Hahn: Duhet më shumë kohë për formimin e qeverisë në Maqedoni

Ndryshe nga apelet e një dite më parë për përshpejtim të procesit të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë, duket që kjo do të marrë më shumë kohë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e bëri të ditur komisari evropian për zgjerim Johanes Han i cili pas takimeve të një dite më parë me krerët e partive politike deklaroi se cilësia e marrëveshjes për qeverinë e re është më e rëndësishme se sa shpejtësia e krijimit të ekzekutivit.

“Me sa duket, kjo do të marrë pak kohë. Partitë duhet të negociojnë dhe duhet të marrin vendim në interes të vendit, të qytetarëve, të perspektivës evropiane dhe të jenë të fokusuara në punë konkrete. Ne do të bëjmë çdo gjë për të ndihmuar vendin dhe lidershipin në vend. Ka të bëjë me cilësinë dhe jo shpejtësinë dhe ata duhet të negociojnë, duhet të dëshmojnë pjekurinë e tyre demokratike, duhet të kenë një program të shkëlqyer, bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës, përkushtimin në perspektivën evropiane dhe nëse bëhet kështu unë jam shumë i bindur për të ardhmen e vendit. Unë jam gjithmonë optimist”, ka thënë Johanes Han, komisionari për zgjerim.

Megjithatë nevoja për Qeveri të re dhe rikthimi në funksion të plotë i të gjitha institucioneve shtetërore në një kohë të shpejtë është theksuar edhe gjatë takimit të eurokomesarit Han me presidentin George Ivanov.

Në takim u potencua se është e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet Qeveria sepse vetëm me institucione tërësisht funksionale shteti do të jetë i gatshëm të merret me të gjitha sfidat si dhe të angazhohet në reformat evropiane dhe qëllimet euro-integruese.

Negociatat për formimin e Qeverisë nuk kanë lëvizur në drejtim të një marrëveshje. Kreu i BDI-së Ahmeti sot ka zhvilluar konsultime me nënkryetarët e partisë por mbledhja e kryesisë ku pritet të merret një vendim, nuk është caktuar akoma. Ahmeti së fundmi publikisht ka kërkuar të shkruara në letër të gjitha kushtet që ofron LSDM-ja për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy partive. Nga LSDM-ja deklaruan se nuk e kanë problem t’i dorëzojnë edhe të shkruara kushtet e negocimit, por vazhdojnë t’i mbajnë ato larg syve të opinionit. Një ditë më parë mediat u shmangën dhe nuk arritën të sigurojnë pamje dhe prononcime nga takimi i kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me eurokomesarin Han kurse heshtja e tyre ka vazhduar edhe sot.

Johannes Hahn fillon takimet me liderët e partive politike

Eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn sot pasdite në Shkup ka filluar takimet me liderët e partive politike, me të cilët pritet të bisedojë rreth situatës aktuale politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Takimi i parë i Hahn është me kryetarit e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe më pas do të vijojnë takimet me Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçin nga PDSH, Ali Ahmetin nga BDI, Zoran Zaevin nga LSDM dhe takimi i fundit sipas paralajmërimeve do të jetë me Nikolla Gruevskin.

Ymeri: Edhe Hahn u pajtua të ketë hetime të pavarura për rastin Dehari

Pas takimit me krerët e partive politike në Kosovë, të ulur në një tryezë me komisarin evropian Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Europian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, Visar Ymeri ka treguar se për çka kanë diskutuar.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se ka ngritur çështjen e vdekjes së Astrit Deharit, për të cilën ka thënë se edhe komisionari Hahn ka kërkuar që të jetë hetim i pavarur dhe transparent, transmeton Koha.net.

“Unë ngrita fillimisht rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ku shpreha mosbesimin që familja Dehari ka ndaj institucioneve që po e kryejnë hetuesinë ndaj këtij rasti se si e kanë administruar deri tash këto institucione këtë rast dhe për shkak të përgjithësisë kontaminimi të plotë të besueshmërisë të këtyre institucioneve ndaj rastit dhe përgjegjësisë që shteti e ka në këtë rast. Hahn nuk pat ndonjë përgjigje për këtë rast, përveç se shprehu ngushëllime dhe ai u pajtua se rasti duhet hetuar me hetime të pavarura dhe transparente”, ka thënë Ymeri pas takimit.

Ai ka treguar se aty është diskutuar edhe për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian dhe veçanërisht marrëveshja rreth demarkacionit dhe dialogut me Serbinë.

“Qëndrimi jonë është shumë i qartë se demarkacioni, në formën e vet është e papranueshme se është e padrejtë për territorin e Kosovës dhe shtetit në përgjithësi. Arroganca e shtetit dhe insistimi se o në këtë marrëveshje o do të mbesim në këtë pozicion është jashtëzakonisht i dëmshëm për çfarëdo zhvillimi në Kosovë”, shtoi Ymeri më tej.

Gjendja në vend, sipas Ymerit, është rënduar jashtëzakonisht shumë, teksa qytetarët kanë humbur çfarëdo besimi ose përkrahje për këto institucione dhe krerët institucional.

Mënyra e vetme se si Kosova mund të ecë përpara, Ymeri ka thënë se është nëpërmes një ndryshimi rrënjësor e jo me këto parti krerët e të cilëve janë të zhytur thellë në krim.

“Konsideroj se një ditë më tepër me këtë qeveri në krye do të ju kushtojë qytetarëve shumë, siç po vërehet se çfarëdo zhvillimi në Kosovë është stopuar dhe secili insistim të Qeverisë shkon në dëm të Republikës së Kosovës”, përfundoi Ymeri.

Hahn ripërsërit, rruga e Serbisë për në BE kalon nëpër Kosovë

Komisari evropian për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn deklaroi sot se Serbia ka bërë përparim të madh në integrimet evropiane, duke hapur katër kapituj, por suksesi në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe nga reformat në fushën e sundimit të ligjit.

Periskopi.com Uncategorized

Këto komente komisari Hahn i bëri me rastin e prezantimit të Raportit të Komisionit Evropian mbi progresin e Serbisë, që ndodhet në procesin e zgjerimit të BE-së, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

 

Johannes Hahn të premten viziton Kosovën

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë kësaj jave të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

 

Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se Hahn në Kosovë do të jetë në ditën e premte.

Vizita e Hahn në Kosovë do të ndodh në një moment të tensionuar politik, ku ende tema e demarkacionit me Malin e Zi, ratifikimi i të cilët nga Bashkimi Evropian është vënë kusht për heqjen e vizave për Kosovën, është temë e nxehtë.

Ky pritet të jetë edhe mesazhi që do t’ua përcjell politikanëve kosovarë Hahn, se pa miratimin e demarkacionit nuk do të ketë heqje të vizave për kosovarët.

Vizita e Hahn në Kosovë do të ndodh edhe në prag të publikimit të “Raportit të Progresit” nga Komisoni Evropian.

Lajmi.net ka dërguar pyetje edhe në zyrën e BE-së në Kosovë për të konfirmuar vizitën e komisioneit për zgjerimin të BE-së. Nga zyra për informim është thënë se pyetjet janë dërguar të personat përgjegjës dhe në momentin që do të ketë përgjigjeje ato do të përcillen.