Kabul

Në sulmin ndaj tempullit shiit 14 persona humbën jetën

Të paktën 14 persona janë vrarë, ndërsa 36 janë plagosur në sulmin ndaj tempullit shiit në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Periskopi.com Lajme

Sulmi ka ndodhur gjatë tubimit në tempullin shiit Karte Sakhi, një nga më të mëdhatë në qytet, gjatë Ditës së Ashurës kur shiitët shënojnë vdekjen e Hussein-it, nipit të profetit Muhammed, raporton AA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Sediq Sediqqi tha se në mesin e të vdekurve është edhe një polic.

Kabul

Përgjaket kryeqyteti afgan në prag të festës së Ashures

Kryeqyteti Kabul i Afganistanit është përgjakur në prag të festës së Ashures të festuar nga myslimanët shiitë, teksa një sulm ndaj një vendi të shenjtë ka lënë të paktën 14 persona të vdekur.

Periskopi.com Lajme

Turma e njerëzve ishin mbledhur në Karte Sakhi, vend i shenjtë në kryeqytetin afgan, për të kremtuar festën e Ashures, në përkujtim të martirizimit të Husseinit, nipit të Profetit Muhamed.

Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm si dhe të shtëna armësh.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, pasi njoftoi se incidenti kishte marrë fund, bëri të ditur edhe numrin e viktimave: 14 të vdekur dhe 26 të plagosur.

Njëri prej tyre ishte një oficer policie, shtoi më tej ai.  Vdekja e Husseinit, që përkujtohet në këtë ditë të shënuar për bektashinjtë, ka qenë një organizim që çoi në ndarjen e Islamit në dy sekte kryesore: atë sunit dhe atë shiit.

Qeveria afgane ka paralajmëruar më herët për sulme të mundshme gjatë ditës së nesërme, por një i tillë ndodhi në një moment të paparashikuar.

Nga sulmi i fundit i kryer në Afganistan, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, mbetën të vdekur 80 persona, por ndaj shiitëve kishte kohë që nuk ndodhnin të tilla ngjarje vdekjeprurëse, ndryshe nga ç’ndodh në Pakistanin fqinj.

Myslimanët shiitë përbëjnë rreth 15 për qind të popullsisë afgane, shumica e të cilëve janë pjesë e grupit etnik Hazara.