terry

Lajm i keq për Chelsean

Kapiteni i Chelseat, John Terry ka pësuar një tjetër dëmtim dhe do t’i mungojë skuadrës për dy ose tre javë.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri Antonio Conte.

“Terry ka pësuar një lëndim të ri dhe do të jetë jashtë për dy deri në tre javë”, tha Conte.

Terry është përballur edhe me tjera dëmtime kohëve të fundit. /Periskopi.com

terry

Hazard nuk dua të bëhem si Terry

Anësori belg, Eden Hazard, ka refuzuar mundësinë për t’u bërë kapiten i Kombëtares Belge.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Chelsea është rikthyer në formën e tij më të mirë në këtë sezon për Chelsea ashtu edhe për kombëtaren belge.

Ai është pyetur nga gazetarët se a dëshiron të bëhët kapiten i Belgjikës, ai është përgjigjur duke thënë se nuk mund të bëhem si John Terry.

“Nuk mund të bëhëm sikur John Terry. Si kapiten nuk flas shumë, unë gjithënjë përpiqem të flasë me këmbët e mija në fushë, kjo është puna ime” është përgjigjur mesfushori belg.

Eden Hazard në fanelën e Chelsea është paraqitur në 219 ndeshje duke shënuar 60 gola në total. /Periskopi.com

terry1

Terry i gatshëm për derbin kundër Manchester United

John Terry është gati për sfidën e së dielës ndaj Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Sot është raportuar se anglezi përsëri kishte pësuar një lëndim dhe se do të mungonte për të dielën, por menaxheri italian ka mohuar lëndimin e tij.

“John është në formë të mirë. Ai është stërvitur me ekipin. Ai zgjodhi problemin me kyçin e këmbës. Është i gatshëm për ndeshje”, ka thënë Conte.

 

Chelsea e pret Manchester United në Stamford Brigde të dielën nga ora 17:00. /Periskopi.com

terry1

Rikthehet Terry

Tifozët e Chelseat kanë marrë një lajm shumë të mirë para ndeshjes ndaj Leicester Cityt.

Periskopi.com Sporti

Sfida ndërmjet të kaltërve të Londrës dhe kampionit në fuqi zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:30.

Dhe, kapiteni i Chelseat është i gatshëm për këtë sfidë.

Ai kishte dëmtuar kohë më parë ligamentet e gjurit dhe kishte munguar në disa sfida shumë interesante, si atë ndaj Arsenalit, Liverpoolit dhe Hull City. /Periskopi.com

teryyi

Terry dëshiron të bëhet trajner

Ish kapiteni i Anglisë ka deklaruar se dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen.

Periskopi.com Sporti

Veterani i Chelsea nënshkroi kontratën një vjeçare sezonin e kaluar me Chelsea që do t’i përfundoi në fund të këtij sezoni, pas dy dekadash dhe më shumë se 700 paraqitje.

Legjenda e londinezëve është duke përfunduar kurset e Uefa-s për licensën e trajnerit.

John Terry ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Instagram ku shihen përgaditjet e tij dhe skemat që i mendon. “Duke bërë detyrat e shtëpis për kurset e trajnerit dhe duke i shikuar të gjitha taktikat që kamë shkruar gjatë vitëve.” /Periskopi.com

trajner terry

futbollisti2

Yjet e futbollit po ndihmojnë futbollistin që humbi dy këmbët

Shaun Whiter dhe Joey Abbs pësuan dëmtime të rënda si pasojë e goditjes së një veture gjersa po ndërronte gomën e makinës së tyre.

Periskopi.com Sporti

Whiter humbi të dy këmbët, ndërsa edhe Abbs ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë.

Megjithëse te dy futbollistët kanë luajtur për klubet e rangjeve më të ulëta angleze, shumë gjigantë kanë vendosur t’i ndihmojnë ata.

Lionel Messi u dërgoi fanellë me nënshkrimin personal, e cila do të jetë në ankand më 9 tetor. Gjithashtu edhe Arda Turan, Wayne Rooney, John Terry kanë vepruar si argjentinasi.

Paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë për të dy ish-futbollistët e Cambridge City.

keane

Chelsea gjen ‘Terryn e ri’

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte duket se ka gjetur zëvendësimin e duhur për John Terry.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja britanike ‘Mirror’ raporton se trajneri italian e sheh mbrojtësin e Burnley, Michael Keane si zëvendësim të duhur të kapitenit John Terry.

Ky i fundit me gjasë do të largohet nga Stamford Bridge në fund të këtij sezoni, madje mund të ndodhë edhe pensionimi i tij.

Në anën tjetër, 23-vjeçari i Burnley ka shkëlqyer me paraqitjet te skuadra e tij dhe transferimi i mundshëm i tij te të kaltërit e Londrës mund të realizohet për 25 milionë funte. /Periskopi.com

keane

Chelsean gjen ‘Terryn e ri’

Periskopi.com Sporti

Chelsea duket se ka gjetur pasardhësin e John Terryt në mbrojtje.

Londinezët janë duke vëzhguar mbrojtësin e talentuar të Burnley, Michael Keane, të cilin e shohin si zëvendësimin e duhur për kapitenin e ‘blues’.

23-vjeçari ka qenë në të kaluarën pjesë e akademisë së Manchester United, ndërsa nga viti 2014 aktivizohet te Burnley.

Në anën tjetër, John Terry pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni, në rast se nuk vendosë të transferohet te ndonjë skuadër tjetër. /Periskopi.com