manchester city

Kurrë nuk do të luajë për këtë skuadër

Joe Hart ka deklaruar se më nuk do të luajë për Manchester Cityn ndërsa kalimin e tij në Torino e sheh si urë lidhëse për ndonjë transfer të ndonjë klub tjetër.

Periskopi.com Sporti

Gardiani numër një i Anglisë ishte informuar nga menaxheri Pep Guardiola se nuk ishte në planet e tij. Me ardhjen e Claudio Bravos nga Barcelona, ishte e qartë se Hart nuk ishte i dëshiruar më nga spanjolli.

“Nuk jam këtu për të treguar se çfarë mund të bëj, jam këtu sepse duhet të shikoj për tjetër klub pasi nuk kisha mundësi që të rregulloja gjërat përfundimisht”, ka thënë Hart në një intervistë për Sky Sports.

1hart-barcelona
Joe Hart, Manchester City

“Dua të luaj mirë, ashtu si për Torinon dhe nëse interesohet ndonjë ekip nuk mendoj se Manchester City do të bllokonte kalimin”, ka shtuar ai. /Periskopi/

hart

Hart pranë Torinos

Periskopi.com Sporti

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart është shumë pranë zyrtarizimit si lojtar i Torinos.

Anglezi pritet t’i kalojë së shpejti vizitat mjekësore te skuadra italiane, ndërsa ai do të jetë i huazuar për një sezon te kjo skuadër, shkruan BBC.

29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e afërta të Pep Guardiola’s. /Periskopi.com

guardiola-hart

Do të jem i drejtë me Hart

Periskopi.com Sporti

Pep Guardiola ka premtuar se do të tregohet i drejtë me portierin Joe Hart, nëse ky i fundit vendosë të mbetet pjesë e ‘qytetarëve’ edhe në këtë sezon.

Anglezi ka shumë gjasë të largohet nga Etihad Stadium brenda pak ditësh, pasi transferimi i Claudo Bravo nga Barcelona është parë si hapje e derës së largimit për Hart.

“Ne duam më të mirën për Hard. Klubi do ta ndihmojë atë për të gjetur alternativat më të mira dhe ne do ta trajtojmë atë si të gjithë”, deklaroi Guardiola.

“Nëse ai vendosë të qëndrojë, unë do të jem i drejtë me të”. /Periskopi.com