Republika e parë

Feride Hyseni është lindur e rritur në Mitrovicë, por fort e lidhur është me Kaçanikun.

Periskopi.com Lajme

Dita e 7 Shtatorit 1990 i sjell asaj në mendje kujtime për udhëtimin e frikshëm drejt qytezës jugore, shkruan sot “Koha Ditore”. Por gjithçka do të përmbysej natën e po asaj dite kur Hyseni, delegate e Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, do të ngrinte dy gishtat e dorës së djathtë bashkë me 110 delegatë të tjerë për ta miratuar aktin më të lartë juridik, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Kosova u shpall njësi e pavarur dhe e barabartë në kuadër të Federatës Jugosllave, që po i dridheshin themelet. Jugosllavia nuk e njohu.

Por përpjekje e plane të shumta ishin bërë tinëz para se delegatët të mblidheshin në shtëpinë e kulturës që tani mban emrin e dëshmorit “Xheladin Kurtaj” më 7 Shtator.

Ngjarje të tjera i kishin prirë. Më 2 Korrik, atë ditë të nxehtë në oborrin e ish-Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 114 delegatë me Deklaratën Kushtetuese do të jetësonin kërkesat e akumuluara për pothuajse një shekull nën regjimet jugosllave

Bora bllokon rrugën Kaçanik – Hani i Elezit

Reshjet e dendura të borës të cilat po bien në vendin tonë kanë bërë që aksi rrugor nga Kaçaniku në drejtim të Hanit të Elezit të bllokohet për qarkullim, raporton “zeri.info”.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas majorit të policisë, Basri Shabani, rruga është e bllokuar nga disa kamion të cilët nuk po mund të lëvizin nga reshjet e borës.

“Mund të konfirmoj se rruga nga Kaçaniku në drejtim të Hanit te Elezit, e ashtu quajtura rruga në mes të dy tunele është e bllokuar momentalisht nga disa kamionë të cilët nuk kanë mundur të lëvizin. Kompania përgjegjëse është duke përpjekje me gjitha makineritë e saj që ta zhbllokoj rrugën. Shkaktarë kryesore është bora”, ka deklaruar majori Basri Shabani

Sipas Shabanit, aktualisht asnjë kamion nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit sdhe anasjelltas nuk po lejohet të qarkulloj.

Kaçanik: Aksident i rëndë në mes të trenit dhe betonierës

Në Runjevë të Kaçanikut ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një betonierë – mikser të betonit.

Periskopi.com Lajme

Aksidenti, sipas dëshmitarëve, ka ndodhur rreth orëve të para të mbrëmjes këtë të premte.

Një shikues/lexues i Klan Kosovës i ka dërguar disa foto në redaksi ku shihet vendndodhja e aksidentit.

Nuk është raportuar për persona të lënduar në këtë aksident.

Kaçanik

Asambleisti i Kaçanikut thotë se shteti po i trajton shqiptarët si pakicë etnike

“28.11.2016 * Dita e Shqiptarëve”, - shkruhet në kalendarin e MASHT të RK për vitin shkollor 2016/17

Periskopi.com Lajme

Për këtë mbishkrim ka reaguar asambleisti i Komunës së Kaçanikut, Basri Kodra.

Shkrimi i tij i plotë:

Për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, siç e quajmë ne që mbetëm jashtë, e Ditën e Pavarësisë, siç e quajnë ata që mbetën brenda!

Nuk e kuptova pse me fusnotë!? Kam filluar të kem frikë nga fusnotat.

Na e paskan rezervuar edhe neve një ditë, thash. Po na i njohin disa të drejta: njerëzore, kulturore, etnike; jo kombëtare.

Sikur duan të na pajtojnë: Ja merreni, thonë – edhe ju keni festën tuaj, siç kanë të gjitha komunitetet tjera, apo pakicat etnike, kuptohet me përjashtime gjithmonë. Në Kosovë të gjitha komunitetet janë ‘pakica etnike’, përveç serbëve të cilët janë pakicë kombëtare.

Dëshirojnë të tregohen formalisht ‘demokratikë’. Demokratikë dhe zemërgjerë, nëse mund të thuhet për ngrehat politike. Zemërgjerë dhe evropianë, desha të them, (pro)perëndimorë (jo lindorë).

Megjithatë, vetë 28 Nëntori, kjo Ditë e Madhe e kombit shqiptar, po ua prishë planet, si dhe ligjet, sundimtarëve gjithfarësh, edhe sot si dje./ Periskopi