Franca kërkon që mallrat nga Izraeli të shoqërohen me etiketë të posaçme

Franca ka kërkuar nga Izraeli që mallrat e prodhuar në rajonin e ndërtuar pa leje në Rripin e Gazës dhe që eksportohen drejt Francës, të shoqërohen me etiketën e posaçme.

Periskopi.com Lajme

Sipas një vendimi të Ministrisë franceze të Ekonomisë, të publikuar në Gazetën Zyrtare, mallrat e eksportuara drejt Francës dhe të prodhuara në rrafshnaltën Golan, Jerusalem, si dhe në vendbanimet e paligjshme në Rripin e Gazës, duhet të shoqërohen me etiketat me emërtimin “mallra nga vendbanimet izraelite”, raporton AA

kombetarja

Pas humbjes nga Izraeli, lajm i keq për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare vijon rënien e lirë në renditjen e FIFA.

Periskopi.com Sporti

Pas humbjes shokuese 0-3 në shtëpi ndaj një kundërshtari direkt si Israeli, sigurisht që nuk mund të prisnim lajme të mira për renditjen që do të publikohet zyrtarisht më 24 nëntor, shkruan Albeu.

Kuqezinjtë që drejtohen nga Gianni De Biasi do të humbasin dy vende, duke zbritur në poziconin e 49-të, poshtë Congos dhe Australisë.

Izraeli ndërkohë ka përfituar shumë nga fitorja ndaj nesh pasi ka një ngjitje rekord me 25 pozicione, raporton Albeu.

Kosova do të mbetet në vendin e 164-t pas humbjes ndaj Turqisë. Italia ka zbritur me 3 vende, ndërkohë që vendi i parë mbahet nga Argjentina e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

berisha11

Gjyqtari arsyetohet për kartonët e kuq në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Gjyqtari që drejtoi ndeshjen kualifikuese, Shqipëri-Izrael 0-3, Deniz Aytekin e ka rihapur llogarinë e tij personale në Facebook.

Periskopi.com Sporti

Pasi e mbylli atë, direkt mbas ndeshjes në fjalë, sepse pati një sulm komentesh e fyerjesh të panumërta për dy kartonët e kuq dhe dy penalltitë e dhënë ndaj kuqezinjve, sigurisht nga shqiptarët, e ka hapur së fundi me një shënim faqen e tij në këtë rrjet social.

Përmes një statusi, ai ka dashur të sqarojë pozicionin e tij në raport me rregulloren e gjykimit të FIFA-s, duke nënvizuar se ka qenë krejtësisht korrekt në drejtimin e kualifikueses së luajtur në “Elbasan Arena”.

“Në të drejtën time!!! Pas ndeshjes së fundit, midis Shqipërisë dhe Izraeli, sulmet dhe ofendimet e tifozëve na bënë ta çaktivizojmë përkohësisht faqen në Facebook. Kjo ishte vetëm një masë mbrojtëse, që të ndaleshin komentet ofenduese, sepse mund t’i fshinim dhe t’u jepnim “bllok” përdoruesve. Pasi kam riparë videot e ndeshjes, të gjitha, pa përjashtim, jam i bindur se kam qenë totalisht serioz dhe korrekt në vendimet e marra. Veprimi i mbrojtësit apo goditja e portierit padyshim janë të ndëshkueshme me kartonë të kuq”, ka shkruar ai në Facebook.

balaj-izraeli

E pabesueshme, ja ku pritej të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael

Shqipëri-Izrael mund të ishte luajtur fare mirë në fushë neutrale.

Periskopi.com Sporti

Alarmin e japin mediat izrealite dhe konkretisht “Ynetneës”, e cila zbardh edhe letrën që Qeveria shqiptare i ka dërguar FIFA-s për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes.

“Ishte Qeveria Shqiptare e cila garantoi në FIFA zhvillimin e ndeshjes pa probleme. Nëse nuk do të ndodhte kështu atëherë takimi do të luhej në një fushë neutrale, ndoshta në një qytet jashtë Shqipërisë. Masa të çuditshme pas kësaj marrëveshje u ndërmorën edhe nga shqiptarët edhe nga ne”, shkruan ndër të tjera media izraelite.

Në fakt, masat e Policisë u konsideruan nga shumë futbollistë dhe analistë sportiv si arsyeja kryesore përse stadiumi “Elbasan Arena” ishte gjysmë bosh.

izraeli

Izraeli pagoi dy hotele në Tiranë, zbardhet shkaku

Federata Izraelite e Futbollit ka paguar dy hotele në Tiranë gjatë dy ditëve që ekipi i futbollit qëndroi në kryeqytetin shqiptar.

Periskopi.com Sporti

Mësohet se fillimisht ishte planifikuar që ekipi izraelit të akomodohej në hotel “Sheraton” aty ku ishin rezervuar të gjitha dhomat për futbollistët dhe stafin, shkruan “Neësbomb”.

Por në fund plani i Izraelit ka ndryshuar dhe ekipi u akomodua në hotel “Plaza” në qendër të kryeqytetit.

Federata izrealite ka paguar të gjitha dhomat që kishte zënë paraprakisht në “Sheraton” dhe më pas ka paguar edhe dhomatte “Plaza”.

kombetarja

Kjo është renditja në grupin e Shqipërisë

Kombëtarja Shqiptare u mposht nga Izraeli me rezultat të thellë 0:3.

Periskopi.com Sporti

Pas kësaj humbje, gjasat për kualifikim zbehen dukshëm, duke pasur parasysh faktin se Spanja dhe Italia shënuan fitore.

grupi

hysaj

Humbje e thellë e Kombëtares në shtëpi

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Izraeli me rezultat 0:3.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë ishin të pafat në këtë sfidë, pasi shumë herët mbetën me një lojtar më pak.

Po zhvillohej minuta e 17-të, kur mbrojtësi Berat Gjimshiti pengoi në zonë izraelitin Eran Zahavi, i cili më pas realizoi nga penaltia për epërsinë e Izraelit.

Kuqezinjtë tentuan të marrin lojën në dorë, mirëpo nuk arritën të bënin më shumë sesa disa kundërsulme.

Edhe më keq për të përzgjedhurit e Gianni de Biasit u bë në minutën e 55-të, kur edhe portieri Etrit Berisha u përjashtua me karton të kuq, pas një kacafytje të vogël që pati me Zahavin.

Penaltinë arriti ta mbrojë portieri i sapoinkuadruar, Alban Hoxha.

Mirëpo, të tanët nuk arritën të mbahen më shumë me të njëjtin rezultat, pasi në minutën e 66-të pësuan gol, ku shënoi Daniel Eindbinder.

Rezultatin përfundimtar prej 0:3 e shënoi Eliran Atar.

Pas kësaj humbje, Shqipëria rrezikon jashtëzakonisht shumë, pasi mbetet në kuotën e gjashtë pikëve pas katër ndeshjeve, duke u renditur në vendin e katërt në grup, pas Spanjës, Italisë dhe Izraelit. /Periskopi.com

shqipni

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria 0:1 Izraeli

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Izrael. Rezultati është 0:1.

Periskopi.com Sporti

Goli i vetëm deri më tani u shënua në minutën e 18-të, ku Berat Gjimshiti pengoi Eran Zahavin në zonë, ku ky i fundit realizoi nga penaltia.

Gjimshiti u largua me karton të kuq pas kësaj ndërhyrje, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Megjithatë, Kuqezinjtë rrezikuan jo pak duke pasur parasysh faktin se ishin me vetëm dhjetë lojtarë.

Gjithsesi, presim një lojë edhe më të mirë në pjesën e dytë nga lojtarët tanë, të cilët përkundër të qënit në disavantazh, po marrin iniciativë për të sulmuar. /Periskopi.com

shqipni

Nis ndeshja Shqipëri-Izrael

Ka nisur ndeshja e vlefshme për kualifikime në Botërorin 2018 ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Periskopi.com Sporti

Kjo sfidë zhvillohet në Elbasan Arena.

Pritet fitore nga Kuqezinjtë, për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim në Botërorin 2018. /Periskopi.com

shqiperia-gol-1-1

Formacionet zyrtare: Shqipëri-Izrael

Shqipëria pret Izraelin në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

formacioni