Ivica Daqiç

Brukseli, aq më pak Prishtina, mund ta kushtëzojnë Beogradin, thotë Daçiq

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë sonte se dialogu i Beogradit dhe i Prishtinës do të jetë neutral për nga statusi ose nuk do të ketë fare dialog.

Periskopi.com Lajme

Duke komentuar dokumentin e me katër kushte të Prishtinës për dialog me Beogradin, Daçiq ka thënë se kjo është qesharake dhe se “nuk mund të mendoj se Prishtina mund ta kushtëzojë do kënd”.

“Kë mund ta kushtëzojë? Dialogu do të vazhdojë por jo nën kushtet e Prishtinës. Serbia do të jetë konstruktive sikur dhe deri më tash e Prishtina nuk i cakton temat”, ka thënë për rts Daçiq, transmeton koha

Përpjekja sikur ajo e Tahirit deri më tash, thotë Daçiq “është pafytyrësi për përdorim të brendshëm”.

Janë disa tema për të cilat nuk më shkon kurrë mendja të bisedoj, siç është caktimi i kufirit, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh nëse ky është kusht.

“Këto që i ka thënë, Tahiri mund t’i varë në tabelën e shpalljeve”, tha Daçiq.

Ai ka shtuar se Serbinë nuk mund ta kushtëzojë as Brukseli dhe as Kosova. Sidomos Prishtina nuk mund të vërë kushte, ka thënë Daçiq.