Tërmeti trondit përsëri Italinë

Tronditet përsëri Italia nga lëkundjet e tokës.

Periskopi.com Lajme

“Corriere Della Sera” ka raportuar se një tërmet është regjistruar rreth orës 17:14 mes L’Aquilas dhe Amatrice në një thellësi prej 14 kilometrash.

Mësohet se epiqendra ishte në zonën e Capitignano, pak kilometra nga Montereale, Campotosto, Barete dhe Cagnano Amiterno.

tifozat kuq e zi

Zyrtare: Ja sa bileta do të jenë për tifozët shqiptarë në ndeshjen Itali-Shqipëri

Shqipëria do të luajë transfertën ndaj Italisë në “Renzo Barbera” të Palermos në muajin kundër Italisë, stadium ky i cili u jep mundësinë të jenë një numër i madh tifozësh shqiptarë.

Periskopi.com Sporti

Sipas rregullores tifozëve shqiptarë u takojnë 5% e kapacitet të stadiumit. Duke bërë një llogari të thjeshtë, rreth 1800 bileta do të jenë për tifozët kuq e zi.
Sektori i miqve në stadiumin “Renzo Barbera” ka një kapacitet prej 2233 vendesh, dhe shpresohet që ky numër të jetë i plotë në dispozicion për tifozët shqiptarë.

online-channel-powered-by-call-centres

Italia mbyll “Call Center”, mbeten pa punë 25 mijë shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Parlamenti italian në datën 23 nëntor ka aprovuar ligjin, i cili do të ndalojë funksionimin e Call Center në vendet që nuk janë pjesë e BE, siç është Shqipëria. Pas një séance maratonë, komisioni i posaçëm ka dhënë “Po”-në e parë për projekt-buxhetin 2017-2019 në Itali. Në këtë ligj janë miratuar dhe votuar plot 241 modifikime në thuajse çdo sektor, ndërsa ai që do prekë negativisht vendin tonë është vendimi për sektorin Call Center, ku janë të punësuar mbi 25 mijë vetë, ndërsa pjesa dërrmuese e pronarëve janë italianë. Ndërsa ky vendim pritet të zhvendosë këto biznese drejt Rumanisë, shtet i BE-së, ku dhe tregu i punës është më i lirë se sesa vendet e tjera të Unionit.

Detyrimet

Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35 parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia. Në këtë nen thuhet : “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i BE-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës, 30 ditë përpara”. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale.

Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori Italian përpara hyrjes në fuqi të Parlamenti italian rikthen ligjin e vjetër kundër biznesit Call Center në vendet jashtë BE-së. Ligji nuk favorizon aspak pronarët e mëdhenj, të cilët pritet të zhvendosen nga Shqipëria Vendimi i Italisë për Call Center, 25 mijë shqiptarë rrezikojnë punën këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”. Sindikatat nga ana tjetër, deklarojnë se, ky është hapi i parë drejt rregullimit të sektorit. Ligji i miratuar mbrëmjen e së enjtes bën kështu operativ ligjin e vjetër të vitit 2012. Nga ana tjetër, ligji specifikon se qytetari duhet të informohet nga operatori, se nga cili vend po komunikon, dhe në rast se nuk e bën këtë gjoba e paracaktuar arrin në vlerën e 150 mijë eurove. Për më tepër, në rast se qytetari informohet se operatori lokalizohet në një vend jashtë Unionit, ai ka të drejtë të kërkojë një operator tjetër, që gjendet brenda Bashkimit Europian.

Ligji italian

Ligji i ri i cili pritet të marrë edhe votën përfundimtare të Senatit në 6 dhjetor, synon të kufizojë shpërnguljen e Call Center nga Italia drejt vendeve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Ky modifikim i ligjit ka për synim krijimin dhe shtimin e vendeve të reja të punës në shtetin përtej Adriatikut, i cili sot numëron rreth 80 mijë punonjës, por me një llogaritje që kanë bërë zyrat e statistikave atje, vetëm në 5 vitet e fundit, janë zhvendosur off-shore, në vendet jashtë BE-së, rreth 200 mijë persona. Kjo ka bërë që Italia të shënojë gjatë kësaj periudhe një prej normave më të larta të papunësisë së të rinjve, çka bie në kontrast me vendet si Shqipëria, të cilat kanë shënuar ecuri pozitive në këtë aspekt. Thirrja për të votuar këtë ndryshim nuk është e vonë, pasi prej kohësh sindikatat i kanë bërë presion qeverisë të reflektojë për të ndalur eksodin e të rinjve, të cilët në vendet e Europës e kanë pasur shumë më të lehtë për t’u futur në tregun e punës për shkak të gjuhës italianë, që komunikohet për reklamimin e produkteve, për të cilin edhe paguhen.

Shqipëria e rrezikuar

Me paketën e re, sipërmarrësit italianë kanë disa mundësi për të vendosur për lokacionin e bizneseve filiale, por më favorizuese duken vende të tilla si Rumania dhe Sllovenia, të cilat janë shtete të BE-së, por kanë taksa shumë më favorizuese se Italia. Rritja progresive që u shënua në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit, tashmë rrezikon të prekë fundin. Numri i qendrave telefonike në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014. Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tre Call Center më të mëdha në vend. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj, dhe dyfishohen për menaxherët.

GENOA, ITALY - NOVEMBER 18:  Stefano Okaka of Italy #9 during the International Friendly match between Italy and Albania at Luigi Ferraris on November 18, 2014 in Genoa, Italy.  (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Zyrtare: Ja ku do të luajë Kombëtarja Shqiptare ndeshjen me Italinë

Ndeshja e radhës e skuadrës tonë kombëtare kundër Italisë, do të luhet në Palermo.

Periskopi.com Sporti

Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në stadiumin “RenzoBarbera”, shkruan Albeu.

Shqipëria dhe Italia, në nivel ekipesh kombëtare janë ballafaquar vetëm njëherë, në një miqësore të zhvilluar në Gjenovë në nëntor të vitit 2014.

DE BIASI

Befasi e madhe, De Biasi-Italia

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka konfirmuar se ka qenë pranë emërimit si trajner i Italisë muaj më parë.

Periskopi.com Sporti

Kjo mund të ndodhte pak para emërimit të Venturës në këtë pozitë.

I pari i pankinës së Kuqezinjve thotë se për të arritur në atë post e pengoi vetëm një njeri.

“Isha një hap larg Kombëtares Italiane dhe e di atë që më pengoi, është një njeri i vetëm”, u shpreh De Biasi, duke mos pranuar të identifikojë personin në fjalë. /Periskopi.com

ventura

Trajneri i Italisë harron ndeshjen me Spanjën, më e rëndësishme ajo ndaj Shqipërisë

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka mbetur i kënaqur pas barazimit ndaj Gjermanisë. Të kaltërit zhvilluan një ndeshje të mirë përballë kampionëve të botës, edhe pse “panzerat” nuk hodhën në fushë formacionin më të mirë.

Periskopi.com Sporti

I pyetur në mikrofonët e “RAI Sport” rreth rivalëve të Spanjës për vendin e parë, Ventura preferoi të qëndrojë me këmbë në tokë, duke i marrë ndeshjet me radhë.

“Ndeshja me Spanjën është ende larg. Më e rëndësishme është përballja e radhës ndaj Shqipërisë. Jam i kënaqur me këtë pjesë të parë të aventurës në stolin e Italisë, nga e cila do të evitoja vetëm ato 15 minuta të ndeshjes me Maqedoninë.

Pjesa e parë e sfidës me Spanjën na mësoi shumë, ndërsa përballjet e tjera edhe pse në pamje dukeshin normale, në të vërtetë nuk ishin të tilla.”

Italia dhe Shqipëria do të luajnë më 24 Mars. Pas 4 ndeshjeve të para në Grupin G kualifikues të Botërorit, të kaltërit ndajnë kreun me Spanjën, në kuotën e 10 pikëve.

spanja

Fitojnë Italia dhe Spanja

Italia dhe Spanja dhe shënuar fitore të thella në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Periskopi.com Sporti

Italianët në udhëtim kanë mposhtur Lihtenshtajnin 0:4, e me rezultat të njëjtë Spanja si vendas ka mundur Maqedoninë.

italia1

Lista e Italisë, nuk do ta besoni se kush mungon

Kombëtarja italiane e futbollit ka publikuar listën për sfidën ndaj Lichtensteinit të vlefshme për grupin ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë si dhe për miqësoren ndaj Gjermanisë.

Periskopi.com Sporti

Trajneri Ventura ka bërë disa përzgjedhje të guximshme duke parë që nuk ka grumbulluar sërish Balotellin që po kalon nëpër një formë të lartë në Francë dhe ka marrë me vete Zazan, Eder apo Gabiadinin që po kalojnë një moment të vështirë.

Listën e plotë mund ta shihni në foton më poshtë:

italia

 

Kosovari lut të birin me lot në sy që të kthehet nga ISIS-i

Periskopi.com Video
tifozat kuq e zi

Shqipëri-Itali, ky është rezultati

Kombëtarja e Shqipërisë U-17, ka humbur nga Italia në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian me shifrat 1:0.

Periskopi.com Sporti

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Merola në minutën e 62-të.

Për Kombëtaren shqiptare në këtë ndeshje për 90-minuta u aktivizua edhe mesfushori nga Kosova, Alush Gavazaj.

Ndryshe, për Italinë në pjesën e dytë u paraqitën edhe shqiptarët Rilind Nivokazi dhe Alesandro Ahmataj.

Në ndeshjen tjetër të grupit të katërt kualifikues, Serbia e mundi 3:1 Maqedoninë.

shqiperi-itali

Dy shqiptarë që luajnë për Italinë do të luajnë kundër Shqipërisë

Italia U-17 do të ketë në përbërje dy lojtarë shqiptarë që do të vihen përballë bashkëmoshatarëve kuqezi në Raundin Kualifikues për Kampionatin Europian 2017.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për mesfushorin e Çezenës, Alesandro Ahmetaj dhe sulmuesin e Atalantës, Rilind Nivokazi. Ata janë pjesë e listës përfundimtare me 18 emra të shpallur sot nga trajneri Emiliano Bigiça.

Shqipëria do ta ketë pikërisht me të zotët e shtëpisë takimin e parë të Grupit 4.

Ndeshja do të luhet më 26 tetor (ora 15:00) në stadiumin “Bruno Beneli” të Ravenës dhe do të transmetohet nga “Rai Sport 1”. Kuqezinjtë U-17kanë pësuar humbje në dy përballjet e mëparshme me “Axurrët”.

buffon2

Buffon s’merret me kritikët

Portieri i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon thotë se nuk i interesojnë kritikat që vijnë ndaj tij.

Periskopi.com Sporti

Veterani u fajësua për golin e pësuar në ndeshjen ndaj Spanjës, e cila përfundoi 1:1.

Por, ai thotë se është vetëkritikë dhe se nuk ka nevojë për kritika të të tjerëve.

“Unë nuk do të mbrohem nga kritika të caktuara. Nëse unë kam arritur të ndërtoj këtë lloj karriere, kjo është për shkak se unë jam shumë vetëkritik”, deklaroi Buffon.

“Unë nuk kam nevojë të dëgjoj se si më gjykojnë të tjerët. Unë e njoh veten time. Kundër Spanjës, unë mund të kem bërë më shumë. Por, kundër Maqedonisë besoj se në disa raste jam treguar i madh”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.

De Biasi paralajmëron Italinë

Gianni De Biasi e pranon që objektivi i Kombëtares shqiptare është vendi i tretë në Grupin G për kualifikueset e kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë për radion italiane “Radio 1”, tekniku kuqezi u shpreh se skuadra jonë nuk mendon për vendin e dytë në grup, edhe pse do të provojë ta arrijë.

“Besoj se Spanja ka diçka më tepër dhe do ta fitojë grupin. Edhe Italia është në një nivel më të lartë, ndërsa ne dhe Izraeli do të luajmë për vendin e tretë. Ne nuk mendojmë për vendin e dytë, edhe pse do provojmë ta arrijmë”, tha 60-vjeçari.

Duke komentuar humbjen 2-0 ndaj Spanjës mbrëmë në Shkodër, De Biasi deklaroi: “Të luash kundër Spanjës sot është shumë e vështirë për këdo skuadër. Këtë e provoi edhe Italia. Spanjollët janë një ekip me një grup të përbërë nga lojtarë që vijnë kryesisht nga Reali i Madridit dhe Barcelona. Mbrëmë ne nuk mundëm t’u kundërpërgjigjeshim zotërimit të topit nga ana e tyre siç bëmë me Portugalinë para dy vitesh”.

Ndërkaq, në një intervistë për “Sportmediaset”, trajneri i Kombëtares ka paralajmëruar se në eventualitetin që Shqipëria do të jetë në garë deri në fund për vendin e dytë, Italia duhet të ketë kujdes në përballjen me kuqezinjtë e cila mbyll eliminatoret.

“Nëse do të isha në vend të Italisë do të mundohesha të arrija në atë sfidë me vendin e dytë në xhep, përndryshe do të preokupohesha për ta, pasi do të luajmë në shtëpi dhe do të hedhim gjithçka që kemi në fushë. Ne sigurisht që garojmë në ndjekje të Italisë, është e qartë që kanë diçka më shumë se ne, por nëse nuk do të provoja ta arrija atë, do të lija që tani pankinën”, deklaroi De Biasi, përcjell Panoramasport

osvaldo

Sulmuesi që luante për Italinë lë futbollin, merret me muzikë

Sulmuesi i njohur i cili luante për Italinë, Pablo Osvaldo duket se ka vendosur të ndërrojë profesion.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar agjenti i futbollistët të Boca Juniors.

“Ai ka vendosur të lë futbollit dhe tani është një muzikant në Barcelonës”, deklaroi agjenti i Osvlandos.

Futbollisti në fjalë në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave të njohura italiane si Roma, Juventus dhe Inter. /Periskopi.com

diego

Në cilën pozitë në grupin I gjendet Shqipëria pas kësaj humbje?

Shqipëria është mposhtur nga Spanja me rezultat 0:2.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë kanë rënë nga pozita e parë në të tretën, ndërsa Spanja është lidere në grup, kurse Italia gjendet në pozitën e dytë.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon ndaj Israelit në muajin nëntor.

shqipnia /Periskopi.com

italia

Italia përmbysë Maqedoninë (Video)

Përfaqësuesja e Italisë ka fituar me rezultat 2-3 ndaj Maqedonisë.

Periskopi.com Sporti

Ishte një takim i vështirë për italianët, por në fund një fitore e merituar.

Goli i parë në takim erdhi nga Andrea Belotti në minutën e 24, i asistuar nga Federico Bernardeschi dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e dytë.

Epërsia e italianëve u përmbys nga Ilija Nestorovski në minutën e 57-të dhe shqiptari Ferhan Hasani, i cili shënoi pas dy minutash

Por, në skenë doli Ciro Immobile, i cili me dy gola (75’dhe 90’) i dha fitore Italisë.

Pas kësaj fitore Italia ngjitet në vendin e dytë në Grupin G me shtatë pikë, aq sa Spanja në vendin e parë. Kurse Shqipëria zbret në vendin e tretë me gjashtë pikë, aq sa Izraeli një pozitë më poshtë.

DE BIASI

De Biasi kërcënon Spanjën dhe Italinë

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi thotë se Kuqezinjtë do të tentojnë të arrijnë kualifikimin në Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja Shqiptare renditet e para në grup, para skuadrave të mëdha si Spanja dhe Italia.

Italiani me pasaportë shqiptare thotë se me skuadrën e tij do të bëjnë gjithçka që t’ia vështirësojnë punët Spanjës dhe Italisë.

“Nuk na kërkohet të shkojmë patjetër në Kupën e Botës, por ne do të tentojmë njësoj si në kualifikimet për Europianin. Në jetë kurrë mos thuaj kurrë, do të bëjmë gjithçka për t’ia vështirësuar jetën Spanjës dhe Italisë”, deklaroi De Biasi.

Shqipëria pret nesër mbrëma Spanjën në Loro Boriçi. /Periskopi.com

italia

Formacionet zyrtare: Itali – Spanjë

Italia dhe Spanja përballen në ndeshjen e rëndësishme për kualifikimet për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Italia: Buffon; Barzagli, Bonucci, Romagnoli; Florenzi, Parolo, De Rossi, Montolivo, De Sciglio; Pellé, Eder

Spanja: De Gea; Carvajal, Piqué, Ramos, Alba; Koke, Busquets, Iniesta; Vitolo, Diego Costa, Silva

balotelli

Balotelli në superformë, por nuk e fton Italia

Mario Balotelli po kalon një formë të jashtëzakonshme në Francë me skuadrën e Nice, duke qenë protagonistë çdo fundjavë. Gjithsesi bomberi italian nuk ka mundur që të marrë një ftesë për dy ndeshjet e radhës kundër Spanjës dhe Maqedonisë.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Italisë Ventura është shprehur se ai duhet të gjejë vazhdimësi. Vetë Balotelli i pyetur për këtë çështje ka deklaruar:

“Është një vendim i drejtë, sepse kam kohë që nuk luaj për Italinë. Nuk e meritoj të thirrem në Kombëtare. Sigurisht për momentin. Shpresoj të marr një ftesë në ndeshjet e tjera”, deklaroi sulmuesi italian, i cili ka habitur jo pak me reagimin dhe maturinë që ka treguar. Baloteli është “rritur”!

morata spain

Vështirë ndaj Shqipërisë dhe Italisë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Spanjolle, Alvaro Morata i ka cilësuar si ndeshje të vështira përballjet me Kombëtaren Shqiptare dhe Italinë në Kualifikimet për Botërorin 2018.

Ai shpreh dëshirën që ‘Furia e kuqe’ të përfundojë në pozitën e parë në grup.

“Duam t’i mbyllim këto kualifikime në vendin e parë, por nuk do të jetë e lehtë. Takimet më të vështira që mund të vendosin shumë përsa i përket renditjes përfundimtare do t’i luajmë në Itali dhe Shqipëri. Në këto dy transferta duhet të fitojmë me çdo kusht”, ka thënë ylli i Real Madridit. /Periskopi.com