mourinho2

Ylli i Barcelonës refuzoi Mourinhon

Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic, të cilin Jose Mourinho e donte në skuadër.

Periskopi.com Sporti

Daily Mail shkruan se oferta në fjalë ishte dërguar në formë zyrtare, mirëpo mesfushori kroat nuk ishte i interesuar të kalonte te gjigandi nga Old Trafford.

Rakitic po kalon nëpër një formë mjaft të mirë te katalunasit. /Periskopi.com

rakitic-neymar

Ylli i Barcelonës: Do të doja të punoja me Guardiolan

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic thotë se do të dëshironte të punonte me Pep Guardiolan.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit drejton Manchester Cityn nga vera e fundit, skuadër me të cilën sonte takohet Barcelona në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.

 

Tutje, kroati thotë se më 2014 kur u bashkua me katalunasit nga Sevilla, mori numrin katër në fanelë për shkak të Guardiolas, i cili dikur kishte mbajtur fanelën me të njëjtin numër te Barca.

 

“Kur e mora fanelën numër 4 në Barcelonë, e bëra për shkak të tij”, deklaroi Rakitic.

 

“Ai është fantastik. Do të ishte fantastike po të punoja një ditë me të”, shtoi ai. /Periskopi.com

rakitic-neymar

Barca s’ia shet yllin Real Madridit

Barcelona ka refuzuar ofertën e Real Madridit për mesfushorin Ivan Rakitic.

Periskopi.com Sporti

Është raportuar se gjigandi madrilen ka dërguar ofertë në drejtim të klubit nga Camp Nou për kroatin.

Mirëpo, Mundo Deportivo sqaron se drejtuesit e Los Blancos kanë hedhur poshtë mundësinë e shitjes së mesfushorit te rivali kryesor. /Periskopi.com

modric-rakitic

Zyrtare: Edhe një yll i Kroacisë mungon ndaj Kosovës

Pas dëmtimit të Luka Modric dhe Dejan Lovren, Kroacia do të duhet t’ia dalë edhe pa një super-mesfushor.

Periskopi.com Sporti

Është anëtari i Barcelonës, Ivan Rakitic, ai i cili do të mungojë në sfidën ndaj Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kroacisë.

“Domagoj Antoliq do ta zëvendësojë të lënduarin Ivan Rakitic për ndeshjet kundër Kosovës dhe Finlandës. Ivan, rikthim të shpejtë”, thuhet në këtë njoftim.

Kosova përballet me Kroacinë më 6 tetor në Loro Boriçi. /Periskopi.com

rakitic-neymar

Rakitic i ndërhyn ashpër Neymarit në stërvitje (Video)

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic i ka shkaktuar një ndërhyrje goxha të ashpër bashkë lojtarit të tij Neymar.

Kjo ndodhi në stërvitjen e djeshme që katalunasit e zhvilluan para derbit të sotëm ndaj Atletico Madridit. /Periskopi.com