reali1

Konfirmohet: Ky superyll nuk është i lumtur te Real Madridi

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao ka zbuluar se bashkëkombësi i tij, James Rodriguez nuk është i lumtur te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Kjo, pasi sipas tij, asnjë lojtar nuk është i lumtur kur nuk luan në formacionin e parë.

“Kur ju nuk luani, nuk jeni të lumtur”, tha Falcao.

“Kjo është normale. Kjo ndodh për të gjithë lojtarët. Kjo më ka ndodhur edhe mua”, shtoi ai. /Periskopi.com

reali1

Chelsea dhe Mancheter United në garë për yllin e Real Madridit

Chelsea besohet se do të futet në garë për mesfushorin kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

Chelsea besohet se do të futet në garë për mesfushorin kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez.

Ish anëtari i Portos, është duke pasur probleme me trajnerin e madrileneve dhe ka humbur vendin e titullarit në formacionin bazë.

james-rodriguez
James Rodriguez, Real Madrid

Chelsea do të hasë në konkurencën e rivalit Manchester United për shërbimet e tij, por si duket Antonio Conte e dëshiron më shumë dhe pritet t’i krijojë hapsirë duke larguar Fabregasin dhe brazilianin Oscar. /Periskopi/

fc inter

‘Çmendet’ Interi, ka gati 150 milionë për dy yje

Drejtuesit e Interit duket se po punojnë për të përforcuar skuadrën.

Periskopi.com Sporti

Mediat e huaja shkruajnë se klubi zikaltër është i gatshëm të shpenzojë plot 150 milionë euro për transferimin e dy yjeve.

Bëhet fjalë për anëtarin e Real Madridit, James Rodriguez dhe mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti. /Periskopi.com

reali3

Mourinho e dëshiron yllin e Real Madridit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’ia sjellin yllin e Real Madridit, James Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

Ylli kolumbian që një kohë është duke u lidhur me një largim nga Santigao Bernabeu dhe është në radarin e shumë klubeve europiane.

Sipas mediave angleze, Mourinho në një takim me bordin e klubit i ka kërkuar që të sigurojnë shërbimet e James Rodriguez.

Rodriguez që nga largimi i Ancelottit ka humbur vendin e titullarit në formacionin e trajnerit francez Zinedine Zidane.

James Rodriguez duke festuar golin
James Rodriguez, Real Madrid

25-vjeçari u transferua në vitin 2014 në Bernabeu ku ka bërë 88 paraqitje duke realizuar 88 gola në fanelën e ‘los blancos’. /Periskopi.com/

james rodriguez

Rodriguez te gjigandi italian në janar?

Juventus është shumë i interesuar të transferojë mesfushorin me tipare sulmuese të Real Madridit, James Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

TransferMarketWeb shkruan se trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri u ka kërkuar drejtuesve të klubit të transferojnë kolumbianin në janar.

Futbollisti në fjalë duket se nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe prej kohësh ka humbur vendin e titullarit. /Periskopi.com

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15:  Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Karim Benzema after scoring Real's 2nd goal from the penalty spot during the UEFA Champions League Group A match between Real Madrid and Shakhtar Donetsk at estadio Santiago Bernabeu on September 15, 2015 in Madrid, Spain.  (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Juventus e do yllin e Realit

Juventus është duke u interesuar për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Serie A dëshiron të shfrytëzojë pakënaqësinë e kolumbianit, i cili nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos.

Corriere dello Sport shkruan se drejtuesit e ‘Zonjës së vjetër’ po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të një ofertë në afatin kalimtar të janarit.

Vlen të ceket se Rodriguezin mund ta bindë të kalojë te Juve bashkëkombësi i tij Juan Cuadrado, i cili është pjesë e bardhezinjve. /Periskopi.com

zidane

Zidane: Këtë lojtar nuk e shesim

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për mesfushorin James Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së madrilenëve thotë se llogaritë në shërbimet e kolumbianit, duke aluduar kështu në moslargimin e tij.

“James nuk është duke luajtur sa të tjerët, por ai është futbollist i rëndësishëm për ne, na ndihmon shumë”, deklaroi Zidane.

“E di se dëshiron të luajë më tepër ndeshje, sigurisht”, shtoi ai. /Periskopi.com

james rodriguez

James Rodriguez largohet nga Real Madrid?

James Rodriguez ende e dëshiron largimin nga Real Madrid, kolumbiani është i lënduar për momentin por ai këtë sezon ka pasur më shumë minuta në fushë.

Periskopi.com Sporti

Ish lojtari i Portos nën drejtimin e Zinedine Zidane nuk po arrin të ketë minuta siç kishte tek trajneri italian, Ancelotti. James e ka humbur vendin e tij nga talenti spanjoll Asensio dhe duke e ditur se dhe Isco preferohet më shumë nga Zidane.

Ai është duke e menduar largimin nga ‘Bernabeu’ përkunder faktit që këtë sezon ka më shumë minuta, për të kanë shprehur interesim ekipet angleze dhe ato italiane.

25-vjeçari për Reald Madrid ka zhvilluar 86 paraqitje ku ka shënuar 46 gola. /Periskopi.com

rodriguez

James: Më kërkoi Interi

Periskopi.com Sporti

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez ka konfirmuar se për të është interesuar në verë Interi.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar shumë spekulime që aludonin në interesimin e zikaltërve për kolumbiani, ndërsa tani një gjë e tillë konfirmohet prej vetë këtij të fundit.

“Këtë verë më dëshironte Interi, mirëpo unë vendosa të qëndroja në Real Madrid”, ka thënë Rodriguez.

25-vjeçari ka humbur prej kohësh vendin në formacionin bazë te Los Blancos, mirëpo mbrëmë startoi, pasi munguan dy yjet Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. /Periskopi.com

rodriguez

United nuk heq dorë nga James

Periskopi.com Sporti

Manchester United duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i James Rodriguez nga Real Madrid.

Don Balon raporton se përkundër dëshirës së madhe të klubit nga Old Trafford për të transferuar kolumbianin, madrilenët mbesin të vendosur që të mos e shesin atë për një shifër më të ulët se 67 milionë funte.

Në anën tjetër, United është gati të ofrojë deri në 34 milionë funte për 25-vjeçarin, i cili prej kohësh ka humbur vendin në formacionin bazë te Los Blancos. /Periskopi.com

rodriguez

Chelsea bisedime me Rodriguez

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka mbajtur bisedime me yllin e Real Madridit, James Rodriguez. Kolumbiani ka gjasa të largohet sot nga Santiago Bernabeu.

Prej disa javësh ai ka qenë i përfolur për një largim nga 11 herë kampioni i Premier Ligë. /Periskopi.com

rodriguez

Reali refuzoi Chelsean për James

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka refuzuar të huazojë James Rodriguez te Chelsea, shkruan Daily Mirror.

I njëjti raport sqaron se drejtuesit e Los Blancos mbeten të vendosur të mos lejojnë largimin e kolumbianit për një shifër më të vogël se 60 milionë funte.

Rodriguez ka qenë i përfolur shumë kohëve të fundit për një kalim në Premier Ligë. /Periskopi.com

rodriguez

Zidane të respektojë Rodriguez

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i Kolumbisë, Faustino Aspirilla beson se ylli i Real Madridit, James Rodriguez meriton më shumë respekt nga trajneri Zinedine Zidane.

Kjo, pasi sipas tij, 25-vjeçari nuk po bën pjesë në planet e trajnerit francez, i cili udhëhoqi Los Blancos drejt triumfit të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Nëse sot ai nuk ka qenë në gjendje të tregojë cilësinë e tij, kjo është për shkak se trajneri nuk e ka atë në planet e tij. Ai është duke i dhënë atij shumë pak minuta”, deklaroi Aspirilla.

James vazhdon të jetë i lidhur me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu, përkundër insistimit të Zidane, i cili ka deklaruar se lojtari në fjalë nuk do të largohet. /Periskopi.com

rodriguez

Liverpool mendon për James

Periskopi.com Sporti

Liverpool po shfaqë interesim për yllin e Real Madridit, James Rodriguez.

Mediat europiane raportojnë se ‘reds’ po interesohen për kolumbianin, i cili nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos.

Besohet se shuma që madrilenët kërkojnë për 25-vjeçarin kap shifrën e plotë 51 milionë funteve, e cila besohet të jetë tejet e lartë për klubin nga Anfield Road.

Rodriguez iu bashkua Realit nga Monako në vitin 2014 për një shifër tejet të lartë, 63 milionë funte. /Periskopi.com

James Rodriguez of Real Madrid celebrates after scoring during the 2014 Spain Super Cup football match 1st leg between Real Madrid and Atletico Madrid on August 19, 2014 at Bernabeu stadium in Madrid, Spain. Photo Manuel Blondeau / AOP Press / DPPI

Chelsea 70 milionë për Rodriguez

Periskopi.com Sporti

Chelsea duket se po përgatitë një ofertë prej 70 milionë euro për yllin e Real Madridit, James Rodriguez, raporton e përditshmja spanjolle AS.

Përkundër insistimit të trajnerit Zinedine Zidane, se kolumbiani do të vazhdojë të qëndrojë në Bernabeu, spekulimet për largimin e tij vazhdojnë të qarkullojnë.

Ish-anëtari i Monakos nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te ‘Los Blancos’ dhe kjo mund ta shtyejë atë drejt largimit brenda pak ditësh. /Periskopi.com

rodriguez

Reali s’e shet Rodriguezin

Periskopi.com Sporti

Real Madrid nuk është i interesuar të shesë James Rodriguez.

Ylli i Los Blancos kohëve të fundit ka qenë në shënjestër të Chelseat, mirëpo e përditshmja spanjolle AS shkruan se Real Madrid nuk do ta shesë kolumbianin.

Madje, për të përfunduar dilemat, raportohet se edhe vetë 25-vjeçari i ka kumtuar klubit të tij se dëshiron të mbetet në Bernabeu. /Periskopi.com

rodriguez

Chelsea bisedime me James

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka nisur bisedimet për transferimin e James Rodriguez nga Real Madrid.

E përditshmja katalanase ‘Sport’ raporton se drejtuesit e klubit të kaltër nga Londra tashmë kanë zhvilluar disa kontakte me përfaqësuesin e lojtarit në fjalë.

Kolumbiani nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë dhe kjo ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga Santiago Bernabeu. /Periskopi.com

rodriguez

Reali kërkon 65 milionë për James

Periskopi.com Sporti

Real Madrid nuk do ta shesë James Rodriguez për një shifër më të vogël se 65 milionë funte, shkruan London Evening Standard.

Kolumbiani është duke u lidhur kohëve të fundit me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu, ndërsa besohet se për të interesohen klubet e njohura angleze, Arsenal dhe Chelsea.

Ditë më parë u raportua se të kaltërit e Londrës janë gati të ofrojnë deri në 90 milionë euro për ish-futbollistin e Monakos. /Periskopi.com

rodriguez

Chelsea 90 milionë për Rodriguez

Periskopi.com Sporti

Chelsea është gati të bëjë ‘çmendurinë’, duke ofruar plotë 90 milionë euro për yllin e Real Madridit, James Rodriguez, shkruan e përditshmja katalanase Sport.

E ardhmja e kolumbianit në Santiago Bernabeu vazhdon të mbetet e paqartë, pasi ai nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë të Los Blancos.

Dhe, në rast se drejtuesit e klubit londinez ofrojnë shifrën e lartëcekur, atëherë vështirë se madrilenët do t’i rezistojnë një oferte të tillë për 25-vjeçarin. /Periskopi.com