PSG arrin marrëveshje me Wolfsburg për Julian Draxler

Mesfushori gjerman, Julian Draxler, do të jetë nënshkrimi i parë i klubit parisien në këtë afat kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

Sipas burimeve të L’Equipe dhe Goal, skuadra franceze ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për të transferuar yllin e tyre, për shumën 45 milionë euro, transmeton Periskopi.com.

draxler
Julian Draxler

 

Wolfsburg do të pranojë shumën në dy transaksione, të parin 35 milionë euro dhe të dytin 10 milionë euro bonuse.

Draxler ishte i lidhur me një transferim te Arsenal e Juventus, por tani ai do të nënshkruajë me PSG, ku besohet se do të nënshkruajë kontratë për 3 apo 4 vite.

PSG po ashtu ka bërë ofertë edhe për mbrojtësin e majt të Ëolfsburg, Ricardo Rodriguez. /Periskopi/

Draxler arrinë akord me gjigandin europian

Julian Draxler si duket do ta vazhdojë karrierën në Francë te PSG.

Periskopi.com Sporti

Lojtari në kohën e fundit nuk kishte marrëdhënie të mira me klubin dhe Ëolfsbugu kishte filluar të mendoj shitjen.

Por tashmë lojtari duket se ka gjetur rrugën dhe skuadrën e re, besohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze.

draxler118_v-vierspaltig
Julian Draxler, Wolfsburg

 

I vetmi problem është se francezët nuk dëshirojnë të paguajnë çmimin e vendosur nga Wolfsburg që është 40 milionë euro. /Periskopi/

PSG dhe Arsenali në garë për yllin gjerman

Sipas asaj që raporton “RMC”-ja, PSG është e gatshme të shpenzojnë rreth 30 milionë euro për kampionin e botës, por vështirë që futbollisti do të bindet të luajë në Ligue 1.

Periskopi.com Sporti

Kështu, Mesut Ozil po e shtyn klubin e Arsenalit të mposhtë parisienët për të blerë shokun e skuadrës te Gjermania dhe ka mundësi që Arsene Wenger të ofrojë pesë milionë euro më shumë për yllin e Wolfsburgut.

draxler

Draxler po vuan shumë tek “Ujqërit”, teksa në fundjavë u la jashtë skuadrës në ndeshjen kundër Bayern Munichut.

Në ekipin londinez aktualisht luajnë tre lojtarë të kombëtares gjermane Mesut Ozil, Per Mertesacker dhe Shkodran Mustafi.

Wolfsburg e përjashton Draxlerin, largimi duket i pashmangshëm

Një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman, Julian Draxler po kalon momentin më të vështirë të karrierës së tij.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i talentuar ka muaj të tërë që ka nisur luftën me Wolfsburgun, pasi dëshironte që verën e shkuar që të largohej.

Skuadra gjermane konsideronte investim madhor dhe nuk pranoi asnjë ofertë, por tani është penduar.

Rendimenti i Draxler ka pasur rënie të theksuar, sjellja e tij gjithashtu është negative dhe klubi ka vendosur ta pezullojë.

Deri në janar ai do të mbetet jashtë skuadrës, ndërkohë që Arsenali dhe PSG mund ta rrëmbejnë që merkaton e dimrit.

Arsenali dhe Juventusi në garë për yllin gjerman

Arsenali dhe Juventusi janë shumë të interesuar të transferojnë yllin e Ëolfsburg, Julian Draxler.

Periskopi.com Sporti

Gjermani duket se do të largohet sigurt në janar nga skuadra e tij aktuale.

Raportohet se Wolfsburg kërkon hiç më pak se 55 milionë euro për Draxler.

Mbetet të shihet nëse dy klubet e interesuara për të janë të gatshmë të ofrojnë një ofertë të tillë. /Periskopi.com

Arsenali dhe Juventus në ‘luftë’ për yllin gjerman?

Arsenali ka rikthyer interesimin në mesfushorin gjerman të Ëolfsburd, Julian Draxler.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Arsene Wenger është e alarmuar dhe e gatshme pas lajmit që kanë marrur se Julian Draxler mund të largohet nga Wolfsburg.

Besohet se edhe skuadra italiane, Juventus është e interesuar të përforcohet në mesfushë pas shitjes së Paul Pogbas, duke nënshkruar me gjermanin e Wolfsburg.

draxler
Julian Draxler, lojtari kyç i Wolfsburg

Draxler u transferua nga Schalke në Wolfsburg për 25 milionë euro dhe sezonin e kaluar kishte 9 gola në 34 paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk shënuar apo asistuar.

23-vjeçari kishte shkëlqyer me kombëtaren gjermane në kampionatin europian të mbajtur në verën e fundit ‘Euro2016’.

Vlen të theksohet se skuadra gjermane është vetëm tre pikë larg zonës së rënies nga liga në këtë sezon. /Periskopi.com/

Depay në Wolfsburg?

Wolfsburg janë të interesuar në anësorin të Manchester United, Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Ekipi gjerman dëshiron të nënshkruajnë dështimin e “djajëve të kuqë”, Depay.

Mesfushori holandez ishte transferuar vitin e kaluar por ka dështuar të përformojë dhe mund të jetë i hapur për një kalim në futbollin gjerman.

Wolfsburg thuhet se do të humbasin yllin kryesor Julian Draxler dhe dëshirojnë Depay si zëvendësim i tij.

Memphis Depay në këtë sezon ka vetëm pesë paraqitje për ekipin e Manchester United. /Periskopi.com

Klubi i madh e do Draxlerin në janar

Juventusi është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e Julian Draxler nga Wolfsburg.

Periskopi.com Sporti

Gjermani ka kaluar disa sezone fantastike me formë, mirëpo ditë më parë u zbulua se ai nuk është i lumtur te skuadra aktuale.

Në anën tjetër, bardhezinjtë janë në kërkim të një mesfushori si Draxler dhe duke i shtuar kësaj faktin se ai mund të luajë në Ligën e Kampionëve, ‘Zonja e vjetër’ sipas të gjitha gjasave do të tentojë transferimin e tij në janar.

Draxler shkëlqeu edhe në Europianin e këtij viti me Gjermaninë. /Periskopi.com