Charlie Sheen

Pse Charlie Sheen deshi t’i jap fund jetës?

Tashmë është bërë e ditur që aktori i famshëm dhe problematik nga serialit “Two and a half Man”, Charlie Sheen është diagnostifikuar me sëmundjen e HIV.

Periskopi.com Limonada

E si është ndjerë ai kur e ka kuptuar këtë gjë, e ka treguar vete aktori gjate një interviste se fundmi.

Aktori 51 vjeçar ka rrëfyer se për një çast donte të vriste veten, por ishte nëna e tij, ajo që e ndaloi ta bënte këtë akt.

“Ditën që u diagnostifikova, menjëherë mendova t’ia fusja me plumb vetes. Mami im ishte aty, kështu që nuk doja ta bëja në sy të saj ose të më gjente të vdekur” ka thënë Sheen.

Misteri që fshihet brenda shkëmbit Majishan në Kinë (Foto)

Shpellat Maijishan është emërtimi i kompleksit prej 194 shpellave të gdhendura në shkëmbin Majishan në Tianshui, të provincës Gansu në Kinën veriperëndimore. Ky projekt i mahnitshëm arkitekturor përmban mbi 7.200 skulptura budiste dhe më shumë se 1000 metra katror të zbukuruara me një shumëllojshmëri të dekorit mural.

Periskopi.com Lajme

Besohet se historia e kompleksit daton rreth vitit 400, kur Budizmi kishte nisur të përhapet nga India në Kinë. Gjatë kësaj periudhe kishte  filluar  tradita e ndërtimit të faltoreve në shpella, e cila përmes Rrugës së Mendafshit shumë shpejt kishte arritur edhe deri në qendër të Kinës.

Ende nuk dihet sigurt se si është ndërtuar ky kompleks dhe si ka qenë i organizuar komuniteti i  parë. Pothuajse të gjitha statujat janë të punuara nga argjila të cilës i është shtuar një material që është përdorur për lidhjen e masës në një tërësi, ndërsa vetëm disa prej tyre janë të punuara prej guri.

Ende mbetet mister se ku janë punuar, si janë punuar dhe si janë vendosur në shkëmb këto statuja mahnitëse. /Nngjyra.com

majishan11484052951 majishan7-1024x7681484052950 majishan121484052949 majishan101484052948 majishan141484052946 majishan4-1024x7681484052945 majishan6-1024x10221484052943 majishan13-1024x6821484052942-1 majishan13-1024x6821484052942 majishan21484052939 majishan81484052937

8348060-upload-05-pic905-895x505-19149-1482473488-650-bfceca69b5-1482934540

10 filmat vizatimor më të jashtëzakonshëm për ata që nuk mund ta gjejnë të bukurën në botën reale

Shumë filma vizatimorë të prodhuar kohëve të fundit në disa aspekte janë më të mirë se filmat.

Periskopi.com Uncategorized

Skenari i tyre dhe karakteret pavarësisht faktit që janë të vizatuar me dorë të njeriut ose shumica e tyre të bërë me kompjuter kanë kapur syrin e njeriut duke qëndruar në kujtesën e tyre për shumë gjatë.

Periskopi ju sjell 10 filmat vizatimorë më të jashtëzakonshëm të cilët do ju zhysin në një botë magjike.

Kubo and the Two Strings

8347910-11-1482483485-650-07a2bfcc6e-1482934540

Moana

8347810-maxresdefault1-1482474534-650-d6aba65f8c-1482934540

 

The Little Prince

8347860-cb636db230b723214fb57f47c6a2597b-1482474272-650-92fddd3264-1482934540

Mune: Guardian of the Moon

8348010-1111111-1482483825-650-3415edd2fb-1482934540

The Good Dinosaur

8348060-upload-05-pic905-895x505-19149-1482473488-650-bfceca69b5-1482934540

The Book of Life

8347660-maxresdefault-1482473973-650-7118753472-1482934540

 

Porco Rosso

8347960-1466596089_01-1dfb_big_1-1482473298-650-9abcafe7df-1482934540

The Secret of Kells

8347710-tayna-kells-sekret-kells-1482474881-650-6895ab71c9-1482934540

Finding Dory

8347610-0605161612063-1482475388-650-bfceca69b5-1482934540

Nocturna

8347760-nocturna2x-1482475729-650-f4a66f93cb-1482934540

Nëse planifikoni të punoni në Gjermani mund të dëshpëroheni

Shqiptarët në Gjermani nuk kanë gati kurrfarë shansi për azil. Por vala e ardhjeve nga Kosova dhe Shqipëria ka vazhduar. Ata shpesh nuk e dinë se çfarë i pret.

Periskopi.com Lajme

Me qëllim zvogëlimin e numrit të të ardhurve ilegalë, Gjermania dhe Shqipëria kanë nisur disa projekte të përbashkëta. Ndër to është edhe ai i Qendrës për ndërmjetësim në punësime ndërkombëtare i Agjencisë për Punë.

„Kur flasim për Shqipërinë, prej disa vitesh kemi një bashkëpunim të mirë në fushën e ashtuquajtur ‘kalimi i njohurive’, respektivisht përparimin e administratës së shtetit. Ne kemi shkolluar këtu në Gjermani për shembull, disa nga personat që punojnë në administratën e Shqipërisë”, thotë Kea Decker, shefe për bashkëpunim ndërkombëtar në Agjenci.

Gjermania në fund të tetorit të vitit të kaluar e ka ashpërsuar regjimin e marrjes së azilit për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, shtetasve të këtyre vendeve u është lehtësuar ardhja legale dhe futja në tregun e punës në

Gjermani. Ai që në Shqipëri mund të dëshmojë se ka gjetur një punë në Gjermani, më lehtë mund të marrë një vizë pune.

Ardhja e shumë shqiptarëve në Gjermani ka filluar në fillim të viteve 90-të. Ndërsa gjatë luftës së Kosovës është shtuar dukshëm numri i shqiptarëve të strehuar në Gjermani – në radhë të parë të atyre me origjinë nga Kosova. Në fund të viteve 90-të numri i shqiptarëve nga Kosova në Gjermani kishte arritur shifrën prej rreth 400.000. Deri në vitin 2008, gati 100.000 janë kthyer vullnetarisht. Por më pas sërish është shtuar numri i shqiptarëve në këtë vend.

Vala e re e shqiptarëve në Gjermani

Nga fundi i vitit 2014 dhe në veçanti në fillim të vitit 2015, Gjermania është vërshtuar nga një valë e re e shqiptarëve, fillimisht nga Kosova e më pas edhe nga Shqipëria. Vetëm nga Shqipëria në Gjermani gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar azil rreth 55.000 persona. Në fund të tetorit 2015, Gjermania i ka shpallur Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta të origjinës, që do të thotë se shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë gati kurfarë shansi të marrin azil politik në këtë vend. Kjo ka bërë që shumë shqiptarë të kthehen vullnetarisht në vendlindje, por ka pasur edhe shumë raste të kthimit me detyrim.

Puna legale në Gjermani

Marisa Kacori nga Enti për punësim në Tiranë thotë se ata “në Tiranë u ofrojnë personave të kthyer nga Gjermania këshilla për punësim në Shqipëri dhe për një rifillim”. „Në kuadër të projekteve të përbashkëta me institucionet gjermane atyre u jepen njëkohësisht informacione për punësim legal në Gjermani”.

Shumë shqiptarë, në radhë të parë ata të fushës së medicinës, kanë ardhur në Gjermani për të kërkuar punë. Të ardhurat mujore këtu janë shumë më të larta se në Tiranë, ku një mjek në klinikë paguhet për shembull rreth 230 euro. Ndërsa në klinikat në Gjermani mungojnë rreth 10.000 punonjës. Në Shqipëri çdo vit kryen shkollën e mesme të mjeksisë rreth 2000 persona, ndërsa punë gjejnë vetëm 300 prej tyre. Në Shqipëri aktualisht të papunë janë rreth 20.000 persona që kanë kryer ndonjë shkollë të mjeksisë.

Situatë e ngjashme është edhe në Kosovë. Dëfrim Rifaj, drejtor i departamentit për punë në Kosovë, thotë se ata “u ofrojnë qytetarëve mundësinë e ardhjes legale në Gjermani. Nuk duam që shtetasit tanë të vijnë në Gjermani si azilkërkues“, pohon Rifaj.

“Nga rajoni ynë vjen në Gjermani forca e shkolluar punëtore. Por shumë prej tyre nuk punësohen në profesionet që kanë mbaruar. Pavarësisht se çfarë shkolle kanë kryer në Shqipëri, ata shpesh në Gjermani punojnë vetëm në asistencë. Ne duam ta ndryshojmë këtë. Duam që forca e kualifikuar nga Shqipëria të punojë punët për të cilat ka kryer shkollë”, thotë Kea Decker.

Kushte të shumta për bashkim familjar

“Të gjithë ata që planifikojnë të punojnë në Gjermani, duhet të informohen mirë me kohë, sepse në fund mund të dëshpërohen shumë. Në veçanti sa i përket bashkimit të familjes”, thotë Ditmar Bandke, i cili në Düren të Gjermanisë ofron infromacione për punësim në Gjermani.

Një prej problemeve më të shpeshta është bashkimi i familjeve. “Kjo temë është shumë e komplikuar dhe kërkon njohuri të mirë. Të gjitha duhet të bëhen në bashkëpunim me Zyrën për të huajt, ambasadën gjermane dhe personat e kualifikuar për këtë punë”, thotë ai.

Bandke shpjegon se për një familje më të madhe duhet të mjaftojnë të ardhurat financiare dhe hapsira e banimit. Personat duhet të kenë para të mjaftueshme për qira, ujë, rrymë, siguracione, veshmbathje… Personat duhet të japin dëshmi konkrete për të ardhurat e tyre. Në veçanti problematike është për ata që kanë të ardhura më të vogla.

 

http://www.dw.com/sq/shqiptar%C3%ABt-dhe-pun%C3%ABsimi-n%C3%AB-gjermani/a-36918824

 

selfie

Selfie zbulon sa gjatë do të jetoni!

Shkencëtarët kanë zbuluar që selfi nuk është e thënë të jetë e dëmshme. Fotografitë tuaja mund t’ju tregojnë se a vuani nga ndonjë sëmundje, si edhe sa gjatë do të jetoni.

Periskopi.com Shëndeti

Ekzistojnë dy tipa buzëqeshjeje – artificiale dhe natyrale. Për dallim nga artificialja, e cila aktivizon vetëm muskujt rreth gojës, buzëqeshja e natyrshme (e sinqertë) aktivizon kontraksionet e qëllimta por edhe të rastësishme të muskujve, të cilat ngrenë këndet e buzëve dhe të faqeve, por edhe krijojnë rrudha rreth syve.

Hulumtimi ka treguar që personat, fytyrat e të cilëve në foto selfie i zbukuron buzëqeshja e sinqertë jetojnë më gjatë.

Buzëqeshja është ilaçi më i mirë i lirimit të stresit, sepse zgjeron enët e gjakut, shton qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Sipas hulumtimeve, njerëzit që buzëqeshin jetojnë shtatë vjet më shumë se ata që janë të vrenjtur.

Buzëqeshja artificiale (e rreme) nuk i ka ato efekte pozitive, andaj shpesh zbulon emocione negative, të cilat mund të shkurtojnë jetëgjatësinë.

Për të zbuluar a do të keni jetë të gjatë, kthejeni objektivin e aparatit nga vetja, buzëqeshni dhe bëni selfi, pastaj krahasojeni me vijat e përshkruara të fytyrës.

Nëse konstatoni që buzëqeshja juaj është e sinqertë (e natyrshme), vazhdoni të krahasoni dhe bëni selfi të reja çdo muaj për të parë se a është përmirësuar buzëqeshja juaj.

– Rrudhat e gjera dhe të thella rreth syve janë shprehje e qëndrimit pozitiv ndaj jetës, gjë që do të thotë që personi të cilit “i qeshin sytë” gjatë do të jetë më i shëndetshëm dhe që do të jetojë më gjatë – thonë hulumtuesit e Universitetit Vine.

Selfi mund të zbulojë shumë më tepër.

Shikoni sytë tuaj. Gropat e errëta të syve mund të zbulojnë edhe alergjitë, ndërsa linja e hollë e bardhë rreth skajit të bebes së syrit ngjyrë pak si dyllë i bardhë të puçrrave rreth syve, si edhe njolla të verdha në kapakë të syve mund të jenë shenjë e ngritjes së nivelit të kolesterinës.

Skuqja e të bardhëve të syve shkakton zgjerimin e kapilarëve të cilët janë cekët nën sipërfaqen e syve, mirëpo skuqja e syve mund të jetë edhe simptomë e alergjisë, e syve të tharë, lisë dhe konjuktivitisit, baktereve shumë infektuese të infeksioneve të syrit.

Sytë e shtrembëruar mund të jenë edhe shenjë e inflamacionit të bebes së syrit, e cila mund të jetë e shkaktuar na infeksioni virusal, por në raste të rralla edhe e sëmundjeve autoimune.

Kapakët e lëshuar mund të tregojnë sasinë e madhe të stresit, apo edhe kancerin e mushkërive. /Telegrafi

Fisi i çuditshëm, japin jetën për lopët

Periskopi.com Video

Në Mars ka jetë? Gjendet lugë (Video)

Në videon e bërë publike nga NASA mund të duket qartë sipërfaqja ranore e Marsit.

Periskopi.com Lajme

Ata që kanë një dobësi për alienët mendojnë se kanë gjetur një gjurmë emocionuese për sa i përket ekzistencës së jetës në planetin e kuq.

Zbulimi i lugës gjigante është një provë e mjaftueshme për të menduar se alienët ekzistojnë. Më parë në planetin e panjohur ende për njerëzimin janë gjetur dhe objekte të tjera si unaza apo dorashka.

Videoja është bërë virale pasi është publikuar në You Tube nga profili i UFO Hunter me përshkrimin: “Është gjetur një lugë gjigante në Mars! Kjo është e mahnitshme! Mbase është provë e një civilizimi të hershëm!”.

9 gjëra që i bëjnë të tjerët të largohen nga ju

Ka shumë gjëra që ju i bëni dhe të tjerët pastaj largohen prej jush.

Periskopi.com Uncategorized

Në fakt, të largosh të tjerët është e lehtë, por e kundërta e saj, kërkon shumë mund.

E ka nga ata që ju mjafton të hyjnë në profil tuaj në rrjetin social Facebook apo një takim I shpejt në rrugë dhe të  mos ju flasin, mos rrinë me ju apo edhe të ju largojnë nga lista e miqve në këtë rrjet social.

Këto janë disa nga arsyet:

  1. Shpërndarja e shumë fotove në Facebook
  2. Duke pasur tepër ose shumë pak miq në Facebook
  3. Zbulimi i diçkaje shumë personale në fillim të një marrëdhënieje
  4. Bërja e shumë pyetjeve pa folur aspak për vete
  5. Postimi i fotografive të bëra shumë afër
  6. Fshehja e ndjenjave
  7. Duke vepruar shumë sjellshëm
  8. Mburrja dhe përulja
  9. Kur bëheni shumë nervoz / Periskopi
unikkatil

Unikkatil ndan me publikun një moment të rrallë (Foto)

Deri vonë në internet ishin gjithsejt dy – tre foto të tij ku madje as aty nuk është se vërehej qartë.

Periskopi.com Limonada

Por me kalimin e viteve dhe ‘shpërthimin’ e rrjeteve sociale, gjërat ndryshuan për figurën mistike të reperit shqiptar Unikkatil ndonëse sërish duke mbajtur një limit mes familjes dhe publikes.

E një përjashtim është bërë sot kur Viktori ka ndarë me fansat një imazh me djalin e tij Ronin i cili duket se është rritur shumë krahasuar me fotografitë paraprake që qarkullojnë.

‘Kurgjo nuk vlenë më shumë se familja’ – ka deklaruar Paloka i cili tashmë është i qasshëm edhe në Snapchat nën llogarinë Vik Paloka. /Prive

Unikkatil

fobi

Fobitë më të çuditshme të botës, nga pambuku, nga adoloshentët e edhe nga puplat

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.

Periskopi.com Shëndeti

Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm… kastravecët.

Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.

Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Ithyphallofobia

Nuk është gjë tjetër, veçse saktësisht frika nga penisi i erektuar. Askush nuk do t ia uronte kurrë një burri! Zakonisht, ato gra që vuajnë nga kjo frikë, mund të kenë pasur një përvojë të mëparshme jo të pëlqyeshme, besonin më parë disa seksologë. Por ideja më e pranuar tani është se pas intervistave me gra të tilla është kuptuar që kjo frikë i ka shoqëruar që nga përvoja e parë. Kjo i pengon ato të tregohen shumë miqësore me trupat e burrave të tyre e në disza raste shkon deri në panik. Me terapi mund të kapërcehet deri diku, por asnjëherë plotësisht.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit…”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Gimnofobia

Frika e të qenit lakuriq apo e lakuriqësisë së të tjerëve. Pas gjithë këtyre, ndoshta duket më pak e çuditshme nga të gjitha, nëse marrim parasysh sa rëndësi ka sot aspekti social i një personi dhe pranimi i lakuriqësisë pa qenë i mbrojtur. Kjo është shpesh e lidhur me ankthin në planin seksual. Kjo është një frikë e përhapur, madje edhe disa foshnja e shprehin pakënaqësinë e lakuriqësisë duke qarë, edhe pse nuk ndjejnë as ftohtë dhe as bezdi të tjera nga mjedisi. Kjo frikë është më e fortë për meshkujt sesa për femrat, dhe sipas psikanalistëve, lidhet me faktin se meshkujt kanë më tepër se femrat për të fshehur ose mbuluar. Por, bëhet fjalë për ekspozim të plotë e jo të pjesshëm të trupit.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale… Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Neofobia

Apo kainotofobia: Eshtë e kundërt me frikën e mësipërme është pikërisht kjo, fobia nga e reja, nga risitë, për shkak të drojës se mos nuk arrijmë ta kuptojmë apo ta zotërojmë atë. Sot kjo lidhet në thelb me teknologjinë, në kuptimin praktik të fjalës, por në kuptimin e gjerë mund t i referohet çdo lloj ndryshimi të relievit në jetën e atij që vuan nga kjo lloj fobie. Personat që vuajnë nga neofobia janë më tepër se ata që vuajnç nga fobia prej antikiteve. Më tepër njerëz ndihen më komod në kontakt me të vjetrën dhe kjo duket për studiuesit se nuk është aspak çështje moshe.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.

Si të mësojmë t’i menaxhojmë fobitë tona

Përsa i përket kohës së fobive që kemi, janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuuar të kemi fobi . Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxuar ato dhe për të larguar fobitë tona.

  1. Ka të bëjë me fëmijërinë tonë. Kjo ka të bëjë me disa frikëra të imponuara nga vetë prindërit tani si psh. kur thone “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie.

2. Janë traumat që kalojmë në jetë, një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Përshembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me avion, duke patur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me avion.

Mënyrat për të menaxhuar këto frikëra apo për t i “shëruar”

Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t i menaxhojmë apo “shërojme” këto fobi ?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.Atëherë ne do të merteshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anesore (marrje mendsh, të vjella puls të lartë etj) dhe nëse do të donim që të menaxhojme këtë, mund ta bëjmë nën mbikqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja.

Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me avion. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me avion dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim a) Vajtja në aeroport b) ngarkimi i bagazheve c) hipja në avion d) nisja apo ngritja me avion . Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga avioni, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa patur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me avion. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2- javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikërat tuaja dhe t i kontrolloni ato.

 

Diktaturë? Do befasoheni me këto fotografi të Koresë së Veriut (Foto)

Koreja e Veriut është një prej diktaturave më të egra në botë.

Periskopi.com Galeria

Të paktën kështu paraqitet nga mediat perëndimore.

Por këto foto tregojnë një Kore krejt ndryshe nga sa përshkruhet.

Femra me çanta dhe rroba firmato, makina luksi dhe smartfonë.

Sigurisht që në fshat jetojnë keq dhe punojnë shumë, por të kamurit duket se nuk kanë asgjë ndryshe nga perëndimorët./ Opinion

d2-339 d3-332 d5-287 d6-255 d7-211 d8-173 d9-151 d10-124 d11-91 d12-82 d13-63 d14-51 d15-42 d16-33 d17-27 d18-23 d43