Ish-ushtari i ISIS-it që abuzoi me fëmijët, mik me të arrestuarin për sulmin Shqipëri-Izrael

Ish-ushtari i ISIS-it në Siri, Denis Shmilli, i arresuar për dhunë në familje dhe vepra të turpshme ndaj fëmijëve të tij, rezulton se është mik i të arrestuarit për “terrorizëm” Medat Hasani.

Periskopi.com Lajme

Ky i fundit, u prangos tre ditë para ndeshjes kualifikuese Shqipëri-Izrael bashkë me 3 persona të tjerë, me dyshimin se po përgatisnin një sulmit terrorist gjatë ndeshjes së futbollit në “Loro Boriçi”.

ABC News ka siguruar një kopje të listës së personave që kanë luftuar në Siri për disa muaj, ku me numrin rëndor 81 është identifikuar shtetasi Denis Shmilli. Sipas kësaj liste, thuhet se Shmilli bashkë me Dritan Kosturin, i lindur në Cërrik dhe banues në Elbasan dhe ish-efektivin e forcave komando Medat Hasani kanë qëndruar për rreth 137 ditë në frontet e ndryshme në Siri.

Në dosje thuhet se tre shtetasit shqiptarë, Shmilli, Kosturi dhe Hasani i arrestuar pak ditë më parë për terrorizëm, kanë udhëtuar së bashku nga Shqipëria në drejt të Turqisë me makinë të vogël.

Ata kanë dal nga terroritori shqiptar më 28 Korrik 2013 drejt Greqisë, ku më pas mendohet se kanë udhëtuar në drejtim të Turqisë për të përfunduar në krah të organizatës terroristë Al-Nusra në Siri. Sipas verifikimit të sistemit TIMS rezulton se ata kanë hyrë në territorin Shqiptar më 17 Dhjetor 2013, rreth 4 muaj e gjysëm pas daljes nga Shqipëria. Referuar këtij materiali, të përpiluar nga agjentët e antiterrorit, thuhet se ata kanë qëndruar në kampet e Sirisë për stërvitje dhe kanë marrë pjesë edhe në luftime kundër forcave të Bashar-Al-Asadit.

Sa i përket njohjes mes tyre, në dosje thuhet se ata frekuentonin të njejtën xhami, atë të Unazës së Re ku predikonte imami i vetshpallur Genc Balla, tashmë i dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këtyre detajeve të dosjes së anti-terrorit, Denis Shmilli tashmë po hetohet për akuzën e dhunës në familje dhe veprave të turpshme, ndërkohë rezulton i dënuar për mbajtje pa leje të eksplozivëve.

Ndërsa shoku i tij me të cilin ka qenë në Siri, ish-oficer i forcave komando Medat Hasani po hetohet për terrorizëm së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Ergys Faslija. Në mesin e personave të kthyer nga lufta në Siri, është edhe Ervin Duka, edhe ky tashmë i arrestuar një ditë para ndeshjes në banesën e tij për mbajtje pa leje të eksplozivëve dhe armës.

92642284_mediaitem92642283

Zjarr i fuqishëm në Izrael, mijëra njerëz evakuohen nga vendi i tyre

Dhjetëra mijëra njerëz janë duke u evakuuar pasi flakët kanë kapluar pjesë të qytetit të tretë më të madh të Izraelit, Haifa.

Periskopi.com Lajme

Zjarret vijnë pas një thatësire dy-mujore dhe janë duke u nxitur nga erërat e forta në veri të qytetit, njofton .Klan Kosova

Zjarret gjithashtu po kërcënojnë shtëpitë pranë Jeruzalemit dhe në Bregun Perëndimor.

Shefi i policisë së Izraelit tha se zjarr vënia është e qëllimshme në disa raste dhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se çdo sulm i tillë do të përbënte “terror”

Izrael

Ministrave izraelitë u ndalohet të flasin me Donald Trumpin, pa leje paraprake

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka thënë anëtarëve të qeverisë së tij se ata nuk janë të lejuar për të kontaktuar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ose administratën e tij, pa kërkuar leje paraprake.

Periskopi.com Lajme

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në një letër për të gjithë ministrat nga sekretari i kabinetit Tzachi Braverman thuhet se çdo përpjekje për të folur për ekipin e Trump duhet të bëhet përmes kanaleve zyrtare të zyrës së Kryeministrit apo ambasadës së Izraelit.

Ky veprim vjen pas disa deklaratave publike nga ministrat e qeverisë izraelite rreth zgjedhjes së Trumpit më 8 nëntor.

Të shtunën, një letër e hapur nga ministri i krahut të djathtë të Agrikulturës, Uri Ariel, drejtuar Steve Bannon, këshilltarit të ri të Trump u shfaq në webfaqen e Breitbart. Ai falënderoi redaktorin Bannon për qëndrimin e tij rreth marrëveshjes bërthamore, si dhe për krijimin e një zyre të Breitbart në Jerusalem.

Ndërsa nga Breitbart e kanë quajtur atë një “mik të popullit hebre” dhe “mbrojtës të Izraelit”, në të kaluarën, Bannon është akuzuar për fanatizëm dhe antisemitizëm nga shumë grupe të të drejtave, të cilët kanë bërë thirrje që emërimi i tij të anulohet. Por Bannon ka mohuar pohime të tilla.

Netanyahu uroi Trumpin për zgjedhjen e tij dy javë më parë, por paralajmëroi qeverinë e tij të koalicionit për të mos folur publikisht për pikëpamjet e tyre mbi presidentin e ri të SHBA-ve, pasi ministri i Arsimit Naftali Bennett tha se fitorja e Trump do të thotë se “epoka e një shteti palestinez” kishte përfunduar.

Ismail Morina

Rishfaqet Ballisti, shpreh dëshirën të jetë në ndeshjen në Izrael

Ismail 'Ballist' Morina ka thyer heshtjen që ka zgjatur prej shumë muajsh, i detyruar nga situata e tij e veçantë mes gjyqeve e dënimeve.

Periskopi.com Lajme

Autori i fluturimit të dronit në Beograd, ka folur rreth çështjes që shpërtheu së fundmi, përplasjeve mes tifozerisë shqiptare, FSHF-së dhe shtetit, ndërsa ka nxitur autoritetet ligj- zbatuese në Shqipëri të respektojnë të drejtën e çdo qytetari të lirë.

Postimi i “Ballist” Morinës

Pershendetje bashkatdhetar!

Duke marr shkas nga ngjarjet e fundit ne lidhje me kombetaren,tifozerine,federaten shqitare te futbollit dhe policine e shtetit deshta te shpreh keqardhje si qyetar i ” lire” i ktij vedi per se si eshte mundesuar te vihet deri ne ket gjendje.

Dua te solidarizohem fillimisht me tifozerine e SHVERCERAVE dhe PLISAVE dhe kryesisht gjitha tifozeritë qe mbeshtesin kombetaren te cilat ka qene gjithmone nji vlere e shtuar per kombetaren dhe dua t’ju them qe kur dikush na lufton ne do dalim fitimtar sepse lufta e tyre ndaj nesh eshte frymzim,motivim i pandalshem per ne (ju kujtoj mbi 80 vjet tirani e Serbise mbi shqiptaret qe kulminoj me fitore madheshtore per ne)

Pershendes deklaratat e kapitenit te kombetares,Agolli dhe gjithashtu te Mavrajt qe gjeten kurajon te denoncojne te verteten nen hunden e nji sistemi prej tiranit dhe kjo nuk me habit duke ditur se per mua kta djem jane herojnt e Beogradit.

U bej thirrje tifozave kuq e zi ne te cilet bej pjese qe te shtrijne bashkpunimin me te gjithe tifozerit e prekura nga kjo paftyresi dhe te arrihet ne nji qendrim te perbashket dhe gjithashtu ftoj federaten shqiptare te futbollit dhe policine e shtetit per nji dialog sy me sy me tifozerine qe te shpejtojm gjith ate qe kemi arritur te bukur deri tani per nji te mire te perbashket te te gjith neve dhe mbi te gjitha per te miren e kombetares tone.

Si gjithmone nga nji problem del nji tjeter dhe ne kete rast eshte nji problem i imi qe shfrytzoj rastin ta denoncoj ketu qe: me 15 korrik jam denuar me 16 muaj burg nga gjyqsori i qarkut Tirane dhe qe u konvertua ne sherbim prove per 18 muaj dhe mbas kesaj duhej te me ishin kthyer efektet e mia personale te bllokuara nga policia ne momentin e arrestit tim nder to dhe pashaporta ime por qe ne te vertete vazhdon te jete e bllokuar pa ofruar asnji shpjegim konkret.

Andaj i bej thirrje gjyqsorit qe te marre masat e duhura dhe ti jap fund kesaj loje ping-pongu!

Kjo per faktin se doja te shkoja ne ndeshjen e rradhes ne Izrael dhe te shuaj kujozitetin se sa jane hebrejnt te disponueshem qe te shkelin qytetaret e vet qe t’na respektojn ne në pozicionin e miqve atje e me ate rast te vizitojme edhe muzeun YAD VASHEM!

Policia e Kosoves / Ilustrim

Policia tregon si i kapi terroristët që planifikonin sulmin në ndeshjen Shqipëri – Izrael

Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Agjencionin Kosovar të Inteligjencës (AKI), si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të RKS-së, ka arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon, kështu thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Duke pasur parasysh se institucionet e Sigurisë në vazhdimësi monitorojnë dhe trajtojnë personat që shfaqin elemente ekstremiste, kanë kuptuar se persona të caktuar ishin në kontakt me të dyshuarin L. M., nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit. Pas një monitorimi dhe hetimi për një periudhë të gjatë kohore, ku janë përdorur të gjitha masat e specializuara të fshehta të hetimit, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izreal”, thuhet më tej nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjatë hetimeve policia ka kuptuar se këta persona të dyshuar kanë qenë të ndarë në grupe të ndryshme dhe të koordinuar nga terroristi L. M., nga i cili kanë marrë udhëzime.

Këto grupe kanë vepruar të ndara, por që në koordinim me L. M. dhe R. H. të cilët gjenden në Siri përkrah ISIS-it, kanë pasur objektiva të qartë se kush dhe kur duhet të sulmohet.

Nga data 04.11.2016 dhe deri më sot janë arrestuar (19) persona të dyshuar, ku (18) prej tyre shtetas të Republikës së Kosovës dhe një shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Me vendim të prokurorit kompetent (18) personave të dyshuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej (30) ditëve, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë realizimit të këtyre operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar:

281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm,

Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë,

Një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm,

Një pushkë gjuetie,

Një revole me gas,

Municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm,

Një dron,

Radiolidhje,

Telefona celular,

Lap Topa,

Shtëpiza kompjuteri,

USB,

Materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

“Kosova si pjesë e koalicionit ndërkombëtarë kundër ISIL (ISIS), për këtë rast ka bashkëpunuar edhe me autoritetet nga shtetet e rajonit si, Shqipërinë dhe Maqedoninë, vende këto në të cilat po ashtu ka pasur arrestime të personave të dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend”, përfundon komunikata e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosoves

‘Policia e Kosovës parandaloi sulmin terrorist i planifikuar në ndeshjen Shqipëri-Izrael’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Policia e Kosovës parandaloi sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Periskopi.com Lajme

Mëgjithëse, sipa stij, ishte një bashkëpunim rajonal.

“Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses. Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit”, thotë Thaçi.

ndër të tjera ai thotë se ky është një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

“Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin. Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji”, thotë Thaçi./ Periskopi

goli

Izraeli në epërsi, karton i kuq për Gjimshitin

Eran Zahavi u pengua në zonë nga mbrojtësi Berat Gjimshiti, ku më pas gjyqtari akordoi penalti.

Periskopi.com Sporti

Goli i shënua nga Zahavi, goditja e të cilit nuk u prit nga Etrit Berisha.

Tifozat_Kuq_e_Zi_ne_Elbasan_Arena

Futbollistët e Izraelit mbërrijnë pa problem në Elbasan Arena

Mbërrin në stadiumin “Elbasan Arena” ekipi i futbollit të Izraelit, pak para takimit në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45.

Periskopi.com Sporti

Gjatë shoqërimit të skuadrës mike nga Policia, nuk është evidentuar asnjë problem apo incident.

Policia e Shtetit njofton përdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas se aktualisht lëvizja është e lirë, ndërsa vijon futja e tifozëve në stadium.

Policia gjatë kontrollit të tifozëve nuk ka evidentuar probleme dhe gjithçka po vijon normalisht dhe në mirëkuptim me tifozerinë.