po i realizon videot e Kadri Veselit dhe sa kushtojnë ato?

Realizimi i një i videospoti nga produksionet vendore në Kosovë kushton minimum 3 mijë euro. Kryetari i PDK’së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së fundi, po i drejtohet opinionit përmes videove të tilla. Periskopi ka disa ditë që ka bërë përpjekje të mësoj së kush qëndron pas realizimit të tyre, financiarisht dhe teknikisht.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK’së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar një mënyrë të re komunikimi. Përmes videove të shkurtëra propagandistike.

Me fushatën e re dhe ridizjanimit të figurës së tij, Veseli ka për cak grupe të ndryshme të shoqërisë.

Por, askush nuk e di nga kjo ide, sa kushton, si po paguhen, kush po i realizon teknikisht, apo çfarë përfitime i sjellin Kuvendit të Kosovës.

Periskopi.com ka disa ditë që po komunikon me kabinetin e kryetarit të Kuvendit, por përgjigjet vijnë gjithmonë të përgjithësuara.

Kabineti i Veselit nuk e pranon që po shpenzojnë për realizimin e videove, dhe po ashtu nuk e mbajnë të fshehtë se kush po i realizon ato.

“Videot e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janë të realizuara nga stafi i tij i brendshëm.Në kuadër të kabinetit të Kryetarit Veseli, ka staf me përvojë në fushën e komunikimit masiv, i cili realizon profesionalisht videot, por edhe fotot.Në rrethanat e tashme të zhvillimit teknologjik, ka evoluuar edhe mënyra e komunikimit masiv dhe Kryeparlamentari Veseli po e ndjek trendin e ri në këtë fushë”, njoftojnë kabineti.

Por, të pyetur se cilët janë kameramanët, cilët janë montuesit, a skenaristi, ndriquesi, tekniku i zërit, etj., sërish kanëkthyer përgjigje të përgjithësuara.

Në fakt, në përgjigjien e fundit ata thonë se Kuvendi videot i merrëpërmes një mediumi me të cilin ka kontratë Kuvendi i Kosovës. Por, jo edhe për shërbime personale dhe partiake të Kryetarit Veseli.

Në përgjigjienuk flitet për xhirimet që bëhen për videot e veqanta që po i realizojnë për Kadri Veselin.

“Aktualisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës, përveç seancave plenare, nuk ka shërbim vetanak për xhirime audio-vizuele të mbledhjeve, takimeve dhe aktiviteteve të tjera që zhvillojnë organet dhe trupat e tij. Për pasojë, në raste kur Kuvendit i nevojiten pamje nga aktivitete të organeve të veta, është i detyruar të kërkojë, në mirëkuptim, materiale filmike nga mediume të ndryshme. Po ashtu, nuk ka mundësi që të njëjtat t’i vejë në shërbim të publikut”, njofton kabineti.

Pra, Kuvendi, dhe jo Kryetari i Kuvendi, kanë kontrate me një medium, që nuk duket të jetë i përfshirë në vidoet që po realizohen së fundmi.

“Më 10 janar 2017, Kuvendi ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Ekonomia Online” SH.P.K., për shërbime audio-vizuele, për një periudhë 6-mujore, në vlerë të përgjithshme 8970 euro (për më tepër, shih të dhënat në ueb-faqen e KRRPP-së)”, bëjnë të ditur ta.

Periskopi ka kontaktuar disa kompani që merren me realizmin e videove të ngjashme. Duke dashur të mbesin anonimë, ata bëjnë të ditur se minimum 3 mijë euro është kostoja për realizimin e një video spoti më kualitativ, e që kërkon më shumë angazhim.

Shembull është video mesazhi i fundit i Veselit, përmes të cilës ai uron 8 Marsin.  Xhirimet janë bërë në teren dhe kërkojnë më shumë mjete pune dhe angazhimin e një ekipi më të madh realizues.

Ndryshe, nuk duhet harruar, menaxhere e kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është Drita Avdiu.

Ajo është motra e vëllezërve Avdiu, pronarë të një video-produksioni të njohur në Kosovë.

Prej që ka filluar  publikimi i këtyre videove, të gjithë kanë reaguar duke kërkuar sqarim. Ndër ta është edhe drejtoresha e Grupit Koha, Flaka Surroi.

Ajo pyet se kush duhet dhënë detaje për këto video. Duke i quajtur spote parazgjedhore ajo kërkon të dijë se sa po i kushtojnë buxhetit këto video.

“A ka ndonjë administratë në Kuvend që na tregon se me çfarë tenderi është përzgjedhur produksioni që i bën videoklipet e Kadri Veselit për t’na uruar çkamos?  Për më tepër, a ka kush na tregon sa po i kushtojnë buxhetit këto far spote parazgjedhore? Këndej Kosova punët pus, e këndej thuajse krejt në dyzen. E ne, hala po durojmë…”, ka shkruar ajo./ Periskopi

A e kopjoi Kadri Veseli video spotin nga Shuki? Ja çfarë thotë Shuki (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka postuar një video me disa nga gratë me profesione më të rralla në Kosovë duke uruar gjithë gratë për këtë festë.

Periskopi.com Lajme

Por një video tjetër e ngjashme ekziston së shumë kohë.

Me personazhin e njëjtë dhe me ide të ngjashme Shuki ka një video që një kohë të gjatë.

Shikojeni dhe bëjeni dallimin:

Veseli me fjalë të mëdha, thotë se pak ditë na ndajnë nga krijimi i Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, e cila u mbajt sot në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë Epopenë e UÇK-së.

Periskopi.com Lajme

Duke përshëndetur të pranishmit, në mënyrë të veçantë anëtarët e brezit të ri të Familjes Jashari, nipat e Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të cilët tha se i kanë dhënë hijeshi Sallës së Kuqe në Prishtinë, kryeparlamentari Veseli theksoi se ky vit shënon 19-vjetorin kur Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës i thanë botërisht jo pushtimit serb të Kosovës.

Vetëm pak kohë më pas, shtoi kryetari Veseli, e tërë rinia e Kosovës iu përgjigj masovikisht kësaj qëndrese dhe nën udhëheqjen e UÇK-së, arriti çlirimin definitiv të atdheut.

“Kjo është historia e një populli të vetmuar, të shtypur dhe të përbuzur shumë gjatë. Kjo është historia e popullit tonë që aspironte për lirinë e vet dhe për këtë liri ishte në gjendje të sakrifikonte gjithçka”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se UÇK-ja ka qenë lëvizja më sublime e historisë më të re të Kosovës.

Veseli tha se 19 vite pas luftës dhe sakrificës së familjes Jashari, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ai tha se kush nuk e beson këtë, nuk e beson as sakrificën e Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush e mohon këtë, shtoi kryetari i Kuvendit, ai nuk e do Kosovën.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryeparlamentari Veseli foli për sfidat që Kosova ka para vetes, por edhe për vizionin e saj dhe aspiratën euroatlantike.

Veseli paralajmëroi po ashtu, se Kosovën e ndajnë vetëm pak ditë nga krijimi i Ushtrisë së saj.

“Shumë shpejt, vetëm ditët na ndajnë, kur do të krijohet Ushtria e Kosovës, e cila do t’i shërbejë njëkohësisht sigurisë së vendit, paqes dhe stabilitetit rajonal e global”, theksoi kryeparlamentari Veseli./ Periskopi