pogba

Pogba si Gerrard, Lampard dhe Toure

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba do të përmendet si një ndër mesfushorët më të mirë në Angli.

Anglezi thotë se 23-vjeçari do të ketë ndikimin te skuadra e tij sikurse dikur që kishte Steven Gerrard te Liverpool, Frank Lampard te Chelsea dhe Yaya Toure te Manchester City.

“Pogba do të krahasohet në të ardhmen me Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Yaya Toure. Të tre këto figura dominuese në Premier Ligë në repartin e mesfushës shënonin gola, bënin asistime, fitonin ndeshje vet dhe dërgonin përpara skuadrat e tyre drejt trofeve”, ka thënë Carragher.

Pogba është kritikuar kohëve të fundit për paraqitje jo të mira te United. /Periskopi.com