bartemou

‘Messi ka vendosur për të ardhmen e tij’

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, nuk ka dyshime se futbollisiti më i mirë në botë, Lionel Messi, do të përfundojë karrierën në Nou Camp.

Periskopi.com Sporti

Messi dhe Barcelona janë në bisedime për rinovimin e kontratës, por po spekulohet se argjentinasi nuk po e dëshiron një gjë të tillë.

Argjentinasi tani është në dy vitet e fundit në kontratën e tij, por Bartomeu beson se një marrëveshje e re do ta “blindojë” atë në këtë klub deri në fund të karrierës.

“Besoj se kemi një ekip me lojtarë të mrekullueshëm. Të gjithë. Jemi të bindur, jemi optimistë se Leo Messi do të mbyllë karrierën sportive te Barça. Të gjithë anëtarët e klubit besojnë se kështu duhet të jetë, sepse ai është lojtar që në vitet e fundit na ka sjellë shumë sukses”, ka thënë Bartomeu, gjatë një konference për media.

Messi ka shënuar 433 gola në 456 ndeshje për Barçën. /Periskopi.com/

messisisis
Lionel Messi, Fc Barcelona