jakup-krasniqi-nisma-per-kosoven

Krasniqi i mahnitur me qytetarët e Drenasit: Ju dje ia dhatë politikës një leksion

Periskopi.com Lajme

Me fjalët më të mira dhe i lumtur me vendimin e qytetarëve të Drenasit, Jakup Krasniqi ka thurur fjalët më të mira për ata. Nëpërmjet “Facebook”-ut ai ka uruar banorët e asaj ane duke i përgëzuar për vendimin që kanë marrë pas rezultateve të zgjedhjeve. Ky është statusi i Krasniqit: URIME QYTETARË TË DRENASIT! Qytetarë […]

Me fjalët më të mira dhe i lumtur me vendimin e qytetarëve të Drenasit, Jakup Krasniqi ka thurur fjalët më të mira për ata.
Nëpërmjet “Facebook”-ut ai ka uruar banorët e asaj ane duke i përgëzuar për vendimin që kanë marrë pas rezultateve të zgjedhjeve.

Ky është statusi i Krasniqit:

URIME QYTETARË TË DRENASIT!

Qytetarë te Drenasit,

Ju dje treguat fuqishëm se Vdekja politike, askujt nuk i vie nga kundërshtarët politik!

Vdekja politike e secilit vie nga nënshtrimi i vullnetshëm i gjithësecilit njeri!

Këta Burrat e Mëdhenjë (ne foto) te Lavdisë Shqiptare edhe pse u ndeshën me armiqtë e shumtë.

Vdekja i bëri të përjetshëm politikisht e kombtarisht!

Mos të harrojmë! Keta pos shumësisë armike i kishin dhe kundërshtarët politik dhe jo të paktë brenda llojit!

Qytetarêt e Drenasit dje përseri politikës shqiptare ia dhanë një leksion politik!

Vullneti politik i drenicasëve me shumicë ishte për ndryshim! Ndryshim ne qeverisje.

Urime qytetarë te Drenasit!

Vullneti Juaj do të triumfoj!

Ne i bindemi vullnetit tuaj!

Ne nuk duam dhunshëm ta rrembejmë besimin tuaj!

Mos harroni, ndryshimi ka vetëm një emër – Isa Xhemajlaj!

Ju priftë e mbara!

Jakup Krasniqi

​Krasniqi: Nuk e kuptoj këmbënguljen e Mustafës për të falë territor!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk e kupton këmbënguljen e kryeministrit Isa Mustafa për t’i falur territor Malit të Zi.

Periskopi.com Lajme

Ja postimi i plotë i Krasniqit:

KËMBËNGULJA PËR TË FALË TERRITOR!

Njeriu e ka të vështirë ta kuptoj këmbënguljen e Isa Mustafës për të falë territor! Ai tani na paska dalë me një “ide” te “re”, për formimin e një komisioni për matjen e territorit?!

Për të qenë “ideja” Edhe më “madhështore” e ka marrë me automatizëm mbështetjen fuqishëm edhe nga kreu i deputetëve të Partisë Demokratike?!

Për ketë të fundit, vërtetë me vjen shumë keq!Po këtu ata e kanë një problem, demarkacioni është përfunduar vetëm me Maqedoninë, me vendet e tjera përreth nuk i dimë se në cilat pika duhet të bëhet matja?!

Madje, krejt çështja është, për ketë matje a duhet komision dhe pse?Se kjo, është një mahi e koalicionit qeverisës askush nuk e vë në dyshim! Çështja është cila dot jetë mahia e radhës nga krerët e këtij koalicioni, i cili po shfaqë shumë gatishmëri për të falur territor?!

Jakup

Drenasi ka nevojë për kryetar, jo për misionar

Periskopi.com Uncategorized

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, i ka të gjitha gjasat ta fitojë besimin e qytetarëve të kësaj komune.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se këtë herë qytetarët e Drenasit do ta bëjnë ndryshimin me Isa Xhemajlaj.
Krasniqi ka vlerësuar se qytetarët e Drenasit janë të lodhur nga mashtrimet e këtyre viteve. “Qytetarët në Drenas kanë nevojë për një kryetar që jeton me ta dhe me hallet e tyre, jo për misionar nga Prishtina”, është shprehur Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se disponimi i qytetarëve në Drenas është duke u shprehur fuqishëm për ndryshim. Sipas Krasniqit, balotazhi për momentin ekziston në Drenas. “Balotazhi është aty. Askush nuk dyshon në këtë. Mund të ketë edhe befasi, por jo për PDK-në”, ka thënë Krasniqi.

 

Krasniqi denoncon Thaçin për përfshirje në fushatë, e quan “mashtrues ordiner”

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së presidentit Hashim Thaçi në fushatën e PDK-së në Drenas.

Periskopi.com Lajme

Krasniqi, që Thaçin e quan “kumbara” i tërheqjes së Naim Bazajt nga gara për kryetar dhe kthimin e tij në radhët e PDK-së, thotë se në këto momente Thaçi po rri në Drenas dhe kjo është jashtë çdo morali, dhe banorët e Drenasit duhet të distancohen, transmeton Koha.net.

“Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas. Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit. Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës. Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor dhe sjellje antikushtetuese.

“Kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Drenas. Kjo sjellje antikushtetuese reflekton frikë! Frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit!”, përfundoi Krasniqi.

 

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi i bindur se PDK-ja do ta humb Drenasin

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar i Nismës, ka thënë se zgjedhjet lokale në Drenas janë fillimi i ndryshimeve në të gjithë Kosovën.

Periskopi.com Lajme

 

Ai është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do të humb këtë komunë në zgjedhjet e 4 dhjetorit “dhe se në Drenas do të ketë ndryshime pozitive.”

“Era e ndryshimeve mendoj që ka ardhë, dhe po, po nis në Drenas,” ka shtuar Krasniqi në emisionin Info Box të RTV Dukagjinit.

“Qytetarët e Drenasit do të kenë një qeverisje më ndryshe se që kanë pasur deri më tani,” ka thënë ai.

Zgjedhjet e parakohshme në Drenas do të mbahen pasi Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin me burg ish-kryetarit Nexhat Demaku.

Jakup Krasniqi

Krasniqi: KQZ-ja po konfirmohet botërisht gatishmëria për t’i thelluar parregullsitë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se me shkeljet e një pas njëshme te nenit 118.5 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me shkeljen e Vendimit të PZAP-it nr. 91/2016, nga Institucioni i Pavarur për Zgjedhjet – KQZ-ja, e drejtuar nga një gjyqtare e Gjykatës Supreme, po konfirmohet botërisht gatishmëria për t’i thelluar të gjitha veprimet në drejtim të parregullsive në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit. Në Komunën që nga zgjedhjet e kaluara janë mbi 250 komisionar të dënuar me vendime gjyqësore.

Periskopi.com Lajme

“Për ne si subjekte politike nuk ka rëndësi se kush do mbetet e kush do të tërhiqet nga gara zgjedhore, edhe pse as kjo nuk është e pa rëndësishme se çka i shtynë ata njerëz të tërhiqen në momentin e fundit?! Është presioni apo korrupsioni ai që po i “detyron” ata të tërhiqen nga vullneti i tyre?! Po, kjo është shqetësuese”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij për ne si subjekt politik dhe opinionin në përgjithësi, më shumë se shqetësuese duhet të jenë faktet se: Institucioni i Pavarur për organizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja me lehtësi marramendëse, pa u skuqur fare e bënë shkeljen e Ligjit për Zgjedhjet. Dhe jo vetëm kaq, por i njëjti organ nuk e përfill as vendimin e Gjykatës (PZAP-it) e cila duhet të rishikoj, rregullsinë apo pa rregullsinë e vendimeve të KQZ-së! Në ketë rast KQZ-ja në vend që t’i nënshtrohej vendimit të organit kompetent, e merr rolin e Gjykatës Supreme duke e zhvlerësuar (me vota), vendimin e PZAP-it. Njerëzit përgjegjës në KQZ janë duke thënë: “Ligji dhe Maliqi jemi ne”!!! Nuk i përfillim vendimet e organeve kompetente.

Këto veprime, sipas Krasniqit, sigurisht që nuk janë të vetmet, janë të mjaftueshme për te fluturuar dikush nga aty dhe për te filluar një reformë e thellë në atë institucion të “pavarur”, përndryshe ai do të mbetet: Klubi i kriminalizuar për tjetërsimin e vazhdueshëm te vullnetit të qytetarëve dhe jo vetëm në këto zgjedhje.

“Këto veprimet e fundit antiligjore te KQZ-së, do të duhej të ishin të mjaftueshme për një reagim të ashpër të institucioneve përgjegjëse dhe i gjithë mekanizmave të organizuar te shoqërisë sonë”, ka thënë ai.

Jakup Krasniqi

Krasniqi thotë se mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon konsensus nacional

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka quajtur të vonuar dhe joserioz miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe Ligjit për Gjykatën Speciale, kjo Rezolutë nuk thotë asgjë dhe është sikur me “prashitë në ujë”.

Krasniqi ka vlerësuar në një intervistë për “Epoka e re” se mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon konsensus nacional.

 

Në këtë kontekst, ai ka thënë se duhet të bëhet bashkimi i krahut të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, i cili, sipas Krasniqit, tani për tani është parcializuar.

Kurse ngritjen e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt, e ka quajtur përndjekje dhe persekutim.

Krasniqi ka thënë se edhe konfirmimi i dënimit për rastin “Drenica II” ishte skandaloz.

 

Jakup Krasniqi

Krasniqi thotë se shqiptarët janë aty ku i dëshiron armiku

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se është interesant se edhe tani pas më shumë se 17 viteve pas lirisë e më shumë se tetë viteve të pavarësisë, shqiptarët janë aty ku do ta dëshironin vetëm armiqtë tanë.

Periskopi.com Lajme

Ky reagim i Krasniqit përmes një postimi në Facebook vjen në lidhje me akuzat dhe kundër akuzat mes zyrtarëve dhe publicistëve të Kosovës dhe Shqipërisë, që janë duke u zhvilluar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi.

Lexojeni të plotë postimin e Krasniqit:

“BASH PËR ARMIK”

Si fëmijë me ka rënë të dëgjoj shumë herë nga gjyshet e nënat tona një shprehje: “Bash për armik”! E sot për çka mund të thuhet kjo? Kjo mund të thuhet për mënyrën sesi janë duke debatuar, disa grupe të shqiptarëve të lidhura me majat e pushtetarëve te Shqipërisë e të Kosovës.

Këto “maje”, pasi e bënë “skllotë”, e morën mundin që ta pinë ndonjë kafe, bënë ndonjë selfije dhe dhanë ndonjë intervistë televizive për të treguar sesa shqiptaromadh ishte njeri ne një kohë tjetër, padyshim të lavdishme?! E gjithë kjo ndodhi pasi njeri nga ata i dha zjarr, kombëtarizmit kosovar në futboll?! E gjithë shqiptarizmit në televizion?!

Është interesant edhe tani pas më shumë se 17 viteve pas lirisë e më shumë se tetë viteve të pavarësisë, shqiptarët janë aty ku do ta dëshironin vetëm armiqtë tanë. Ndonjëri nga armiqtë, ndoshta edhe më të drejtë është trimëruar! Kërcënimet e tyre janë dëshmi e kësaj që thamë. Pra i kemi punët bash ashtu siç nuk do ta dëshironte asnjë shqiptar i mirë apo mik i yni. A nuk i kemi punët “bash për armik”?!

Kjo gjendje më shumë se kaotike i shtyri disa politikanë opozitarë në Shqipëri që e shtruan nevojën e pavarësimit të Kosovës nga Shqipëria?! Sikur vetëm kjo po na mungonte?!

Eh, çka mund të thotë mendja racionale në situata të tilla? Ndoshta për të thënë atë që mund ta thotë njeriu në situata të tilla, duhet të kërkojë ndihmë nga një fjalë arabe.

Inshalla, Republika e Kosovës është e pavarur nga ato shtete që duhet të jetë e tillë, sa është e PAVARUR nga Shqipëria!

Pa dyshim, jo vetëm në rrafshin qe u tha i kemi punët “bash për armik”!

Jakup Krasniqi

Krasniqi thotë se Kryeprokurori është mashtrues sikurse Presidenti

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim Kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi.

Periskopi.com Lajme

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se “pas Presidentit, mashtrimin e vazhdoi Kryeprokurori i shtetit”.

Sipas ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaçi e Aleksandër Lumezi duan të zhvendosin vëmendjen nga problemet e shumta të ditës që e domonojnë Kosovën.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit në rrjetin social:

“Është interesant sa shqiptarët e kanë për qejf mashtrimin dhe vetëmashtrimin. Shembujt më të mirë i këtij fenomeni janë Presidenti i vendit dhe Kryeprokurori i shtetit.

Në ketë rast natyrshëm shtrohet pyetja: A e dinë këta dy përfaqësues të lartë te shtetit, pse para më shumë se një viti, me miratimin e partive te koalicionit është ndryshuar Kushtetuta për t’ia hapur rrugën miratimit te Ligjit për Gjykatën Speciale te Kosovës me seli në Hagë, e cila do të merret vetëm me të ashtuquajturat krime te UCK-së, pra jo për krimet e gjenocidin e ushtruara nga ushtria e policia serbe në Kosovë?!

Madje as ajo gjykatë nuk do të merret me krimet e gjenocidit serb te kryera në Kosovë. Sipas te gjitha gjasave, me ato krime do te “merret” Gjykata Speciale e Serbisë?!!! Se deri me tani është treguar shumë azhure për t’i amnistuar te gjithë kriminelet e luftës, te cilët Beogradi nuk heziton t’i shpallë heronj?!

Sa interesant janë qeveritarët e Beogradit, te cilët nuk dëshirojnë te mësojnë nga shqiptarët, te cilët heronjtë e luftës, te gjallë a te vdekur nuk hezitojnë t’i quajnë kriminelë?!

Nuk besoj që Presidenti i vendit dhe Kryeprokurori nuk e dinë se janë duke e mashtruar, veten e pastaj edhe ndonjë fanatik te tyre të verbër.

S’do mend e gjithë kjo bëhet për te zhvendosur vëmendjen nga problemet e shumta te ditës që e domonojnë Kosovën tonë.”

Jakup Krasniqi

Krasniqi e krahason Isa Mustafën me një kafshë shtëpiake

Ish - kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se Isa Mustafa po pret si gjeli në një këmbë për të humbë territor e sovranitetin shtetëror.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, s’ka çfarë zgjatet muhabeti më me Mustafën.

Madje ai i thotë Mustafës “Hashimi të ka ricikluar në pushtet?!”.

Shkrimi i tij i plotë:

Mustafa: “Demarkacioni procedohet nëse opozita nuk do dialog”.

Çka t’i thuhet këtij Kryeministri që është duke pritur si gjeli ne një këmbë për të humbë territor e sovranitetin shtetëror.

Veç t’i thuhet:

Dërgoje, çka po pret, pasi Hashimi te ka ricikluar në pushtet?!