daciq

Zëvendësi i Daçiqit shokon Serbinë: Në BE do të hyjmë pa Kosovën

Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, partisë që udhëhiqet nga Ivica Daçiq, Branko Ruzhiq ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, por që anëtare e plotë e Bashkimit Evropian do të bëhet “pa territorin e Kosovës”.

Periskopi.com Lajme

I pyetur se me cilin territor shtetëror Serbia do të hyjë në BE, përjashtuar territorin e Kosovës apo jo, Ruzhiq për “Die Prese”, ka thënë:

“Nëse vendet anëtare të BE-së, siç janë Sllovakia apo Spanja nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nuk duhet as ne ta bëjmë këtë gjë. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së pa territorin e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, kjo, sipas tij, nuk do të ndodh për pesë vjet, gjashtë, shtatë apo tetë vjet.

“Kemi mjaft kohë që deri atëherë të gjejmë zgjidhje funksionale për problemin. Ne, politikanët nga Serbia dhe Kosova duhet që të kemi qasje pragmatike dhe nuk duhet të mendojmë më për mitet”, ka sqaruar ai.

Kjo deklaratë e ka shokuar opinionin serb.

Për këtë është pyetur edhe shefi i Ruzhiqit, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

“Mendoj se as ai, e as tjetër kush nuk e dinë se me çfarë kushtesh Serbia do të bëhet anëtare e BE-së”, ka thënë Daçiq.

Enver Hoxhaj

Reagim i ashpër i ministrit Hoxhaj në Varshavë, e krahason Daçiqin me Millosheviqin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është treguar i ashpër ndaj Ivic Daçiq gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit në Varshavë të Polonisë.

Periskopi.com Lajme

Ai e ka krahasuar me Sllobodan Miloshevicin sjelljen dhe diskursin e Daçiqit në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.

“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e imagjinova ta shoh Daçiqin e rikthyer. E mbaj mend atë në vitet 90-ta kur ishte zëdhënës i Millosheviqit, i një regjimi që i ka bërë aq dëme Ballkanit dhe Kosovës. Është për keqardhje kur e shoh Ivica Daçiq si flet dhe sillet. Deshi apo jo, Kosova është e pavarur dhe do të jetë çdo herë e tillë” ka thënë Hoxhaj.

Dacic në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtoj Kosovën si gjoja rast të veçantë, e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet. /Telegrafi/

daciq

Daçiq në Madagaskar tregon se ku mund të përfaqësohet Kosova

Nuk është qëllim, as dëshirë e Serbisë izolimi i askujt, por është kundër politizimit të punës së organizatave ndërkombëtare nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF), në të cilën Kosova ka marrë statusin e vëzhguesit, UNESCO dhe të gjithë sistemit të KB, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Periskopi.com Lajme

 

Siç raporton FoNet, ai i ka bërë thirrje kësaj organizate në samitin 32 të OIF-së, që po mbahet në Madagaskar, që, siç citohet të jetë shprehur, “me qëndrime të veta parimore të kontribuojë në suksesin përfundimtar të dialogut Beograd – Prishtinë, në funksion të stabilitetit politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, transmeton Koha.net.

Siç ka thënë ai, Kosova mund të marrë pjesë në organizatat rajonale dhe në një varg organizatash të tjera ndërkombëtare, por me status neutral dhe në përputhje me Rezolutën e KS të KB 12 44.

Ivica

Daçiq e kundërshton Tahirin: Thirrjet Kosovë-Serbi do të jenë lokale, jo ndërkombëtare

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha sot se marrëveshja e telekomunikacionin me Kosovën është shumë e rëndësishme për interesat e Serbisë.

Periskopi.com Lajme

“Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit nuk e ka njohur Kosovën si shtet, as Kosova nuk ka marrë anëtarësimin, pra Serbia do të kërkojë kodin për zonën gjeografike të Kosovës, derisa thirrjet ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera në Serbi edhe më tej do të mbetet thirrje lokale (ndërqytete)”, ka thënë Daçiq përmes një deklarate për media.

Sipas tij, mënyra se si është zgjidhur çështjen e “pronës tonë në Kosovë është me rëndësi jetike për Serbinë, për shkak se ajo është e rëndësishme për zgjidhjen e çështjeve të tjera të që mbetën pazgjidhura”, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, marrëveshja është një tregues për korrektësinë e politikës së Qeverisë së Serbisë, e cila ishte edhe konstruktive në dialog, por edhe e pa kompromis në mbrojtjen e interesave tona kombëtare.

Ai shtoi se Kosovës i dështuan të gjitha shantazhet dhe ultimatume që kërkoi për më shumë se dy vjet, pasi ajo donte të shembte formimin e komunave serbe.

“Serbia është partner i besueshëm që kujdeset për vendimet dhe fjalët e saj, por nuk lejon që të fyhet nga askush”, përfundoi ai.

Në Bruksel sot, pas tre ditë bisedimesh, është konfirmuar se është arritur marrëveshja për telekomunikacionin midis Kosovës dhe Serbisë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se kjo është një epokë e re e Telekomit të Serbisë, si dhe kompania do të jetë në dispozicion në të gjithë territorin e Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën,  sipas tij vlera e tij në tërësi do të rriten.

Në anën tjetër, ministrja Edita Tahiri tha sonte se thirrjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë ndërkombëtare dhe jo thirrje lokale, siç ka thënë Daçiq.

Tahiri thotë se thirrjet Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, do të jenë thirrje ndërkombëtare

Ivica Daçiq dhe Vladimir Putin

Daçiq: Mos e bëj Zot që të na duhet me zgjedh mes Rusisë dhe BE-së, dihet

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbia nuk duhet të vijë në situatë që të zgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, transmeton koha.net.

Periskopi.com Lajme

“Mos e bëj o Zot që Serbia të zgjedhë ndërmjet Rusisë e BE-së. Po ju e dini se Serbia do ta zgjedhë gjithmonë Rusinë”, citon b92 të ketë thënë Daçiq.

Daçiq flet për rrezikun e Vuçiqit, përmend dorëheqjen

Nënkryetari i Parë i qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiq, në një prononcim të tij ka folur për zbulimin e armëve në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se siguria e kryeministrit ka qenë e kërcënuar dhe nga këto arsye ky rast do të duhet të trajtohet më një seriozitet të madh.

Periskopi.com Lajme

I pyetur nëse vallë ka informacione se kryeministri planifkon të dorëhiqet nga posti i shefit të Byrosë për koordinim të forcave të sigurisë, Daçiq tha se “armët e zbuluara paraqesin çështje shumë të rëndësishme dhe serioze për të cilat nuk ka kompetenca të flasë”.

Ivica Daçiq

Daçiq: Fjalët e Tahirit janë boshe, ja kur diskutohet për gjenocid, dëme lufte e të tjera

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se do të braktisë synimet e tij për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në organizata të OKB-së.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë për ultimatumet e Edita Tahirit se janë fjalë boshe, transmeton Koha.net.

“Të gjitha janë fjalë boshe. Është një zemërim lokal që përdoret për të qetësuar disa fantazma politike në Prishtinë. Megjithatë, kjo është mirë sepse njerëzit e shohin se me kë përballemi ne kur negociojmë”, ka thënë Daçiq për PINK TV.

Ministri serb ka thënë se kur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të negociojë me Edita Tahirin atëherë fillojnë bisedimet për gjenocidin, dëmet e luftës, demarkacionin, njohjen e Kosovës dhe të ngjashme.

“Askush nga ne nuk ka pranuar që të diskutojë për to, as nuk do të diskutojmë. Ai dialog është transferuar në nivelin e BE-së me rezolutë të OKB-së, por është me status neutral dhe askund nuk thuhet se çfarë duhet të bëjmë, që sot disa vende duken nervoze”, ka shtuar Daçiq.

Ivica Daçiq

Daçiq flet për serbët e arrestuar për terrorizëm në Mal të Zi

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke iu referuar nivelit të komunikimit me Malin e Zi, pas arrestimit të një grupi njerëzish nga Serbia me dyshimin se au përpoqën të organizojnë akte terroriste, tha se vendit i tij është i interesuar në mënyrë jetike për stabilitetin në rajon dhe për “këtë arsye kjo situatë sa më shpejt që të jetë e mundur do të zgjidhet”, raportojnë mediat serbe.

Periskopi.com Lajme

“Me qytetarët e dyshuar dhe të ndaluar të Serbisë është  arritur qasje konsullore dhe informacionet e marra tregojnë se ata deklarohen të pafajshëm”, ka thënë kryediplomati serb për  Radio Televizionin e Vojvodinës, transmeton Klani

Gjithashtu, tha ai, në përputhje me praktikën diplomatike është vendosur edhe komunikimi me ministrinë përkatëse të Malit të Zi, gjë që  Serbia është  informuar për të burgosurit dhe të dyshuarit në këtë rast.

Shefi i diplomacisë serbe  tha se nuk e di se në çfarë gjendje është ish-kreu i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq, i cili ishte në mesin e të arrestuarve në Mal të Zi, duke shtuar se e dinte se ai ishte nën përcjelljë në kohën sa ishte në krye të xhandarmërisë serbe.

 

 

Ivica Daçiq

Daçiq paralajmëron se në krejt mënyrat do e mbrojnë “Trepçën”

Serbia pa dyshim se do të mbrojë interesat e saja nacionale dhe shtetërore. Kështu ka deklaruar të shtunën, zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duke reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për ligjin për Trepçën.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë për mediumin serb “Kurir”, Daçiq ka thënë se ka marrë vesh që Marko Gjuriq, i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do të kërkojë nga Qeveria në mënyrë që kjo e fundit të kërkojë thirrje të një seance të Këshillimit të Sigurimit të OKB-së.

“Kjo do të thotë se në mbledhjen e Qeverisë, kjo temë do të diskutohet. Përderisa kjo të jetë kështu, do t’i drejtohemi KS të OKB-së për të thirrur një seancë urgjente. Ne kemi të drejtë për këtë, mes tjerash, edhe sepse Kosova dhe Metohija është nën Rezolutën 1244”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse Serbia do t’ia del që të mbrojë “pronën e saj”, ai është përgjigjur se “duhet të provojmë të bëjmë gjithçka”.

“Pyetja është se a do t’ia dalim që përmes kësaj seance të KS të OKB-së t’i bëjmë të gjitha, por mbi të gjitha është me rëndësi që të mbajmë kokën e ftohur dhe të jemi të arsyeshëm. Shumë herë edhe kryeministri ka folur për atë se jemi të vetëdijshëm se çfarë është duke ndodhur, se me çfarë presionesh po përballemi e çfarë ultimatumesh na japin. Ky është rasti i parë që dikush, në këso mënyre, t’i drejtohet problemeve të ndërlidhura me Kosovën”, ka shtuar zëvendëskryeministri serb, Daçiq.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, me një shumicë votash, sot, në orët e para të mëngjesit, ka miratuar Ligjin për Trepçën, përmes së cilit Qeveria e Kosovës dhe punëtorët e Trepçës ndajnë pronësinë në 80:20.