United është në garë për titull

Jesse Lingard mbetet optimist se Manchester Unitedi është në garë për titull dhe beson se ekipi ka çdo mundësi që të sfidojë për krye të tabelës nëse vazhdon me këtë formë.

Periskopi.com Sporti

Djelmoshat e Jose Mourinhos janë 13 pikë prapa liderit Chelseat dhe në fillim të kësaj jave trajneri portugez e pranoi se do të jetë e vështirë për të arritur ekipin londinez.

manchester-uniteds-jesse-lingard-celebrates-scoring-their-fourth-goal-with-paul-pogba

“Nëse djemtë janë së bashku dhe fitojnë ndeshjet që duhet fituar atëherë nuk e shoh përse ne nuk mund të jemi në pozitë të mirë në maj dhe të garojmë për titull”, ka thënë 24-vjeçari.

“E kemi gjetur ritmin e ndeshjeve. Lojtarët po e luajnë rolin e tyre dhe po na ndihmojnë që të fitojmë ndeshjet. Mendoj se mbrojtja ka qenë e mirë, veçanërisht në tre apo katër ndeshjet e fundit”.

Lajm i mirë për Manchester United

Tifozët e Manchester United kanë arsye të jenë të gëzuar.

Periskopi.com Sporti

Kjo, pasi klubi nga Old Trafford po përgatitë rinovimin e kontratës së talentit, Jesse Lingard, shkruan Daily Mail.

23-vjeçari ka treguar paraqitje mjaft të mira te kjo skuadër, dhe kjo ka bindur drejtuesit e klubit t’i ofrojnë atij një kontratë të re. /Periskopi.com