mourinho

Mourinho: Nuk jam më i miri në botë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka refuzuar të pranojë se është trajneri më i miri në botë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Zoryas, Yuriy Vernydub, e kishte vlerësuar Mourinhon si trajnerin më të mirë në botë, para ndeshjes së sotme në Ligën e Evropës.

“Është shumë mirë ta thuash këtë, por nuk mendoj që është e drejtë. Trajneri më i mirë në botë nuk eksiton”.

“Çdo sezon dikush duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’, por nuk mendoj se zgjidhet më i miri”.

“Mund të thuash më i miri i vitit dhe me këtë do të isha i pajtimit pasi atë vit ke arritur rezultatet të rëndësishme”.

“Ai është treguar vetëm i mirë që ka thënë ashtu, asgjë më shumë. Të mësojë nga unë? Ai mund të mësoj nga unë njëjtë sa unë mësojë nga ai”, ka thënë Mournho.

manchester-united-manager-jose-mourinho-during-training

Anulohet ndeshja Zorya-Manchester United? (Foto)

Zorya Luhanski dhe Manchester United do të takohen nesër mbrëma për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Europa Ligës.

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetës së përditshme angleze Telegraph ndeshja mund të anulohet shkaku i gjendjes së dobtë të fushës së skuadrës vendase, transmeton Periskopi.com.

general-view-of-the-pitch-during-training

Për gjendjen e fushës është ankuar edhe trajneri i Manchester United, Jose Mourinho në konferencën për shtyp të mbajtur sot.

manchester-united-jose-mourinho-
Jose Mourinho, gjatë konferencës për shtyp

Temperatura besohet se do të jetë minus 7 dhe zyrtarët e UEFA-s janë duke punuar dhe inspektuar se a do të jetë në gjendje fusha për t’u zhvilluar takimi.

general-view-of-manchester-uniteds-ashley-youngs-boots-during-training

Takimi do të zhvillohet nga ora 18:00 por sipas të gjitha gjasave do të shtyhet pasi që fusha është e ngrirë. /Periskopi/

mourinho

Mourinho: Duam të fitojmë titullin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka deklaruar se Manchester United e mendon seriozisht Europa Ligën dhe dëshiron ta fitojë.

Periskopi.com Sporti

‘Djajët e kuq’ do të përballen neser me Zorya Luhanskin në kuadër të Europa Ligës, ku  skuadrës së Mourinhos i duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar në 32 ekipet më të mira.

Mourinho ka treguar edhe arsyejen se pse ka lënë jashtë disa lojtar dhe poashtu është ankuar edhe në gjendjen e fushës, e cila besohet se është shumë rrëshitshme nga të ftoftit.

“Ndeshja e parë ishte e vështirë për ne, por edhe për Zoryan. Mendoj se nesër do të jetë njëjtë. Vështirë për të dy anët, por e dimë se jemi para një ndeshje vendimtare për ne. Nëse humbin mund të jemi jashtë, dhe nuk duam. Duam të fitojmë titullin”, ka thënë portugezi.

“Lojtarët që nuk i kam thirrur e kam bërë për t’i mbrojtur, pasi gjendja e fushës është shumë e rëndë dhe e rrëshitshme, nuk dua të kem lëndime të reja në skuadër”

Zorya-Manchester United do të zhvillohet nesër mbrëma. /Periskopi/

mourinho2

Ky është futbollisti i cili i tregon Mourinho se çka duhet të bëjë për të mos dështuar

Mats Hummels beson se Manchester United do të arrijë rezultate më të mira nëse Henrikh Mkhitaryan luan më shpesh në formacionin e Jose Mourinhos.

Periskopi.com Sporti

Ish ylli i Borussia Dortmundit ka qenë më shpesh në bankën e rezervistëve se sa në fushën e lojës për “Red Devils”.

Por, mbrojtësi i Bayern Munichut beson se Mkhitaryan ka kualitete të padiskutueshme të cilat duhet t’i sheh Mourinho.

“Nëse e lini të luajë, do ta shihni sa i mirë është. Jam 100 për qind i sigurt”, deklaroi Hummels për “Daily Mail”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai është një prej futbollistëve më të mirë me të cilët kam luajtur. Por, nëse nuk luani, nuk mund të shkëlqeni. Është e lehtë, shumë e lehtë”, u shpreh ai.

jose moruinho

Pas yjeve si Messi e Sanchez edhe Mourinho akuzohet për evazion fiskal

Gjatë kësaj jave është përfshirë edhe emri i Jose Mourinhos në skandalin e evazionit fiskal.

Periskopi.com Sporti

Sipas ‘Mundo Deportivo’  Jose Mourinho ka bërë evasion fiskal gjatë kohës sa ishte trajner i Real Madridit.

Trajneri portugez ka dërguar parat e tij në Ishujt Virgjin të Britanisë, këtë informacione vijnë pas raportimeve se ai ka përdorur bashkëshorten e tij si mbulesë, pasi e ka shfrytëzuar emrin e saj për t’i dërguar parat në Zelandën e Re.

marouane-fellaini-manchester-united_1n84ltlhbme3i195tiwwso7baa

Mourinho është argëtues në stervitje

Mesfushori i Man United, Marouane Fellaini thotë se stërvitjet janë më argëtuese me Jose Mourinhon se sa me Louis van Gaal.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori belg edhe nën drejtimin e Van Gaal kishte minutazh por jo sikur në këtë sezon nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho.

”Van Gaal është strik, Mourinho është strikt, por jo si Van Gaal”.

”Është më argëtuese me Mourinhon, stërvitja ndryshon gjatë gjithë kohës. Nuk është rutinë”, theksoi Fellaini. /Periskopi/

mourinho-van gaal

Mourinho dorëzohet për titullin, ia hedh fajin Van Gaalit

Barazimi i fundit në kampionat ndaj West Ham duket se ka shuar shpresat e United për të qenë në garë për titullinkampion.

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho e pranon tashmë se skuadra e tij thuajse nuk ka asnjë shans, teksa ka gjetur dhe fajtorin për dështimin e këtij sezon.

“Ndonjëherë, kur një trajner merr përsipër një klub të ri, dallimet në çasjen e mentalitetit janë të rëndësishme. Në këtë rast të gjitha gjërat kanë nevojë për një kontakt, qoftë edhe pak, vetëm një gjurmë gishtash dhe trajneri i ri mund të marrë më shumë nga skuadra.

Ne ndoshta mund të merrnim rezultate më të mira, në qoftë se nuk ishin duke u përpjekur për të shkuar në një drejtim të kundërt”, tha ndër të tjera Mourinho që sulmoi në mëyrë indirekte Van Gaalin.

conte-mou

Conte godet Mourinhon: Këtë yll nuk është dashur ta largosh nga Chelsea

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur rreth të kaluarës së Kevin de Bruyne te Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se është për keqardhje pse ai sot luan në tjetër ekip dhe jot ë Chelsea, duke kritikuar kështu indirekt Jose Mourinhon, i cili në atë kohë drejtonte të kaltërit nga Londra.

“De Bruyne ka luajtur në Chelsea dhe vërtetë është një lojtar i madh”, deklaroi Conte.

“Është keqardhje e madhe pasi ai sot luan për tjetër ekip. Ai është një lojtar fantastik për Manchester Cityn. I uroj gjitha të mirat atij, pas përballjes me ne”, shtoi italiani. /Periskopi.com

jose moruinho

Mourinho flet për trajnerin e Chapecoense (Video)

Bota e futbollit ka mbetur e shokuar me aksidentin që skuadra e Chapecoenses e pësoi në fillim të kësaj jave.

Periskopi.com Sporti

Shumica e lojtarëve e humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit ku ishin duke udhëtuar drejt Kolumbisë për tu takuar me skuadrën Atletico Nacional.

Edhe trajneri i tyre Caio Junior, ka humbur jetën në këtë aksident.

Trajneri Jose Mourinho, ka folur pas ndeshjen me West Hamin (4-1) ku ka kujtuar trajnerin brazilian.

Braziliani ka luajtur një pjesë të madhe të karrierës në Portugali ku e kanë  pëlqyer shumë si lojtar.

Mourinho tha se është i shokuar nga vdekja e tij dhe lojtarëve duke i ngushëlluar familjet.

manchester-united-manager-jose-mourinho-kicks-a-water-bottle

Zyrtare: Mourinho dënohet nga FA

Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka marrë suspendim prej një ndeshje mos paraqitje.

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho, është dënuar me një ndeshje mosparaqitje dhe gjobë prej 16 mijë funtesh pasi u ndëshkua nga gjyqtari në barazimin 1 me 1 me Ëest Hamin të dielën.

Ai do të mungojë sonte në ndeshjen mes dy klubeve në kuadër të çerekfinales në EFL Cup.

Ai ishte përjashtuar nga gjyqtari Jon Moss pasi kishte goditur shishen e tij të ujit në shenjë frustrimi pas vendimit të gjyqtarit për ndëshkim me karton të verdhë të Paul Pogbas. /Periskopi/

mourinho2

‘Mourinho dëshiron të shkarkohet nga United’

Ish-futbollisti anglez, Tony Gale ka dhënë një deklaratë shumë interesante në lidhje me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se portugezi disi dëshiron të shkarkohet nga pozita e trajnerit te gjigandi nga Old Trafford.

“Ai duhet si një njeri që përpiqet për t’u shkarkuar”, tha Gale.

“Ai nuk ka marrë një shtëpi në Manchester. Ai duket se vetëm po kërkon të largohet”.

“Kjo ndodh zakonisht në dy ose tre vjet me Mourinhon, por tani kanë kaluar vetëm dy ose tre muaj dhe unë nuk mund ta kuptoj se çka po ndodh”, përfundoi ai. /Periskopi.com

mourinho-guardiola

Mourinho dhe Guardiola kanë një marrëveshje

Oraret e ndeshjeve të Premier League kanë formuar një aleancë që nuk është parë asnjëherë deri më sot: atë mes Pep Guardiolës dhe Jose Mourinhos.

Periskopi.com Sporti

Tekniku i Manchester City u ankua për kalendarin e kësaj fundjave, pasi ishte skuadra e “Citizens” ajo që hapi këtë javë të kampionatit me ndeshjen ndaj Burnley, vetëm 72 orë pas sfidës me Mönchengladbach në Ligën e Kampioneve.

“Nëse të thonë të luash në 13:30, duhet ta bësh. Edhe po të ankohesha në Federatë, nuk do të ndryshoja gjë. Megjithatë, kjo nuk ndodh vetëm me ne, por me të gjitha skuadrat. Është e nevojshme që kalendari të përcaktohet duke u bazuar edhe te ndeshjet evropiane të skuadrave”, deklaroi Guardiola.

Çështja e orareve të ndeshjeve në Premier League është diskutuar me forcë nga Jose Mourinho prej kohësh. Në një intervistë për “Daily Mail”, trajneri portugez i Manchester United theksoi se drejtuesit e ligës angleze kanë krijuar një situatë të vështirë për klubet. Sipas tij, më shumë rëndësi i jepet kampionatit dhe jo sfidave në Ligën e Kampioneve apo Europa league.

/ Top Channel

mourinho3

Mediat angleze godasin keq Mourinhon, ja si e quajnë

Mediat angleze nuk durojnë më dhe sulmojnë ashpër Jose Mourinhon.

Periskopi.com Sporti

Gazeta britanike”The Mirror” ka publikuar një shkrim kundër strategut portugez të cilit i vë etiketimin si specialist për t’u justifikuar gjithmonë për humbjet, shkruan Albeu.

“Të gjuash shishe, të sulmosh arbitrin, nuk mund të jenë justifikim. Mourinho po gjen gjithmonë e më shumë mënyra se si për të mos fituar ndeshjet e futbollit. Ai duhet të jetë fajtor për pikët e lëna rrugës, sepse tashmë Manchester United nuk kanë asnjë mundësi për titullin”, citon ndër të tjera gazeta britanike që nuk i kursen asnjëherë kritikat.

mourinho2

Kastastrofë për Mourinhon

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho nuk e ka aspak të sigurtë qëndrimin te ky klub.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga portugezi nuk po arrinë të këndellet dhe të futet në garë për kreun e Premier Ligës.

Me barazimin e djeshëm ndaj Ëest Ham United, 20-herë kampioni i Anglisë ka dështuar të fitojë në katër ndeshje radhazi në Old Trafford.

Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin 1990. /Periskopi.com

mourinho-wenger

Mourinho kurrë nuk ka gjasa ta drejtojë këtë skuadër

Jose Mourinho kurrë nuk ka gjasa të drejtojë skuadrën e Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Kështu thotë legjenda e ‘topçinjve’, Bob Wilson, i cili thotë se nuk do ta falë kurrë portugezin për sjelljen e keqe ndaj trajnerit Arsene Wenger.

“Arsenali si një bord dhe si një klub nuk do të dëshironte metodat e menaxhimit të Mourinhos”, deklaroi Wilson.

“Ai abuzon pas ndeshjeve dhe ka mungesë respekti. Unë kurrë nuk do t’ia fal atij mungesën e respektit ndaj Arsene Wenger”, shtoi ai.

Mourinho dhe Wenger ishin përplasur edhe fizikisht në vitin e kaluar në ndeshjen ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit. /Periskopi.com

willian

Mourinho e do yllin e Chelseat te United

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar të transferojë yllin e Chelseat, Willian.

Periskopi.com Sporti

Braziliani pëlqehet jashtëzakonisht nga ‘special one’, prandaj dërgimi i një ofertë për të në janar ka shumë mundësi të ndodhë.

Megjithatë, vështirë se drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë të gatshëm të lejojnë largimin e 28-vjeçarit nga skuadra, duke pasë parasysh faktin se ai është një ndër futbollistët kryesor të skuadrës pesë herë kampione të Premier Ligës. /Periskopi.com

mourinho

Mourinho s’e donte në skuadër, ylli i United marrëveshje me klubin amerikan

Bastian Schweinsteiger sipas të gjitha gjasave do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

Ylli gjerman i Manchester United nuk po gjen hapësira në formacionin e parë të trajnerit Jose Mourinho.

Mediat gjermane shkruajnë se ai ka arritur marrëveshje me klubin amerikan, Chicago Fire.

Thuhet se marrëveshja mes palëve është për tre sezone dhe ish-ylli i Bayernit do të përfitojë 6 milionë euro në sezon. /Periskopi.com

mourinho-messi1

Zyrtare: Mourinho tregon nëse do ta transferojë Messin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur rreth mundësisë së transferimit të Lionel Messit në Old Trafford.

Periskopi.com Sporti

Portugezi thotë se është i sigurtë se argjentinasi nuk do të transferohet te 20 herë kampioni i Premier Ligës.

“Për te Manchester United, jam i sigurtë se Messi nuk do të vijë”, tha Mourinho.

“Për Messin është gjithmonë e njëjta ngjarje, çdo sezon thuhet se do të largohet dhe më pas nuk largohet”, shtoi ai. /Periskopi.com

mourinho-messi

Mourinho me deklaratë të pabesueshme për Messin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë tejet të pazakontë.

Periskopi.com Sporti

‘Special one’ shpreson që Lionel Messi të mos largohet kurrë nga Barcelona.

Kjo, pasi sipas tij argjentinasi i përket klubit nga Camp Nou dhe klubi i përket atij.

“Shpresoj që ai të mos largohet asnjëherë, Messi i përket Barcelonës dhe Barcelona i përket atij”, tha Mourinho. /Periskopi.com

during the Premier League match between XXX and XXX at Old Trafford on August 19, 2016 in Manchester, England.

Konfirmohet: A po largohet Ibrahimovic nga Man Utd?

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të mbetet në Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm.

Periskopi.com Sporti

Portugezi thotë se po punohet që suedezi të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm, gjë e cila duket se do të ndodhë.

“Situata e Zlatan është e thjeshtë”, tha Mourinho.

“Ai ka një vit plus një tjetër në kontratë. Ne jemi të lumtur me të. Jemi duke shkuar për një marrëveshje edhe për një sezon të dytë”, shtoi ai. /Periskopi.com