arf

Arsenal duhet të shes Ozilin

Ish trajneri i Chelsea Ray Wilkins beson se Arsenal duhet të shes Mesut Ozil dhe të rikthejë anglezin Jack Wilshere.

Periskopi.com Sporti

Ozil është arkitekt i lojës së Arsenalit në këto sezonet e fundit, duke luajtur si 10 në pozitën pas sulmuesit, duke formuar një dyshe të fort me Alexis Sanchez këtë sezon.

ozil-wenger
Mesut Ozil dhe Arsene Wenger

Këto javët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Ozil nga Arsenal, pasi ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratë të re dhe Wilkins beson se ‘topqinjtë’ nuk do të humbnin asgjë me largimin e tij sepse ata e kanë një lojtar si Wilishere.

“Unë do ta riktheja Jack Wilshere dhe do ta largoja Ozilin. Mendoj se Wilishere është adaptuar në Bournemouth, ai po luan çdo javë dhe ju mund të shihni progresin që ai është duke e pasur”, ka thënë Wilkins për talkSport raporton Goal.com.

ozil-wilshere

“Ai po luan përsëri, si duket i ka lënë mbrapa lëndimet, mendoj se Wilshere është në nivel me Ozil, ndoshta edhe më i mirë. Ai ka një përkushtim të madh në fushë, Ozil ka një prekje fantastike por kur luan kundër ekipeve të mëdha ai zhduket nga loja”, ka përfunduar ish trajneri i Chelsea.

ozil

Mesut Ozil ishte maestral në fitoren e fundit të Arsenalit kundër Baselit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Mesfushori gjerman dhe Sanchez janë dy lojtarët kryesor të Arsenal dhe nëse dëshiron Wenger të fitojë trofe atëherë duhet t’i mbajë në skuadër. /Periskopi/

 

 

 

Jack Wilshere of Arsenal looks on during the Barclays Premier League match between Arsenal and Newcastle United at the Emirates Stadium in London, England.  


LONDON, ENGLAND - DECEMBER 29:  
(Photo by Clive Mason/Getty Images)

Gjigandi italian nuk ndalet, e do yllin e Arsenalit

Milani është duke shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Periskopi.com Sporti

Anglezi është aktualisht i huazuar te skuadra tjetër angleze, Bournemouth.

24-vjeçari është përballur me shumë lëndime në sezonet e fundit dhe kjo ia ka pamundësuar përfshirjen në formacionin bazë të londinezëve.

Edhe pse pritet rikthimi i tij në Emirates Stadium nga huazimi, ai mund të largohet sërish në rast se nuk arrinë të sigurojë një vend në formacionin e parë, dhe Milani është i gatshëm që në një rast të tillë ta shfrytëzojë situatën për ta transferuar atë. /Periskopi.com

wilshere

Futbollisti i njohur refuzoi Milanin

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka refuzuar kalimin te Milani në verën e kaluar.

Periskopi.com Sporti

Klubi italian kishte shfaqur interesim për huazimin e 24-vjeçarit, i cili prej kohësh është përballur me dëmtime të shumta, rrjedhimisht duke humbur vendin e titullarit te skuadra londineze.

Por, ai në fund kishte vendosur të refuzonte disa klube të njohura, përfshirë Milanin, për të kaluar në huazim te skuadra e Bournemoth. /Periskopi.com

wenger

Wilshere do të bëhet trajner i Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Jack Wilshere do të marrë në të ardhmen drejtimin e skuadrës nga Emirates Stadium.

Edhe pse mesfushori në fjalë u huazua javë më parë te Bournemouth për një sezon, trajneri francez kishte deklaruar ditë më parë se e sheh atë duke e mbyllur karrierën te 13 herë kampioni i Premier Ligës.

“Sigurisht, një ditë ai do të ulet në ulësen time të menaxherit”, deklaroi Wenger.

“Ai ka një tru të vërtetë të futbollit dhe e kupton futbollin. Ai e kalon jetën e tij në futboll, është njeri i futbollit”, shtoi francezi. /Periskopi.com

wilshere

Wenger: Shpresoj që Wilshere të mbyllë karrierën te Arsenali

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka shprehur hapur dëshirën që mesfushori i huazuar nga kjo skuadër te Bournemouth, Jack Wilshere do ta mbyllë karrierën te klubi nga Emirates Stadium.

24-vjeçari u huazua te skuadra e Bournemouth në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj vere dhe kjo është bërë për shkak se ai nuk e kishte vendin e sigurtë në formacionin bazë të ‘topçinjve’.

“Unë nuk mund t’ia garantoja vendin dhe është logjike që atij t’i japim kohë. Sfida për të është që ai të luajë futboll”, tha francezi.

“Unë shpresoj që ai do të qëndrojë këtu deri në fund të karrierës. Ai është lojtar i klasit botëror, nuk ka nevojë të tregojë kualitetet e tij”, përfundoi Wenger. /Periskopi.com

wilshere

Wilshere të rinovojë kontratën

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është në bisedime me klubin rreth rinovimit të kontratës.

Anglezi u huazua ditë më parë te skuadra e Bournemouth, për të luajtur rregullisht, pasi te ‘topçinjtë’ nuk e ka vendin e sigurtë në formacionin bazë.

24-vjeçari është përballur me lëndime të shumta në sezonet e fundit. /Periskopi.com

wilshere

Wilshere refuzoi Romën

Periskopi.com Sporti

Mesfushori Jack Wilshere ka refuzuar kalimin te Roma në formë huazimi në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj vere.

Anglezi u huazua nga Arsenali te Bournemouth deri në fund të këtij sezoni.

Dëshira e 24-vjeçarit ishte të mos largohej nga Premier Liga. /Periskopi.com

epa05512207 Arsenal's Jack Wilshere during the English Premier League soccer match between Watford and Arsenal at Vicarage Road Stadium in London, Britain, 27 August 2016. EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' service. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications EPA/WILL OLIVER

Roma huazon Wilshere

Periskopi.com Sporti

Roma ka arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja britanike ‘The Sun’.

Anglezi kërkohej me ngulm edhe nga disa skuadra tjera angleze si Crystal Palace dhe Bournemouth. /Periskopi.com

Jack Wilshere of Arsenal looks on during the Barclays Premier League match between Arsenal and Newcastle United at the Emirates Stadium in London, England.  


LONDON, ENGLAND - DECEMBER 29:  
(Photo by Clive Mason/Getty Images)

Mbi 22 oferta për Wilshere

Periskopi.com Sporti

Arsenali do të lejojë largimin e Jack Wilshere në formë huazimi.

Anglezi pritet të largohet sot nga Emirates Stadium, ndërsa për të janë duke u interesuar shumë klube si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë.

Daily Mirror raporton se për anglezin kanë shfaqur interesim mbi 22 klube, më mesin e të cilave disa të njohura si Juventus, Roma, Valencia apo edhe Crystal Palace. /Periskopi.com

Jack Wilshere of Arsenal looks on during the Barclays Premier League match between Arsenal and Newcastle United at the Emirates Stadium in London, England.  


LONDON, ENGLAND - DECEMBER 29:  
(Photo by Clive Mason/Getty Images)

Wilshere te Crystal Palace

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është pranë kalimit te Crystal Palace në formë huazimi, shkruajnë mediat evropiane.

Daily Mirror raporton se ‘topçinjtë’ kanë marrë plotë 22 oferta për anglezin, i cili është përballur me shumë lëndime në sezonet e fundit.

Besohet se lojtari do të kalojë te Crystal, skuadër kjo e cila është përforcuar mjaft shumë në këtë afat kalimtar me lojtarët si Christian Benteke dhe Loic Remy. /Periskopi.com

xavi

Xavi: Wilshere mund të bëhet ndër më të mirët

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se huazimi i mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere mund t’i bëjë mirë këtij të fundit.

Anglezi i londinezëve pritet të largohet në formë huazimi nga Emirates Stadium deri në fund të këtij sezoni.

Tutje, Xavi shton se 24-vjeçari mund të bëhet një ndër mesfushorët më të mirë në botë, nëse nuk lëndohet.

“Huazimi i tij mund të jetë i mirë për të”, deklaroi Xavi.

“Ai duhet të luajë dhe ka nevojë për ushtrime dhe nëse e bën këtë, jam i sigurt se ai do të ketë një karrierë të madhe te Arsenali”.

“Ai është ende një lojtar i ri, dhe në qoftë se ai lë pas vetës lëndimet, atëherë nuk ka asnjë arsye që ai të mos bëhet një ndër mesfushorët më të mirë në Evropë”. /Periskopi.com

epa05512207 Arsenal's Jack Wilshere during the English Premier League soccer match between Watford and Arsenal at Vicarage Road Stadium in London, Britain, 27 August 2016. EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' service. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications EPA/WILL OLIVER

Wilshere drejt Juventusit

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere mund të huazohet te Juventus deri në fund të këtij sezoni, shkruan The Sun.

Anglezi pritet të largohet nga londinezët për shkak të konkurrencës tejet të lartë në mesfushën e ‘topçinjve’.

24-vjeçari do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve në mesfushën e ‘Zonjës së vjetër’, pas largimit të Paul Pogba. /Periskopi.com

Jack Wilshere of Arsenal looks on during the Barclays Premier League match between Arsenal and Newcastle United at the Emirates Stadium in London, England.  


LONDON, ENGLAND - DECEMBER 29:  
(Photo by Clive Mason/Getty Images)

Wilshere drejt huazimit

Periskopi.com Sporti

Arsenali është gati të lejojë largimin e Jack Wilshere në formë të huazimit për këtë sezon, shkruan Sky Sports.

Anglezi është përballur me shumë lëndime në sezonet e fundit dhe kjo i ka pamundësuar paraqitjet e mira edhe pas rikthimit nga dëmtimet.

Në anën tjetër, konkurrenca e madhe në mesfushën e ‘topçinjve’ ka bërë që 24-vjeçari të mos e ketë të sigurtë vendin në formacionin bazë dhe zgjidhja e duhur nga londinezët shihet huazimi i tij te ndonjë skuadër. /Periskopi.com