viola

Formacionet zyrtare, Fiorentina – Juventus

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Periskopi.com Sporti

Fiorentina është nikoqirë i Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Vendasit dëshirojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre dhe të fitojnë në shtëpi, pasi nuk kanë fituar në tri ndeshjet e fundit në kampionatin.

Ndërsa, edhe në anën tjetër, Juventus, dëshiron të bëj fitoren e pestë radhazi në Serie A dhe të ngrit diferencën e pikëve ndaj përcjellësit të parë, Romës. /Telegrafi

juventus

Juventus kërkon yllin e rivalit më të urryer

Përfaqësuesit e Ever Banegas ia kanë ofruar argjentinasin Juventusit, mirëpo duket se nuk do të ndodhë largimi i tij nga Interi.

Periskopi.com Sporti

Nerazzurrët e transferuan mesfushorin nga Sevilla, mirëpo ai ka dështuar të shfaqë formën e tij me fanellën zikaltër.

Kjo ka bërë që klube të ndryshme të interesohen për shërbimet e tij, sidomos pasanikët kinezë.

Ndërsa tani, calciomercato.com raporton se përfaqësuesit e lojtarit ia kanë ofruar 28-vjeçarin Juventusit.

Mirëpo, përgjigja e Bianconerëve nuk ishte inkurajuese, pasi ata tashmë e kanë transferuar Tomas Rinconin dhe drejtori gjeneral, Giuseppe Marotta, ka thënë se tash fokusi është te afati veror.

juventus-week-9

Evra po rikthehet në Premier League

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka shtuar zërat për një rikthim të mundshëm te Patrice Evra në OldTrafford.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi francez ishte larguar nga ‘djajët e kuq’ në qershor të 2014 në drejtim të Torinos, përkatësisht në Juventus.

35-vjeçari në këtë sezon ka humbur vendin në formacionin bazë të Alegrit, pasi trajneri italian në këtë sezon është duke i besuar Alex Sandros si alo i majtë.

evra
Patrice Evra, Manchester United

 

Ferdinand ka shkruar në rrjetet e tij sociale se ish bashkëlojtari i tij mund të rikthehet në OldTrafford, duke parë edhe problemet e Mourinhos me mbrojtësit e krahut të majtë.

“Patrice Evra, po dëgjoj nëpër media sociale se po kthehesh këtu? Fol me mua”, ka shkruar Ferdinand. /Periskopi/

rinkoo-e1483469289551-780x439

Rincon flet pas transferimit të tij në Juventus

Tomas Rincon ka folur për herë të parë si lojtarë i Juventus.

Periskopi.com Sporti

Rincon u transferua si huazim nga Genoa tek Juventus për pjesën e dytë të sezonit.

Ai është shprehur se po e jeton ëndrrën dhe se është krenar që do ta veshë fanelën e ‘zonjës së vjetër’.

ricooo
Rincon në stërvitje si lojtarë i ‘Zonjës së vjetër’

 

“Këto ditë po jetojë një ëndërr. Falënderoj shoqërinë që më besuan. Këtu po adoptohem shpejt me të tjerët pasi ka edhe shumë ameriko-latinë”.

rincon juventus
Tomas Rincon, Juventus

 

“Njoh Sturaron dhe Mandragora që do të më ndihmojnë shumë. Pastaj është edhe Buffon, për mua portieri numër një në botë”.

“Nuk kisha asnjë dyshim për ta pranuar ofertën. Këtu do të jap gjithçka për të fituar. Zgjodha numrin 28 për shkak të moshës time dhe ditës që mbërrita në Torino”

“Jam gati për ndeshjen me Bolognan. Jam përshëndetur me Allegrin, kemi punuar, por nuk kemi biseduar ende për rolin tim në ekip”.

“Në Venezuelë e kanë pritur të gjithë mirë lëvizjen time tek Juventus. Jam krenar për këtë”, ka thënë  Rincon.

juven stervitje
Rincon do të ketë konkurrencë nga Marchisio

 

Rincon do ta ketë të vështirë të bëjë vend në formacionin e Allegrit, pasi që do të ketë konkurrencë nga Marchisio, Pjanic, Khedira e Sturaro. /Periskopi/

axel-witsel

Zyrtare: Witsel transferohet në Kinë

Axel Witsel ka kompletuar transferimin te klubi kinezë Tianjin Quanjian, pasi refuzoi mundësinë e kalimit te Juventusi.

Periskopi.com Sporti

27-vjeçari verën e kaluar ishte pran transferimit te kampioni italian, por lëvizja e tij u bllokua në orët e fundit të afatit kalimtar dhe raportohej se do të kalonte në Itali gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por interesimi nga Kina, që përfshinë pagën javore prej 300 mijë eurove, bindi belgun që t’i bashkohet Oscarit dhe Tevezit në ligën kineze.

morata1

Morata rikthehet në Juventus?

Sulmuesi spanjoll i Real Madrid, Alvaro Morata është duke u lidhur me një rikthim të mundshëm.

Periskopi.com Sporti

Morata nuk po ka hapsirë në formacionin e Zinedine Zidane, shaku i formës së francezit Karim Benzema.

“Nuk besoj që është lajm i vërtet. E shoh të lumtur këtu, sepse është në shtëpinë e tij. Ai po punon shumë dhe është pjesë e projektit tonë”, ka thënë Zidane.

24-vjeçari në këtë sezon është paraqitur 12 herë ku ka shënuar 4 gola. /Periskopi/

gagliardini-557496

Inter ‘shuplak’ Juventusit, mposht në garën për shërbimet e yllit italian

Inter ka fituar garën për shërbimet e mesfushorit italian të Atalantas, Roberto Gagilardini.

Periskopi.com Sporti

Neroazzurët kanë arritur ta bindin mesfushorin si dhe Atalantan, sipas Gazetta dello Sport, zyrtarizimi pritet të bëhet brenda dy ditësh.

Kështu Inter ka mposhtur rivalët e përbetuar ‘zonjën e vjetër’ pasi ata ishin të parët që e dëshironin talentin e ri në ngritje të futbollit italian.

gagliardini
Roberto Gagliardini

 

Inter për 22-vjeçarin do të paguajë rreth 30 milionë euro.

Gagliardini për skuadrën e Piero Gasperinit është paraqitur në tetë takime, tashmë është bërë pjesë edhe e kombëtares italiane. /Periskopi/

4090eb22f7f175908da6a3ef9c13a993_w900px_h500px_cp_sc

Zyrtare: Rincon transferohet në Juventus

Mesfushori venezuelian, Tomas Rincon do të jetë zyrtarisht lojtari më i ri i Juventusit.

Periskopi.com Sporti

Rincon është huazuar për gjsëm e sezonit që ka mbetur me opsion të blerjes në fund të vitit.

Rincon sot ka kaluar testet mjekësore. /Periskopi/

 

franca

Legjenda franceze rikthehet në Premier League

Mbrojtësi francez, Patrice Evra mund ta braktisë Juventusin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

Paraqitjet e mira të Alex Sandros kanë detyruar Allegrin që Evran ta lë zgjedhje të dytë si mbrojtës i krahut të majtë.

evra
Patrice Evra, Manchester United

Kësisoj francezi po mendon largimin nga ‘Zonja e Vjetër’, për të gjetur një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

E ardhmja e tij duket në Angli pasi ish-reprezentuesi francez ka një ofertë serioze.

Është West Ham United që i ka ofruar kontratë dy vjeçare Evras me dy milionë euro në stinor.

tomas-rincon-630x370

Rincon nesër zyrtarizohet si lojtarë i Juventus?

Tomas Rincon është po thuajse lojtarë i Juventusit.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Genoa është duke kaluar në kulmin e karrierës së tij dhe Juventus veq tashmë i ka siguruar shërbimet e Rincon.

rincooon
Tomas Rincon, Geona

 

Sipas gazetarit të Sky Sports dhe Guardian, Fabrizo Romani, se Rincon nesër do të kryejë testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtarë i ‘zonjës së vjetër’, transmeton Persikopi.com

Rincon ishte i kërkuar edhe nga Roma e Crystal Palace por si duke ai ka vendosur për kampionin italian. /Periskopi/

juventus

Juventus në negociata me yllin e klubit italian

Juventus është duke menduar të trasnferojë mbrojtësin e Genoa, Tomas Rincon.

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio të dy klubet janë të interesuara të bëjnë marrëveshje dhe si duket ‘zonja e vjetër’ do të ketë sukses në këtë tentativ për Rincon.

Rincon do të huazohet në Juventus, për një sezon me  të drejt të blejres së kartonit të tij prej 7 milionë euro. /Periskopi/

20161223112042256646

Rugani është e ardhmja e futbollit italian

Ish-mbrojtësi i Italisë, Ciro Ferrara beson se e ardhmja e përfaqësueses italiane është e sigurt me mbrojtësit Daniele Rugani dhe Alessio Romagnoli.

Periskopi.com Sporti

Ferrara ishte edhe trajner i Juventus në vitin 2008 por nuk ia arriti të ketë sukses me ‘zonjën e vjetër’.

“Rugani ka vendosur veten në një njësi me përvojë dhe ka bërë pak gabime”, ka thënë Ferrara në një intervistë për Sky Sports.

“Tani ka fituar besim dhe personalitet. Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për [Giampiero] Venturan. Me Ruganin e Romagnolin unë mendoj se e ardhmja e kombëtares është e sigurt”. /Periskopi/

reali3

Juventus në garë me Chelsea për yllin e Real Madridit

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez raportohet se është cak i Juventusit që ka mohuar mundësinë e transferimit të gjermanit Julian Draxler..

Periskopi.com Sporti

Kolumbiani javën e kaluar bëri të ditur se mund të largohet nga Real Madridi shkaku i paraqitjeve të pakta.

Pakënaqësitë e Jamesit te Reali mund t’i shfrytëzojë Juventusi që dëshiron të përforcohet edhe më shumë për garat evropiane.

james
James Rodriguez, Real Madrid

 

“Varet se si veprojmë në tregun e transferimeve”, ka thënë Giuseppe Marotta për La Gazzetta dello Sport kur u pyet për Jamesin.

“Duhet të respektojmë balancin që kemi, por Juventusi dëshiron të pozicionohet në mesin e klubeve më të mira në botë dhe gjithmonë do të jetë objektivi ynë ambicioz”, ka shtuar ai.

“Katër apo pesë vjet më parë, ne nuk ia lejonim vetes që të shpenzonim në lojtarë si Higuaini ose Pjaniq, por tani mund të shpenzojmë”.

SUSO

Suso: Do mposhtim Juventusin, fitoren ia dedikojmë Berlusconit

Mesfushori spanjoll, Suso,është deklaruar para ndeshjes me Juventusin në Superkupën e Italisë.

Periskopi.com Sporti

Ai ka folur për gazetën La Gazzeta dello Sport ku ka treguar se si ata mund të mposhtin skuadrën e Allegrit.

“Si mund të ndryshojë sezonin tonë? Edhe nëse humbasin, siç ka ndodhur me Romë, kemi arsye prapë të jemi të kënaqur dhe të vazhdojnë të rritemi”.

“Nëse fitojmë do të jetë një dhuratë e bukur për presidentin më të madh të botë. E vetmja recetë që të mundim bardhezinjtë është të qëndrojmë të përqendruar për 90 minuta, përndryshe është e pamundur”.

“Montella perfekt për mua, do të më pëlqente të rinovoja kontratën”, ka thënë Suso.

er

Berlusconi thumbon Juventusin dhe tregon se si ndalohet

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka folur me sarkazëm për garën e titullit në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Berlusconi është shprehur se për të ndalur Juventusin duhet të ndërrojnë të gjithë gjyqtarët në Serie A.

“Duhet t’i ndryshojmë të gjithë gjyqtarët në Serie A:, ka thënë në shaka Berlusconi.

“Buxheti i Milanit? Vitin e shkuar ne futëm 150 milionë euro”.

Juventues e Milan do të përballen të premten në Doha të Abu Dhabi, për të zhvilluar finalen e superkupës italiane. /Periskopi/

capello_2311224b

Capello: Titulli në Serie A? Juventus është kampion i padiskutueshëm

Fabio Capello mendon se diferenca ndërmjet Juventusit dhe sfiduesve tjerë për titull është e paarritshme.

Periskopi.com Sporti

Bianconerët janë shtatë pikë larg Romës pas fitores ndaj Giallorossëve të dielën dhe vazhdojnë të jenë favoritë për titullin e gjashtë radhazi në Serie A, përcjell Telegrafi.com.

“Siç është parashikuar, nuk ka garë. (Juventusi) filloi ngadalë, njësoj si çdo vit, por u rikuperuan shpejt duke i kthyer lojtarët”.

“Higuain është përshtatur, të tjerët duhet të përshtaten mendërisht ndaj llojit të punës te një klub që jep gjithçka dhe kërkon gjithçka”.

“Nëse fitojnë, ashtu si mendoj unë se do të bëjnë, për gjashtë vite do të thotë se kundërshtarët tjerë janë të dobët, diferenca duket e paarritshme”, ka deklaruar ish-trajneri i Juves, Romës dhe Milanit.

buffon

Buffon: Refuzova drogën

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon e ka bërë të qartë se pensionimi nuk është në mendjen e tij dhe bëri shkaka duke thënë se mund të luajë deri në moshën 65 vjeçare

Periskopi.com Sporti

Numri 1 i Italisë, i cili mbush 39 vjet në janar, ka kontratë me kampionin e Serie A deri në fund të këtij edicioni, transmeton Sportali.net.

“Ende nuk ndjehem si një i moshuar si 38 vjeç,” tha Buffon për Tuttosport.

“A do t’i them lamtumirë lojës pas 10 viteve apo 15 viteve? Kush e di, mund të pensionohem si 65 vjeçar.”

Mëtej Buffon ka zbuluar diçka interesante nga jeta e tij.

“Refuzova drogën kur isha 13 vjeç. Një djalosh në Parma më ofroi pak qejf atëherë. I thash jo dhe 3 vite më vonë ai vdiq nga overdoza. Besoj në gjërat e drejta, ky është karakteri im dhe personaliteti.”

 

Juventus – Roma, shënohet gol i “çmendur” (VIDEO)

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Romës me një super-gol të Gonzalo Higuain.

Periskopi.com Sporti

Formacionet zyrtare: Juventus – Roma

Në ‘Juventus Stadium’ në Torino sonte zhvillohet derbi i javës në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Juventusi në cilësinë e vendasit pret Romën, në kuadër të xhiros së 17-të.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Sturaro; Pjanic; Mandzukic, Higuain.

Roma: Së shpejti

sturaro

Zyrtare: Sturaro vazhdon kontratën me ‘Zonjën e Vjetër’

Juvetus krahas kërkimit për talentët e ri, po vazhdon të blindojë futbollistët që i ka në ekip kampion.

Periskopi.com Sporti

I fundit që ka nënshkruar me Juventusi dhe ka zgjatur kontratën është Stefano Sturaro.

Ky i fundit edhe zyrtarisht ka zgjatur bashkëpunimin me kampionin aktual deri në vitin 2021.

Kujtojmë se italiani i ishte bashkuar bardhezinjve nga Genoa, ku ka realizuar 50 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”.