chelsea

Ylli i Chelsea afër gjigandit spanjoll

Mesfushori nigerian, John Obi Mikel nuk është në planet e Chelseat.

Periskopi.com Sporti

Afrikani nuk është aktivizuar nga trajneri italian, Antonio Conte i cili nuk po llogaritë në shërbimet e tij.

Mikel do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në La Liga.

Është skuadra e Valencias që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij dhe dëshiron ta transferojë atë.

mikel

29-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsean në qershor të vitit 2017 dhe do të largohet për pak para në janar.

Valencia pritet të paguajë rreth tre milionë euro për transferimin e tij.

mikel

Mikel ribashkohet me Jose Mourinho?

Manchester United janë duke menduar të bëjë një ofertë në drejtim të Chelseat, për mesfushorin Nigerian John Obi Mikel.

Periskopi.com Sporti

Nigeriani Mikel në fund të këtij sezoni i përfundon kontratë me skuadrën londineze, poashtu ai nuk është duke u pëlqyer nga trajneri italian Antonio Conte.

Mikel në këtë sezon nuk bërë asnjë paraqitje në Premier Ligë.

John Obi Mikel ishte transferuar në verën e vitit 2005 në Chelsea në mënyrë të çuditshme, pasi ai ishte prezantuar njëhera si lojtar i Manchester United por ai kishte ndërruar mendje dhe kishte nënshkruar për Jose Mourinhon. /Periskopi

mikel

Edhe Mikel drejt Ligës Amerikane

Periskopi.com Sporti

Pas largimit nga Chelsea të Frank Lampard disa sezone më parë drejt Ligës Amerikane, së shpejti mund të ndodhë edhe një largim tjetër nga Stamford Bridge, në të njëjtin destinacion.

Është mesfushori John Obi Mikel, ai i cili ka thënë se mund të ndjekë rrugën e anglezit.

Nigeriani ka humbur vendin e titullarit te skuadra e trajnerit Antonio Conte dhe me gjasë largimi i tij do të ndodhë në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

mikel

Mikel: Mund të largohem në janar

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Stamford Bridge në afatin kalimtar të janarit.

Nigeriani ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me të kaltërit e Londrës, ndërsa rinovimi i saj ende nuk duket në horizont.

“Unë kam një vit të mbetur në kontratën time. Kur iu mbetet vetëm edhe një vit kontratë, atëherë ju planifikoni dhe mendoni se çka do të ndodhë në fund të sezonit”, tha Mikel.

“Në janar ju keni të drejtë të bisedoni me klubet tjera ose të nënshkruani ndonjë parakontratë me ndonjë klub”. /Periskopi.com