Johanes Hahn

Hahn mirëpret marrëveshjen për kodin telefonik, tregon çfarë na pret pas saj

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësim të BE-së kanë arritur marrëveshje për implementimin e Marrëveshje për Telekomunikacion nga viti 2013, respektivisht 2015.

Periskopi.com Lajme

Kosova nga 15 dhjetori i këtij viti zyrtarisht do ta merr prefiksin ndërkombëtar +383, duke i bërë të pavlefshëm prefikset e deritashëm të Serbisë (+381), Monakos (+377) dhe Sllovenisë (+386).

Marrëveshjen për implementimin e marrëveshjes së vitit 2013, respektivisht 2015 (Plani i Veprimit), e ka përshëndetur edhe komisionari evropian për zgjerim dhe negociata, Johanes Hahn, transmeton lajmi.net.

“E përshëndes marrëveshjen e arritur sot ndërmjet dy palëve për implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky përparim do t’i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe energjetikës”, ka shkruar komesari Hahh në llogarinë e tij në Twitter.

Ulrike LUNACEK

Lunaçek e lumtur që uli në një tryezë liderët politik të Kosovës

Nënkryetarja e Parlamentit Evropain, njëherësh raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka qenë e shkurtër në deklaratën e saj para gazetarëve pas takimit që ajo bashkë me komisionarin Hahn ka pasur me krerët politikë në vend.

Periskopi.com Lajme

Nuk ka pranuar të flasë për arritje të ndonjë marrëveshje mes palëve, por ka folur se çka është e rëndësishme nga takimi i sotëm, raporton Koha.net.

“Ishte një diskutim shumë i mirë. Mendoj se është e rëndësishme që të kemi debat me njerëz që nuk pajtohen gjithmonë për çështje të njëjta. Çfarë më pëlqeu më së shumti është se të gjithë u pajtuan se është tejet e rëndësishme për Kosovën që të ecë në rrugën e integrimit evropian”, ka thënë ajo, teksa është larguar për një takim me shoqërinë civile në Kosovë.

Kadri Veseli

Veseli: E rëndësishme se po takohemi

Për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh numri një i partisë më të madhe në vend, PDK, e rëndësishme nga takimi i sotëm është fakti se janë takuar.

Periskopi.com Lajme

Ai nuk ka pranuar të ndalet para gazetarëve për të dhënë detaje nga takimi që sonte krerët e partive politike në vend kanë pasur me Komisionerin Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek, e shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

“Mirë kemi kaluar, e rëndësishme është që po takohemi. Faleminderit shumë”, kanë qenë fjalët e vetme të Veselit pas takimit, ku pos tij e Mustafës prej vendorëve po merrnin pjesë e dhe Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Jakup Kransiqi.

Ramush Haradinaj

Përfundon takimi me Hahn, Haradinaj thotë se pati mospajtime

Ka përfunduar takimi i Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, me liderët e partive politike.

Periskopi.com Lajme

Ndërkaq Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për Klan Kosova, se ka pasur shumë mospajtime në mes opozitës dhe pozitës gjatë këtij diskutimeve.

Ramush Haradinaj ka thënë poashtu se është përmendur dhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme.

lideret e subjekteve politike

Përfundon gati tri orësh takimi i krerëve politikë me Hahnin e Lunaçekun

Ka përfunduar pas gati tri orësh takimi që pesë krerët e partive parlamentare në Kosovë kanë zhvilluar sonte me Komisionerin Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek, e shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Periskopi.com Lajme

Kadri Veseli i PDK-së, njëherësh kryeparlamentar e Isa Mustafa i LDK-së, njëherësh kryeministër i vendit nuk e kanë thënë asnjë fjalë pas takimit me gjithë interesimin e gazetarëve që kanë pritur aty për të mësuar detaje nga takimi që është mbajtur me dyer të mbyllura, raporton Koha.net.

Pas takimit megjithatë kanë folur Visar Ymeri i Vetëvendosjes, e Ramush Haradinaj nga AAK-ja. Të dy kanë thënë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi.

Komisioneri Hahn ka ardhur sot për vizitë zyrtare në Kosovë, kurse euro-deputetja Lunaçek, është në Kosovë që nga dje.

Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë kanë pasur një agjendë të ngjeshur, ku kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

lideret e subjekteve politike

Hahn e Lunaçek ende në takim me liderët e partive politike

Liderët e pesë partive parlamentare në Kosovë janë bërë bashkë në takim me Komisionerin Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek

Periskopi.com Uncategorized

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.

Në takim po marrin pjesë Kadri Veseli i PDK-së, Isa Mustafa i LDK-së, Visar Ymeri i LVV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Jakup Krasniqi nga Nisma.

Komisioneri Hahn ka ardhur sot për vizitë zyrtare në Kosovë, kurse euro-deputetja Lunaçek, është në Kosovë që nga dje.

Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë kanë pasur një agjendë të ngjeshur, ku kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

Isa Mustafa dhe johanes Hahn

Mustafa i gëzuar që u ulë më në fund me liderët e opozitës në një tavolinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, pas lansimit të Agjendës për Reforma Evropiane, mbajtën një konferencë për media.

Periskopi.com Lajme

Deklarata hyrëse për media e kryeministrit Isa Mustafa

I nderuari Komisioner Hahn,

Është kënaqësi e veçantë që t’ju kemi sot së bashku këtu në Kosovë, që të diskutojmë çështjet që janë në interes të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Kosovës.

Unë dëshiroj të informoj mediet, se sot kemi ndarë shumë çështje të cilat i kemi konsideruar se janë të përbashkëta. Kam pasur mundësinë e drejtpërdrejtë që të njoftoj Komisionerin Hahn, lidhur me veprimtarinë dhe veprimet të cilat po i merr Qeveria e Republikës së Kosovës për të përmbushur agjendën evropiane dhe po ashtu të ndajmë edhe mendimet tona të përbashkëta lidhur me të gjeturat nga Raporti i Progresit, lidhur me progresin që ka bërë Kosova në shumë fusha, por edhe lidhur me atë se çfarë Kosova duhet të bëjë më tutje.

Diskutuam edhe për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave, që është një proces në vëmendje të veçantë të qytetarëve të Kosovës. Ky proces edhe më tutje mbetet prioritet i yni sepse angazhohemi që atë ta përfundojmë sa më shpejtë, në mënyrë që të krijojmë kushte që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Sot patëm një arsye të veçantë të takimit tonë. Sapo lansuam zbatimin e 22 prioriteteve në kuadër të Agjendës Evropiane të Reformave. Konsiderojmë se kjo është një nismë tepër e rëndësishme për Republikën e Kosovës, përmes të cilës ne do të adresojmë prioritetet kryesore të procesit integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian të cilat do të zhvillohen në kuadër të kornizës së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Qëllimi i sotëm ishte që ne të dakordojmë një agjendë të përbashkët e cila do të fuqizoj zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të avancojmë përmes saj në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Të gjitha këto prioritete që ne i kemi përcaktuar së bashku me Bashkimin Evropian do të realizohen me përkrahje të të gjitha subjekteve në Kosovë, të institucioneve të Republikës së Kosovës, të opozitës, të institucioneve ndërkombëtare financiare, donatorëve, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit. Unë kam kënaqësi të veçantë të them se tani në takimin që patëm me Komisionerin Hahn, ishin prezentë  pjesa dërmuese e tyre dhe kishim po ashtu deklarime të tyre lidhur me përkushtimin që ata së bashku me ne të punojnë në këtë fushë.

Tani mund të them se përgjegjësia mbetet në institucionet tona në implementimin e planit të veprimit për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave përmes Ministrisë për Integrime Evropiane drejtpërsëdrejti dhe përmes ministrive të tjera, por edhe në akordancë të plotë të krijimit të një sinergjie të përbashkët me të gjitha institucionet dhe shoqërinë civile.

Më lejoni në fund që të ritheksoj se integrimi në Bashkimin Evropian ka qenë dhe mbetet vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, mbetet agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë si dhe një prej proceseve më esenciale me vlerë shtetndërtuese të Republikës së Kosovës.

Unë edhe njëherë dëshiroj të falënderoj Komisionerin Hahn për prezencën e tij, për ardhjen e tij sot dhe gjithë ata që kanë punuar në këtë agjendë dhe që kontribuuan që këtë agjendë sot ta prezantojmë para jush.

Johanes Hahn

Hahn kritikon pozitën dhe ua kujton se liberalizimi është në dorën e tyre

Tashmë janë shndërruar në rutinë deklaratat se Kosova nuk mund të ketë lëvizje të lirë pa e kaluar demarkacionin me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Komisionari për zgjerim i BE-së Johanes Hahn erdhi në Prishtinë duke përsëritur me dhjetëra herë se pa demarkacion e luftim të krimit e korrupsionit nuk ka liberalizim, ndonëse thotë se Kosova është vetëm një kilometër larg këtij procesi, raporton KTV.

Ka kritikuar edhe koalicionin që ka shumicën në kuvend që prej një viti nuk po arrin ta ratifikoj marrëveshjen, ndërsa ka thënë se me deklarata në letër BE-ja nuk bën kompromis.

Duke iu referuar deklaratave të presidentit Hashim Thaci, Hahn ka thënë se është habitur me qëndrimin ku fajësohet BE-ja që Kosova nuk ka liberalizim. Hahn ka kërkuar që debati të zhvillohet në Kuvend pa gazlotsjellës e mjete të dhunshme, por me argumente.

Ndërsa nikoqiri Isa Mustafa tha se me komisionarin Hahn kanë diskutuar arritjet dhe sfidat e Kosovës.

Johanes Hahn

Liderët e subjekteve politike nesër ulen në një tavolinë, jo te Thaçi

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Këtë vizitë ai do ta përmbyll me një takim me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e me të gjithë liderët e partive politike të Kosovës, për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike në vend. Opozita ka deklaruar se do të jetë pjesë e këtij takimi.

Shkodran Hoti nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri, do të jetë pjesë e takimit me komisionerin Hahn.

Ngjashëm si Ymeri, prezent në këtë takim do të jetë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtë e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.

E, për dallim nga Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga Nisma për Kosovën në këtë takim nuk do të jetë i pranishëm lideri i subjektit, Fatmir Limaj.

Endrit Shala nga Nisma ka thënë për Telegrafin se Jakup Krasniqi do të jetë pjesë e këtij takimi, pasi të tjerët janë të zënë me fushatën zgjedhore në Drenas.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë në rajon e komisionerit Hahn, pas miratimit të Pakos për Zgjerim. Vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.

Johannes Hahn / ARKIV

Hahn nesër në Kosovë, mbledh liderët e të gjitha subjekteve

Johannes Hahn, Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit do t’a vizitojë Kosovën të premten më 11 nëntor. Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Gjatë vizitës së tij, Komisioneri do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e punëve të jashtshme  Enver Hoxhaj. Komisioneri do t’a përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike. Fotografi dhe video të vizitës do të jenë në dispozicion në platformat e mediave sociale të BE-së në Kosovë dhe në platformën “Europe by Satellite (EbS)”.

 

Ja agjenda e tij:

E premte, 11 nëntor 2016

13.15               Takim me presidentin Hashim Thaçi

13.50               Takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli

14.30               Takim përshëndetës me kryeministrin Isa Mustafa

14.45               Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane me kryeministrin Mustafa

16.15               Konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa     

17.30               Takim me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj

18.15               Takim me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq

19.00               Tryezë e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike  (PDK, LDK, VV, AAK and NISMA) / Periskopi

 

Johanes Hahn

Hahn: Kosova ka bërë shumë hapa përpara për heqjen e vizave

Komisioni Evropian njohu ecurinë pozitive të Kosovës në përpjekje për të marrë liberalizimin e vizave.

Periskopi.com Lajme

Komisioneri Johannes Hahn deklaroi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë, shkruan Top Channel.

Megjithatë, Hahn vuri në dukje se janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje. E para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë.