pjanic

Juninho fjalë të mëdha për yllin e Juventus

Ish ylli brazilian dhe e Lyon ka thurur elozhe për mesfushorin boshnjak, Miralem Pjanic.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Lyon që ishte i njohur për goditjet nga gjuajtja e lirë ka folur në një intervistë për ish bashklojtarin e tij në ekipin francez.

Pjanic në atë kohë ishte vetëm 18 vjecar kur Juninho ishte kapiten i ekpit gjigand francez Lyon.

Lyon e pret Juventusin sonte në fazën e grupëve të Ligës së Kampionëve.

“Ai ka një personalitet, talend dhe vullnet për të mësuar gjëra të reja,” tha Juninho në intervistën për Gazzetta dello Sport.

“Ai më ka impresionuar gjithmonë dhe e kam ditur se do të bëhet më i miri në pozitën e tij. Ai mund të luajë në tre pozicione të mesfushës.

“Unë mendoj se ai është më shumë 10, dhe si një sulmues i dytë. Ai ka një profesionalizëm të madhë, pra nuk jam i befasuar që ai është të një klub si Juventus”.

Juniniho për Lyon kishte 344 paraqitje ku ka shënuar 100 gola gjatë tetë sezonav. /Periskopi.com