jonh stones

Stones: Nuk frikësohem nga përballja me Messi

Qendërmbrojtësi anglez, John Stones, ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me Messi dhe se përballja më të nuk e frikëson.

Periskopi.com Sporti

John Stones është transferuar këtë sezon në Etihad Stadium duke u shëndrruar një nga pikat kqye të Pep Guardioles.

Stones ka folur se si është rritur duke e shikuar Messi dhe se është një fans i tij.

Stones tha “Nuk më frikëson përballja me Messi, mendoj se gjithmonë duhesh të luash kundër më të mirit dhe të shikosh se a mund të përballesh me të. Përballja me Messi do të nxjerrë më të mirën nga unë”

“E shikojë si një sfidë fantastike dhe mezi po e pres. “Për mua, Messi është lojtari më i mirë në botë, thjesht.”

“Por nuk është vetëm ai, është çdokush në atë ekip. Suarez është po ashtu që nga largimi i tij nga Liverpool ka kaluar në nivel tjetër”, shtoi Stones.

Barcelona e pret Manchester City në Nou Camp për ndeshjen e grupit C në Ligën e Kampionëve. /Periskopi.com

stones

Guardiola do ta ndihmojë Stones

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se mbrojtësi i ri i Manchester Cityt, John Stones do të tregojë formë të mirë te skuadra e tij e re, nën menaxhimin e trajnerit Pep Guardiola.

“Stones është një lojtar i madh dhe mbrojtësi më i mirë qëndror që kanë anglezët. Më pëlqen mënyrë se si ai luan, ka një stil të ngjashëm me mua”, deklaroi Stones.

“Pep do ta ndihmojë atë për të marrë përsipër situatat e rrezikshme. Por, duke qenë në mbrojtje, ju keni për të kontrolluar këto rreziqe. Unë mendoj se ai do t’ia dalë mirë”. /Periskopi.com