Arsenali kërkon yllin spanjoll

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, besohet se është duke menduar të transferojë mbrojtësin e Valencias, Jose Gaya.

Periskopi.com Sporti

Monreal, 31-vjeçar është zgjedhja e parë e “Topçinjve”, ndërsa Wenger kërkon një mbrojtës të ri edhe pse në klub ka Kieran Gibbsin që ka edhe 18 muaj në kontratën e tij.

Sipas “DailyMirror”, Gaya kryeson listën e dëshirave të francezit. 21-vjeçari cilësohet si një prej anësorëve më të mirë të rinj në Evropë.

Marrëveshja nuk pritet të realizohet gjatë janarit, pasi Valencia nuk dëshiron ta largojë futbollistin pa siguruar mbijetesën në La Ligë.

Guardiola kërkon dyshen spanjolle

Strategu katalunas, Pep Guardiola është në kërkim të dyshes spanjolle, Hector Bellerin dhe Jose Gaya.

Periskopi.com Sporti

Manchester City shpenzoi mbi 50 milionë euro për blerjen e mbrojtësit John Stones nga Everton, por si duket kjo nuk i ka mjaftuar 45-vjeçarit.

Tekniku spanjoll mendon të freskoj krahët e mbrojtjes, pasi që Bacary Sagna, Pablo Zabaleta dhe Aleksandër Kolarov me gjasë janë në vitet e fundit të karrierës së tyre.

 

Pep Guardiola ka 100 milionë euro për dyshen që do të tentojë t’i ofrojë në Etihad Stadium. /Periskopi.com