mata

‘Mata ka fituar besimin e Jose Mourinhos’

Ryan Giggs beson se ish bashkëlojtari i tij, Juan Manuel Mata ka fituar besimin e trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Me ardhjen e Mourihos tek ‘djajët e kuq’ u mendua se spanjolli do ta perjetojë të njëjtin fat sikurse tek Chelsea, por ai ka dëshmuar të kundërten duke luftuar për një pozitë dhe tashmë është bërë një titullar i pa diskutueshëm.

Spanjolli Mata shënoi gol kundër Arsenalit të shtunën, por që ekipi i tij nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në këtë përballje.

Ish-ylli i Man United, Ryan Giggs besn se Mata ka fituar besimin e trajnerit Mourinho për paraqitjet e këtij sezoni.

Spanjolli u shit në Man United nga Chelsea, në kohën kur trajner i Chelseat ishte pikërisht Jose Mourinho.

“Unë mendoj se Mata e ka fituar besimin e Mourinhos dhe se ai është një lojtar shumë i mirë dhe një profesionist i shkëlqyer”.  /Periskopi.com/

valencia

Ylli i United: Na u mohua një penalti

Autori i golit për Manchester Unitedin në derbin ndaj Arsenalit, Juan Mata ka folur pas barazimit prej 1:1.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli thotë se ndërhyrja e Nacho Monreal ndaj Antonio Valencias ishte penalti.

Ekuadoriani u rrëzua në zonë, mirëpo gjyqtari Andre Mariner refuzoi të akordonte penalti.

“Antonio Valencia nuk është lojtar që rrëzohet në zonë pa ndonjë arsye, kështu që mendoj se ishte penallti’, tha Mata. /Periskopi.com

mata-mourinho

Mata tregon nëse ka probleme me Mourinhon

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata ka mohuar spekulimet që sugjerojnë se ai ka probleme me trajnerin Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Është spekuluar shumë se spanjolli ka raporte të këqija me trajnerin portugez që prej kohës kur ata ishin pjesë e Chelseat vite më parë, mirëpo një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ish-anëtari i Valencias.

“Marrëdhënia ime me Mourinhon nuk ka qenë kurrë keq”, tha Mata.

“Janë thënë shumë gënjeshtra për mua dhe Mourinhon kur ai mbërriti në klub në këtë verë. Kanë qenë shqetësuese për mua të dëgjoj çdo ditë thashetheme që kishin të bënin me mua, por ato nuk janë të vërteta. Unë jam mirë me të”, përfundoi spanjolli. /Periskopi.com

mata

Mata: Treguam se çka mund të bëjmë si skuadër

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata ka folur pas triumfit të skuadrës së tij ndaj Leicester City.

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Old Trafford mposhti kampionët me rezultat të thellë 4:0, ndërsa spanjolli beson se skuadra e tij dha një mesazh të qartë, duke u treguar kundërshtarëve se për çka janë të aftë të bëjnë.

“Sot kemi treguar se çka mund të bëjmë”, deklaroi Mata.

“Java e kaluar ishte e vështirë, por unë mendoj se ne jemi kthyer. Nëse ju luani për një klub si Manchester United dhe humbni një ose dy lojë, ju e dini se do të kritikoheni. Ne fituam dy ndeshje rresht dhe tani kemi edhe dy tjera para ndeshjeve ndërkombëtare”, përfundoi realizuesi i një goli në fitoren e sotme të United. /Periskopi.com

mata

Nuk kemi kohë për të mbajtur zi

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata ka reaguar pas tre humbjeve radhazi të skuadrës së tij.

Dje skuadra nga Old Trafford pësoi humbjen e tretë rresht në të gjitha garat, pasi u mposht nga Ëatford me rezultat 3:1 në kuadër të Premier Ligës.

Por, spanjolli thotë se nuk ka kohë për të mbajtur zi, pasi skuadra duhet të këndellet.

“Dy ndeshje të kësaj jave do të na japin mundësi për të treguar krenarinë dhe aftësitë tona në fushë”, tha Mata.

“Nuk kemi kohë për të mbajtur zi. Ne duhet të reagojmë”, shtoi ai. /Periskopi.com

mata

Valencia rikthen Mata’n?

Periskopi.com Sporti

Pronari i klubit të Valencias, Peter Lim ka zhvilluar bisedime me Manchester United, në lidhje me huazimin e mundshëm të Juan Mata, shkruan Daily Express.

Spanjolli ka qenë më herët pjesë e skuadrës nga Mestalla, ndërsa rikthimi i tij te kjo skuadër ka gjasë të ndodhë brenda pak ditësh.

Ish-anëtari i Chelseat nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë të ‘blues’ dhe kjo mund ta detyrojë atë të rikthehet te Valencia. /Periskopi.com