Sprintstart

KA Prizreni bojkoton Federatën e Atletikës?

Klubi i Atletikës “Prizreni” ka tërhiqur të gjithë anëtarët nga këshillat dhe komisionet e Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK).

Periskopi.com Sporti

Kështu së paku ka thënë për gazetaerë kryetari i klubit, Kemajl Rysha dhe se nuk përjashton mundësinë e bojkotimit të garave të organizuara prej FAK-ut.

Kryesia e Klubit të Atletikës “Prizreni”, duke qenë se është klubi i dytë më i suksesshëm në Kosovë në gara për seniorë dhe juniorë, si shenjë pakënaqësie për mospërfaqësimin me së paku një anëtar të klubit në Bordin e Federatës së Atletikës së Kosovës, ka vendosur që të tërhiqen të gjithë anëtarët nga këshillat dhe komisionet e FAK-ut.

Kryetari i KA Prizreni, Kemajl Rysha, për gazetaere.com ka thënë se deri në ndonjë vendim të ri, klubi do të merr pjesë në garat e organizuara nga FAK, por nuk e përjashtojnë mundësinë e bojkotimit edhe të garave.