Britaniku që luftoi në Kosovë ka nevojë për ndihmë, vuan nga kanceri

Jonathan Mark Harrison, i njohur si Jon Harrison, është veteran i luftës në Kosovë. Burri që dha shumë për lirinë e shqiptarëve, vuan nga shumë sëmundje.

Periskopi.com Lajme

Jeta e tij e sotme do ta prekë thellë në zemër çdo njeri.

Ndaj, është hapur kjo faqe për ta ndihmuar shërimin e tij dhe kthimin e tij jetës normale: https://www.gofundme.com/lets%C2%AChelp%C2%ACjon%C2%ACkickcancer

Në vitin 2009, Joni është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, pas së cilës u operua.

Por, janë bërë gabime gjatë operimit duke e lënë atë me infeksion të vazhdueshëm kullues në murin e poshtëm të legenit të tij.

Kjo shkakton dhimbje të padurueshme dhe probleme të vazhdueshme mjekësore të cilat po shtohen në problemet e përditshmërisë së tij (krahas ileostomisë së bërë për shkak të largimit të zorrës së tij të trashë).

Në vitin 2012 Joni është diagnostikuar me atë që dukej të ishte tumor i paoperueshëm në tru.

I ishin dhënë 18 muaj jetë, por fatmirësisht tumori ngadalësoi rritjen e tij.

Sidoqoftë, rëndon jetën e Jonit në shumë mënyra: ai rrëzohet i pandjenja, ka humbje të vetëdijes dhe është në dhimbje të vazhdueshme.

Për shkak të tumorit, Joni diagnostikohet më 2016 me sëmundje të harresës (MCI).

Joni u diagnostikua më 2014 edhe me një tumor tjetër në pjesën e poshtme të shpinës së tij. Ky tumor ka vazhduar të rritet shumë ngadalë dhe ndikon në lëvizshmërinë e tij.

Joni është i detyruar të marrë 32 tableta në ditë. Shumica e këtyre janë lehtësues të dhimbjes, përfshirë morfinën dhe opiatet me fuqi të lartë kundër dhimbjes.

Atij i duhet të ketë kujdestarë (për të cilët kontribuon me pjesë të madhe të të ardhurave të vogla të tij) çdo ditë, për ta ndihmuar me punët e përditshme (ta sigurojnë se i ka marrë medikamentet e tij, se do t’i bëjë gati për më vonë, dhe gjithashtu të qëndrojnë kur pastrohet për të qenë të gatshëm për ndihmë nëse humb ndjenjat).

Gjithashtu, gjatë javës kujdestari e merr Jonin për të bërë blerjet për nevojat e shtëpisë. Kjo është koha e vetme kur ai del jashtë shtëpisë: dy herë në javë për tri orë secilën herë (Jon ka hequr dorë nga të voziturit, për shkak të rrezikut të humbjes së ndjenjave).

Gjithashtu, kjo është e vetmja kohë kur Joni ka rastin të ketë ushqim të freskët, sepse ai është i frikësuar të përgatisë vet për shkak të harresës (ka vënë gjëra për të përgatitur, ka shkuar në shtrat dhe gati se nuk e ka djegur shtëpinë).

Joni fatkeqësisht vuan edhe nga diabeti, për çka duhet të marrë insulinë dy herë në ditë.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Joni u takua me neurokirurgun Haxhi Adylin. Joni ia prezantoi gjendjen e tij dhe shpjegoi se i është thënë në shumë raste se tumori i tij ishte i paoperueshëm.

Doktor Avdyli tha se tumori ishte i operueshëm duke përdorur procedurën GAMMA KNIFE.

Kjo e gëzoi Jonin, por në vendlindje e kuptoi se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë nuk do t’ia mbulojë operimin.

Ndaj, duhet të paguajë një institucion privat shëndetësor për të kryer këtë operacion për të cilin është dedikuar kjo faqe.

Operacioni, me kujdesin pas tij dhe me seritë pasuese të imunoterapisë, do të kushtojë rreth £40000. Pra, Jonit i nevojitet ndihma juaj për ta ndihmuar të ketë shanse më të mira në jetë. Joni ka këtë shans të jetojë si duhet. Prandaj, le ta ndihmojmë.

Donacionet do të përdoren ekskluzivisht për GAMMA KNIFE dhe të faturave mjekësore. Sa më herët që ne i hapim zemrat tona, më mirë për shëndetin e tij dhe shanset e tij për të jetuar.

Gruaja shtatzënë e Jonit dhe familja e saj u masakruan dhe u dogjën të gjallë në Kroaci në vitin 1995, derisa ai ishte në fushëbetejë duke luftuar kundër regjimit serb.

Ai ishte hedhur dy herë në erë në fushë të minuar në vitin 1993 dhe nga një granatë dore në vitin 1994. Disa nga copat metalike nga eksplodimet ende gjenden brenda trupit të Jonit.

Joni ishte plagosur me armë zjarri po ashtu në Parkun Kombëtar Plitvica në Kroaci në janar të vitit 1995, kur ai dhe brigada e tij u sulmuan në pritë nga një patrullë serbe, gjersa ishin në ndjekje të serbit që komandonte kampet e dhunimit.

Joni shiti gjithçka që kishte në Britani dhe la një jetë të mirë atje vetëm e vetëm që të shkonte si vullnetar për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ai bëri të njëjtën gjë duke luftuar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Joni ishte instruktor në DELTA – Brigada 138 “Agim Ramdani” – UÇK. Ai luftoi për ne, le të luftojmë tani ne për të! /albeu.com/

Eprori anglez i UÇK-së që kritikon listën e veteranëve, nga sot iu bashkua LDK-së

 

Jon Harrison

Eprori anglez i UÇK-së që kritikon listën e veteranëve, nga sot iu bashkua LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar sot në radhët e veta Veteranin Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison.

Periskopi.com Lajme

Ceremonia e anëtarësimit të z. Harrison në LDK u zhvillua në Degën e LDK-së në Prizren, pas solemnitetit me rastin e emërimit të një rruge në këtë qytet me emrin e luftëtarit të lirisë së Kosovës, Jon (Xhon) Harrison, raporton Periskopi

Në këto ngjarje ishin të pranishëm drejtues të LDK-së, deputetë, përfaqësues lokalë, anëtarë të LDK-së dhe qytetarë të shumtë nga Prizreni e më gjerë.

Libreza e anëtarësisë së Harrison në LDK iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri./ Periskopi

Jon Harrison ZKP-2  ZKP-1

Jon Harrison

Eprori anglez i UÇK-së: Kurrë nuk kanë qenë 50 mijë ushtarë, as përafërsisht

Ushtaraku britanik i UÇK-së, Jon Harrison, ka thënë se nëse Kosova do t’i kishte pasur 50 mijë luftëtarë në luftën e fundit, Beogradi do të ishte pjesë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë dhe se betejat janë fituar më shumë më pak njerëz në front, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di ku kanë qenë të gjithë ata veteranë të luftës të deklaruar paslufte. Ata që thonë se kanë qenë, por nuk kanë marrë pjesë në luftë e nënçmojnë mundin e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në luftë. UÇK-ja nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë. Në fillim të Betejës së Koshares kemi qenë vetëm 49 ushtarë. Nëse UÇK-ja do të kishte 50 mijë ushtarë, tash do të ishim duke pirë kafe në Beograd, duke pirë kafe në Kosovën e Madhe”, tha ai.

“Çdoherë që e dëgjoj emrin Koshare, qimet në gjithë trupin më ngritën. Jam shumë krenar që kam mundur të bëj diçka atë kohë. Kur hyj në faqe interneti dhe dëgjoj serbët të flasin për ato ditë, qeshem me sa kam fuqi. Janë shumë qesharakë”, ka thënë ai.