Kosova 3

Doellman do të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Edhe pse ditë më parë ishte raportuar se basketbollisti i Kosovës, Justin Doellman nuk do të luajë më për Përfaqësuesen tonë, një gjë e tillë është demantuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kjo e fundit ka thënë se mungesa e Doellman për Kosovën në ndeshjen ndaj Bullgarisë ka patur të bëjë me detyrimet e tij për t’u paraqitur te klubi i tij, Barcelona.

“Doellman ka tri vjet kontratë me FBK-në dhe është në dispozicon”, ka thënë një zyrtar i FBK-së. /Periskopi.com