barcelona

Klopp: Ky yll i Barcelonës vetëm një rezervistë në skuadrën time

Jurggen Klop dhe ekipi i tij janë në qiellin e shtatë, pasi që janë liderët e ri të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Trajneri gjerman në këtë sezon ka arritur të rikthejë skuadrën e Liverpool, në majet e futbollit anglez tashmë janë bërë 12 muaj që e ka drejtim e skuadrës, ku ka arritur të komponojë ekipin siç do ai. Pas fitores ndaj Watford, ai është shprehur se Luis Suarez do ishte vetëm rezervistë i Liverpool.

“Edhe sikur ta kishim Luis Suarezin, ai do të ishte vetëm në bankën rezervë”, u përgjigj në formë shakaje Klopp pas paraqitjes fantastike të djelmoshave të tij, që shkatërruan Ëatfordin duke e mposhtur 6:1.

Liverpool është lider pas javës së 12 të Premier Ligës me 26 pikë. /Periskopi.com

L-R FC Barcelona's Luis Suarez and Liverpool's Jordan Henderson during todays match  during International  Championships Cup match between Liverpool FC and  FC Barcelona played Wembley Stadium London Britain 06 August 2016  (Photo by Kieran Galvin/NurPhoto)

klopp_1474824160-2586783

Klopp gëzon tifozët e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka paralajmëruar se klubi nga Anfield Road mund të transferojë futbollistë në afatin kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të analizojë rrethanat në të cilat gjendet skuadra dhe klubi, ku më pas do të vendosë rreth transferimeve të mundshme.

“Ne analizojmë tregun gjatë gjithë kohës dhe natyrisht kemi nevojë që të përgatitemi për situata të ndryshme dhe njëra prej tyre janë edhe lëndimet”, ka thënë Klopp.

“Ne jemi të informuar për Kupën e Afrikës prandaj nuk do të befasohemi nga kjo, por do të jetë moment kur do të hyjmë në treg”, ka shtuar trajneri gjerman. /Periskopi.com

zidane-enrique

Këta janë 10 kandidatët për trajner të vitit

FIFA ka shpallur listën prej 10 kandidatëve të nominuar për çmimin ‘trajneri i vitit’.

Periskopi.com Sporti

Në këtë listë bëjnë pjesë trajnerë të njohur si Pep Guardiola, Diego Simeone, Jurgen Klopp etj.

 

10 kandidatët për trajnerin e vitit

Chris Coleman (Wales)

Didier Deschamps (France)

Josep Guardiola (Bayern Munich / Manchester City)

Juergen Klopp  Liverpool)

Luis Enrique (FC Barcelona)

Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspur)

Claudio Ranieri (Leicester City)

Fernando Santos ( Ekipi Portuguese)

Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid)

Zinedine Zidane (Real Madrid)     /Periskopi.com

jurgen-klopp-liverpool_3366696

Njihuni me klonin e Jurgen Kloppit

Nuk është vetëm nga fytyra, syzet apo edhe kapela e basebollit ose shikimi i vrazhdët i gjermanit që i bashkonë këta dy trajner.

Periskopi.com Sporti

David Wanger është trajner i Huddersfield Town që nga nëntori i kaluar dhe këtë sezon janë në formë të shkëlqyer,ku janë në garë për t’u rikthyer në Premier Ligë.

wagner
David Wanger, trajner i Huddersfiled Town

Wagner ishte shok dhome me Klopp gjatë kohës si lojtarë në Mainz, po ashtu edhe kumbar në darsëm e trajnerit të Liverpool.

iail
Klopp dhe Wanger, gjatë kohës së tyre në Mainz

Wagner njihet për metodat e tij të ashpra dhe interesante, ai deklaroi “ Gjatë  përgaditjëve për sezonin e ri , kemi ecur nga ishulli në ishull tetë orë rresht, kemi montuar tenda, kemi gjetur ujë, ushqim po ashtu edhe kemi peshkuar”, ai  më tutje  shtoi “ Kemi përgaditur vetë, nuk kemi pasur energji elektrike ,as telefona ,ishte fantastike”.

Këto ishin ushtrimet tona, për  katër ditë rreshtë, pa topa këtë e kemi bërë pasi në  ligën tonë nuk ka zonë të të rahatshme kjo ka ndihmuar në komponimin e ekipit.  Me Klopp kontaktojë së paku dy  herë në javë në telefon, zakonisht flasim rreth futbollit. /Periskopi.com

Klopp & Wagner

 

jurgen-klopp-liverpool_3784013

A e keni pritur këtë deklaratë nga Klopp?

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar pas zërave që thonë se ‘reds’ e kanë më të lehtë të garojnë në Premier Ligë, për shkak se nuk luajnë në garat europiane.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, gjermani nuk mendon kështu.

Ai thotë se 80 deri në 90 për qind të skuadrave që bëhen kampione në top-ligat europiane, marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

“Çdokush flet rreth kësaj, por unë mendoj se 80 deri në 90 për qind të skuadrave kampione luajnë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Klopp.

“Pse ndodh kjo? Për shkak se ata kanë cilësi, ata mund të bëjnë rotacione dhe mund të pushojnë kurdo”. /Periskopi.com

klopp-mourinho

Klopp ka disa fjalë për Mourinhon para ndeshjes Liverpool-Man Utd

Jurgen Klopp ka folur fjalë të mira për Jose Mourinhon para derbit Liverpool-Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Dy klubet më të trofeshme në Angli zhvillojnë sonte nga ora 21:00 derbin e javës në Premier Ligë.

Ai thotë se Mourinho e kupton se si funksionon futbolli dhe nuk pajtohet se ai është në krizë rezultatesh.

“Ai ka filluar keq te United? Ata fituan tre ndeshjet e tyre të para”, deklaroi Klopp.

“Kur unë u përballa me Real Madridin kur ai ishte trajner, ishte ndeshje e vështirë. Mourinho e di se si funksionin futbolli i suksesshëm. Të pëlqen ose jo mënyrë se si ai luan, pse duhet të ketë kujdes ai?”, shtoi gjermani. /Periskopi.com

klopp-mourinho

Mourinho nuk flet për Kloppin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka refuzuar të flasë për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Periskopi.com Sporti

Portugezi nuk foli vetëm dy ditë para derbit anglez, ku përballen Liverpool dhe Manchester United.

“Nuk kam asgjë për të thënë”, deklaroi Mourinho.

“Ata janë të mirë”, shtoi ai. /Periskopi.com

trajneret2

Ky është trajneri i muajit në Premier Ligë

Jurgen Klopp është zgjedhur trajneri i muajit shtator në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së Liverpoolit po drejton skuadrën e tij mjaft mirë në këtë sezon, ku po tregon një lojë shumë më sulmuese dhe atraktive sesa në sezonin e kaluar.

Gjatë muajit shtator, Liverpool shënoi tri fitore shumë të rëndësishme, ndaj Leicester City, Chelseat dhe Hull Cityt. /Periskopi.com

jurgen-klopp-liverpool_3784013

Maradona lavëdëron Klopp

Legjenda e futbollit botëror dhe atij argjentinas, Diego Maradona ka folur për trajnerin karizmatik gjerman, Jurgen Klopp.

Periskopi.com Sporti

Ai ka folur për mënyrën se si ai formon lidhjet me lojtarët e tij, mënyra se si organizon stërvitjet dhe lidhja e fortë me tifozët kudo që shkon.

“Më pëlqen ajo që ai bën. Ai është një tip që më jep vetëbesim – sa ishte te Dortmundi dhe tani në Premier Ligë. Klopp gjithmonë avancon”, ka thënë Maradona për “Marca”.

Klopp është para  ndeshjes shumë të rëndësishme të sezonit, ku  do të përballet me  Manchester United të hënën mbrëma në Anfield nga ora 21:00. /Periskopi.com

klopp-mourinho

Statistikat e Klopp kundër Mourinhos

Liverpool dhe Manchester United takohen të hënën me fillim nga ora 21:00 për të zhvilluar derbin e javës në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Por, cilat janë statistikat e përballjeve ndërmjet dy trajnerëve të njohur me skuadrat e tyre të mëparshme.

Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho janë përballur në pesë ndeshje.

Por, nga pesë këto sfida, Klopp ka fituar në tre ndeshje me skuadrat e tij, Borussia Dortmund dhe Liverpool, ndërsa Mourinho ka triumfuar vetëm në një përballje ndaj gjermanit, dhe kjo ka ndodhur në kohën kur ai drejtonte Real Madridin.

Një përballje tjetër mes tyre ka përfunduar me barazim.

Skuadrat e drejtuara nga Jurgen Klopp i kanë shënuar skuadrave të Mourinhos plot 11 gola, ndërsa skuadrat e portugezit kanë shënuar vetëm 7 gola.

Mbetet të shihet se cilit prej trajnerëve të njohur do t’i takojë përballja e së hënës. /Periskopi.com

balotelli-klopp

Balotelli ‘godet’ Klopp’in

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli vazhdon me deklarata interesante.

Periskopi.com Sporti

26-vjeçari problematik kaloi te skuadra franceze në afatin kalimtar të verës, pasi Liverpool nuk interesohej që ta mbante atë në skuadër.

Por, ai thotë se nuk e njeh trajnerin e ‘të kuqve’, Jurgen Klopp.

“Klopp? Unë nuk e njoh atë”, tha Balotelli.

“Ai vetëm më tha që të largohem nga Liverpool në formë huazimi dhe pastaj të kthehem, por unë i thashë: Faleminderit, lamtumirë”, shtoi ai. /Periskopi.com

klopp

Klopp mund ta fitojë Premier Ligën

Robert Lewandowski është shprehur i bindur se trajneri Jurgen Klopp mund ta fitojë Premier Ligën me Liverpoolin.

Periskopi.com Sporti

Dyshja në fjalë kanë punuar së bashku te Borussia Dortmund për disa sezone, ndërsa Lewa thotë se e njeh mirë strategun gjerman.

“E kam ndjekur Liverpoolin që prej ardhjes së Jurgen Klopp dhe mund ta shikosh se lojtarët janë të lumtur që të luajnë nën drejtimin e tij”, tha polaku.

“Nën drejtimin e Klopp mendoj se Liverpool mund ta fitojë titullin e Premier Ligës”. /Periskopi.com

klopp_1474824160-2586783

Ky është futbollisti që Klopp e pëlqen shumë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar emrin e një futbollisti, të cilin ai e pëlqen shumë.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester City, David Silva.

Gjermani e pëlqen shumë spanjollin, i cili vlerësohet si një ndër futbollsitët kryesorë të ‘qytetarëve’.

“Më pëlqen shumë David Silva”, deklaroi Klopp.

“Ai është futbollist i mrekullueshëm. Ka shumë talent dhe kreativitet. Më pëlqen shumë stili i lojës së tij”, shtoi ai. /Periskopi.com

klopp

Klopp e bindi të kalojë në Premier Ligë, por ai zgjodhi Cityn

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan ka zbuluar se ka qenë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ai i cili e ka bindur atë për të kaluar në Premier Ligë.

Reprezentuesi gjerman u bashkua me ‘qytetarët’ në këtë verë, pas një aventure pesë-vjeçare te Borussia Dortmund.

“Të jem i sinqertë, i kërkova këshillën e Klopp nëse Premier Liga do të ishte destinacioni i duhur për mua”, tha Gundogan.

“Ai më dha një përgjigje pozitive dhe më tha se unë do të ndihesha mirë këtu dhe se Premier Liga do të ishte e përkryer për mua”. /Periskopi.com

klopp-firmino

Rikthehet Firmino

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka sqaruar se anësori Roberto Firmino tashmë është i gatshëm për lojë.

Braziliani ishte lënë jashtë qëllimisht nga trajneri gjerman në ndeshjen ndaj Chelseat, për të mos rrezikuar lojtarin nga ndonjë lëndim edhe më serioz.

“Stafi mjekësor më tha se ai mund të kishte luajtur kundër Chelseat, por kam dëgjuar se ishte rrezik, kështu që unë vendosa të mos e rrezikoja”, deklaroi Klopp.

“Unë kam qenë shumë i lumtur që ai mbeti jashtë. Stafi mjekësor më tha se atij i duheshin tre ditë për të qenë i gatshëm, kështu që sot është dita e katërt”, shtoi gjermani. /Periskopi.com

liverpool

A i ka hequr Jürgen Klopp komplekset e Liverpool?

Periskopi.com Sporti

Liverpooli mbrëmë e mposhti me plot meritë Chelsean e Antonio Contes. Ishin të frikshëm në sulm dhe mjaft të sigurtë në mbrojtje. Por të tilla fitore ndaj skuadrave të mëdha kanë pasur edhe në vitet e kaluara. E keqja është se nuk ndërtonin kurrfarë konsistence dhe mposhteshin nga ekipe të dobta.

Edhe sivjet diçka e tillë ka ndodhur. Arritën të fitonin ndaj kampionit Leicesterit, nënkampionit Arsenalit, e mposhtën edhe Chelsean e Contes dhe barazuan pa gola me Tottenhamin por u mposhtën nga… Burnley.

Liverpooli nuk ka qenë kampion që nga viti 1990. Pra, qe 26 vite. Dhe identiteti i klubit është formuar nga dështimet e njëpasnjëshme për ta bërë këtë. Liverpooli ishte skuadër e madhe, me histori të madhe – por e paaftë t’i kapërcente komplekset e saj.

Në disa raste ata kishin qenë në luftë për titull. Benitez e kishte ndërtuar një skuadër të frikshme dhe e kishte arritur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve të cilën e kishte fituar një herë. Por, nuk e kishte fituar ligën. Dhe vetëm një herë kishte qenë afër që ta bënte këtë. Hera tjeter kur kishte qenë afër ishte sezoni 2013-2014 me Brendan Rodgers, por titulli u fitua nga Manchester City – edhe me faj të legjendës së klubit, Steve Gerrard.
Ku ka më keq se të mos fitosh titullin për faj të legjendës.
Gjithë këto komplekse ndryhen në këtë skuadër të madhe. Dështim pas dështimi – megjithëse investimet nuk mungojnë.

Dhe, edhe ardhja e Klopp duket se nuk ndryshoi asgjë. Sezoni i kaluar ishte i dështuar. Por Klopp megjithatë nuk e nisi sezonin. Nuk kishte qenë pjesëmarrës në blerjet që ishin bërë. Ndërkohë që sivjet, Liverpooli duket i frikshëm. Sadio Mane duket i frikshëm bashkë me Philippe Coutinhon dhe Sturridge-in.

A ka mundësi që Liverpooli të ndahet nga komplekset e saj? Varet shumçka nga fati. Nëse shumica e lojtarëve kryesor nuk lëndohen atëherë do të jetë gjithçka më e lehtë. Formacioni aktual i Klopp është i admirueshëm. Për secilën pozitë janë në dispozicion të paktën dy lojtarë cilësor. Dhe kjo në Premier Ligë ka shumë rëndësi.
Megjithatë edhe kjo skuadër i ka limitet e saj. Kjo skuadër është shumë e varur nga Coutinho, Mane, Henderson dhe Milner – të gjithë lojtarë cilësor dhe me karakter shumë të fortë.

klopp

A është Liverpool në garë për titullin e Premier Ligës?

Periskopi.com Sporti

Liverpool mposhti mbrëmë Chelsean si mysafir me rezultat 1:2.

Por, trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp u përgjigjet gazetarëve rreth pyetjes se a është skuadra e tij në garë për titullin e Premier Ligës në këtë sezon.

Gjermani thotë se nuk është i interesuar për atë që thonë të tjerët, duke mos u përgjigjur në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por që lë të kuptohet se skuadra e tij do të bëjë përpjekje të arrijë sa më lartë.

“Unë nuk jam shumë i interesuar për atë që thonë njerëzit”, deklaroi Klopp.

“Në fakt, dikush më ka pyetur kështu edhe kur e mposhtëm Chelsean 3:1. Ishte pikërisht e njëjta gjë kur dikush më pyeti nëse jemi në garë për titullin. Unë iu përgjigja ‘je i çmendur’? E mbani në mend atë”.

“Ne tani kemi 10 pikë dhe kjo është fantastike dhe unë vërtetë jam i lumtur për këtë. Ne e dimë që mund të luajmë futboll dhe ne jemi të bindur për cilësitë tona”, përfundoi gjermani. /Periskopi.com

conte-klopp

Conte flet për Klopp’in para derbit të nesërm

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë fjalë të mira për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, para derbit të nesërm ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Dy skuadrat e njohura angleze takohen nesër mbrëma me fillim nga ora 21:00, për të zhvilluar kryendeshjen e xhiros së pestë në Premier Ligë.

“Klopp është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë dhe vlerat e tij po i tregon më së miri te Liverpool”, deklaroi Conte. /Periskopi.com

klopp

Klopp deklaratë interesante rreth transferimeve

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë një deklaratë interesante rreth transferimeve të mundshme te skuadra e tij.

Strategu gjerman thotë se do të tregohej si një idiot, në rast se do të transferonte ndonjë lojtarë për shkak të panikut nga humbja prej Burnleyt në fundjavë.

“Nëse një ndeshje duhet të ndryshojë mendjen time, atëherë do të isha një idiot i vërtetë”, deklaroi Klopp.

“Përgjigjja është se unë nuk e di nëse do të bëjmë transfere, ne do të shohim”. /Periskopi.com