hyka

Jahmir Hyka vendimtar për Luzern, shënon dy gola (Video)

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Jahmir Hyka ka shënuar dy gola në fitoren të Luzern 3-0 ndaj Vaduzit.

Periskopi.com Sporti

Tiranasi shënoi brenda shtatë minutave dy gola, ku fillimisht në minutën e 51-të pastaj edhe në të 58-tën.

Pas këtyre dy golave, Hyka është ngjitur në kuotën e pesë golave në kampionat si dhe ka bërë katër asistime.

Hyka ka pasur një paraqitje të mirë dhe u vlerësua lartë në fund të ndeshjes. /Periskopi/

kombetarja

Dënohet futbollisti i Kombëtares Shqiptare

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka nuk po kalon momente të mira në Luzern.

Periskopi.com Sporti

Anësori këmbëshpejtë ka marrë një dënim nga trajneri i skuadrës së tij Markus Babel.

Në ndeshjen mes Luzernit dhe ST Gallenit, Hyka u detyrua ta shikoi ndeshjen nga tribunat.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja zvicerane ‘Blick’, Babel e ka dënuar shqiptarin pasi nuk ka pasur angazhimin e duhur.

Mbetet të shihet nëse dënimi ka qenë vetëm për një takim apo do të vazhdoi edhe në ndeshjet e radhës.

shqiperia

Shqipëria në epërsi 1:0 ndaj Lihtenshtajnit (Video)

Kombëtarja Shqiptare ka shënuar golin e epërsisë ndaj Lihtenshtajnit në ndeshjen si mysafir.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi mesfushori Jahmir Hyka në minutën e 11-të. /Periskopi.com