barcelona

Zyrtare: Barcelona dridhë tifozët para El Clasicos

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi Jordi Alba është në dyshim për derbin ndaj Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Derbi më i madh i futbollit në botë zhvillohet këtë të shtunë.

Ndërsa, Alba pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Real Sociedadit dhe ka shumë mundësi të mungojë në El Clasico.

“Pas testeve të bëra gjatë ditës së sotme, është konstatuar se Jordi Alba ka një të mavijosur në gjurin e djathtë dhe i është ënjtur nyja e majtë. Se a do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme, do të mësohet ditëve në vazhdim, varësisht ecurisë së rikuperimit”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcelonës. /Periskopi.com

barcelona

Barcelona tronditet para El Clasicos

Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm shumë të keq para derbit më të madh të futbollit në botë, El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Katalunasit takohen më 3 dhjetor për të zhvilluar derbin kundër Real Madridit.

Por, Barcelona do të duhet t’ia dalë pa mbrojtësin Jordi Alba, i cili pësoi mbrëmë një dëmtim në sfidën ndaj Real Sociedadit.

Mediat spanjolle shkruajnë se me shumë gjasë ai do të mungojë në sfidën ndaj Los Blancos, për shkak të dëmtimit në gju. /Periskopi.com

monreal

Monreal ftohet në vend të Albas

Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë pa mbrojtësin Jordi Alba. Por, ata tashmë kanë ftuar Nacho Monreal.

Periskopi.com Sporti

Monreal, i cili luan te Arsenali është ftuar për ndeshjen e së dielës, e cila zhvillohet në Loro Boriçi të Shkodrës ndaj liderit të grupit, Shqipërisë.

Monreal ka qenë edhe më herët pjesë e skuadrës së Spanjës, por tani e sa kohë nuk është ftuar, edhe pse sezonet e fundit ka treguar paraqitje tejet të mira te Arsenali. /Periskopi.com

alba

Ylli i Spanjës mungon ndaj Shqipërisë

Mbrojtësi i majtë i Spanjës, Jordi Alba nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Shqipëria pret në Shkodër Spanjën këtë të dielë, për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Futbollisti i Barcelonës nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e mbrëmshme kundër Italisë. /Periskopi.com

alba

Duam të fitojmë çdo trofe

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba thotë se klubi i tij dëshiron të fitojë të gjithë trofetë.

Gjigandi nga Camp Nou u shpall kampion i La Ligas në sezonin e kaluar, mirëpo nuk arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve.

“Skuadra jonë është si tifozët tanë. Ne duam të fitojmë të gjithë trofetë”, deklaroi Alba.

“Ne jemi shumë të motivuar në çdo garë dhe nëse ne nuk arrijmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve, atëherë njerëzit mund të thonë se kjo garë merr rëndësi të shtuar”. /Periskopi.com

alba

Do ta kemi vështirë ndaj Celtic

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba beson se skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë përballjen me skuadrën e Celtic në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat takohen nesër mbrëma në Camp Nou me fillim nga ora 20:45.

“Ne e kemi parë Celtic duke luajtur shumë mirë. Do të jetë e vështirë që ne të krijojmë mundësi, por kjo është ajo që ne do të përpiqemi ta bëjmë. Është me rëndësi të kemi një fillim të mirë”, deklaroi Alba. /Periskopi.com