Alarm në Itali! Një epidemi po përhapet me shpejtësi

Periskopi.com Lajme

Një epidemi fruthi po përhapet në Itali me më shumë se 1.600 raste të sëmundjes të raportuara në vitin 2017, në 19 nga 21 rajonet e vendit.

Epidemia shton shqetësimin mes zyrtarëve europianë të shëndetit, të cilët kanë monitoruar epideminë në vazhdim në Rumani, aty ku thuajse 4.800 raste janë raportuar që nga fillimi i vitit 2016. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vend janë regjistruar 21 viktima.

Sipas saj, Italia është një nga dy vendet kryesore në rajonin europian të prekur nga sëmundja, ndërkohë që janë paralajmëruar të gjithë të huajt që synojnë të vizitojnë vendin që të vaksinohen kundër fruthit. Ndërkohë, rekomandimet për udhëtimet në Rumani janë në fuqi që nga viti 2016.

Vendet e kontinentit amerikan janë deklaruar pa fruth në 2016-n.

Rreth 40 për qind e rasteve në Itali janë shtruar në spital, me moshën mesatare të të prekurve 27 vjeç. Rastet më të shumta janë regjistruar te personat mbi 15 vjeç, që do të thotë se bebet dhe fëmijët nuk janë ata që preken, por janë njerëzit që nuk janë vaksinuar kur kanë qenë fëmijë.

Italia në fakt ka regjistruar një rënie të vaksinimit për fruthin çdo vit, që nga ai 2012. Në vitin 2014, në vend u regjistrua një epidemi e madhe me 4.350 persona të infektuar. Nga 1.603 rastet e raportuara këtë vit, 16.88 për qind e tyre janë verifikuar se rezultojnë të pavaksinuar.

Më shumë se 95 për qind e popullatës duhet të vaksinohet për fruthin, në mënyrë që epidemia të ndalohet. Zyrtarët besojnë se rënia e besimit kundrejt vaksinave është nxitur nga një lëvizje antivaksinë në të gjithë Europën, por edhe më shumë vaksina po refuzohet për shkak të frikës për efekte anësore, e ushqyer kjo nga supozimet tashmë të diskredituara të një shkencëtari britanik, sipas të cilit vaksina e fruthit mund të kishte lidhje me shfaqjen e autizmit.

Arrestohet kosovari në Itali, e rrihte vajzën që nuk mësonte Kuranin

Periskopi.com Lajme

Ajo refuzonte të vishte shaminë e kokës, të lexonte Kuranin dhe të mësonte gjuhën arabe. Kjo është arsyeja dhe njëkohësisht akuza që ka çuar në arrestimin e një shqiptari nga Kosova, 38 vjeç.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se një shtetar shqiptar nga Kosova është arrestuar, pasi e rrihte vajzën e tij.

Ajo refuzonte të vishte shaminë e kokës, të lexonte Kuranin dhe të mësonte gjuhën arabe. Kjo është arsyeja dhe njëkohësisht akuza që ka çuar në arrestimin e një shqiptari nga Kosova, 38 vjeç, rezident në Siena të Italisë, raporton “TCH”, përcjell albinfo.ch

Shqiptari nga Kosova është arrestuar për keqtrajtim dhe dëmtim të minorenes me të cilën jetonte nën një shtëpi. Shenjat në trup të saj ishin hetuar nga disa shoqe të saj të shkollës e më pas edhe nga mësueset që e kanë thirrur ndihmën e shpejtë.

Mësohet se vajza ka pësuar lëndime mjaft të rënda dhe kishte prova të qarta për dhunën e ushtruar ndaj saj. Mjekët ia kanë raportuar menjëherë ngjarjen policisë, përcjell albinfo.ch.

“Ajo është rritur në një ambient familjar të izoluar. Ajo nuk duhej të kishte asnjë marrëdhënie me bashkëmoshataret dhe duhej të ndiqte imponimet e ashpra të babait të saj, duke u bërë pjesë e shumicës së urdhrave radikale islamike fetare”, thuhet në raportin e bërë për vajzën shqiptare. Ajo është marrë në mbrojtje dhe është strehuar në një qendër rehabilitimi.

Tragjedi/16-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident me motor në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari 16-vjeçar ditën e sotme në Milaco të Mesinës në Itali.

Periskopi.com Lajme

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme. Shqiptari po udhëtonte me motor, së bashku me një shoqen e tij kur është përplasur me një shtyllë.

Ai ka fluturuar nga motori dhe është përplasur me kokë në asfalt. Edhe pse u dërgua shpejt në Spital, i riu nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Ai është identifikuar si Aurelio Hasaj, 16 vjeç. Ndërkohë, vajza e identifikuar me inicialet P.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke hetuar ende për shkaqet e aksidentit./Albeu.com/

Tre të vdekur nga orteku në Itali

Tre persona kanë humbur jetën e dy të tjerë ende mbeten të zhdukur si pasojë e një orteku në vendpushimin italian të skive Courmayeur.

Periskopi.com Lajme

Përveç viktimave dhe dy të zhdukurve, të paktën tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas zyrtarëve policor, skiatorët e plagosur janë goditur nga shkëmbinjtë e rëndë që më pas janë dërguar në spitale për trajtim me ndihmën e helikopterëve, njofton Klan Kosova.

Gruaja e nxjerrë nga hoteli në Itali u lutet forcave të shpëtimit: Kam vajzën aty poshtë, ma shpëtoni (Foto)

Vijon operacioni në Abruzzo, aty ku një ortek dëbore ra mbi një hotel, ku ndodheshin 36 persona.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa janë nxjerrë tetë persona të gjallë, mes tyre 2 fëmijë, mediat italiane sjellin historinë e një nëne që mbijetoi bashkë me të bijën 43 orë nën rrënoja.

Nënë e bijë janë nxjerrë nga rrënojat e asaj që ka mbetur nga hotel Rigopiano.

Alarmi i parë i ortekut u dha nga Giampiero Parete në orën 17.40 të së mërkurës 18 janar, dy ditë më parë.

Ndërkohë forcat e emergjencës po kërkojnë një vajzë të vogël, përcjellin mediat shqiptare.

Është gruaja e Giampiero Parete, i cili ishte jashtë kur orteku ra mbi hotel, e cila është nxjerrë sot nga hoteli që ndodhet i mbuluar nga bora bashkë me një prej fëmijëve, djalin, por vajza ka mbetur brenda.

“Shkoni tek vajza ime, është në dhomën ngjitur”, ju ka thënë ajo forcave të shpëtimit, që aktualisht janë duke kërkuar për të.

Sipas mediave italiane të mbijetuarit e Hotel Rigopiano për të qëndruar gjallë, ndezën zjarr. Shpëtuesit thanë se ndjenin erë tymi që dilte nga hoteli. Ata ishin të gjithë në hapësirën e kuzhinës.

“Kemi shpresa për të gjetur persona të tjerë gjallë”. Kështu ka deklaruar një prej punonjësve të emergjencës.

111-8 222-4 333-8

Italia kërkon 17 mijë punëtorë, rregullat dhe kriteret për shqiptarët

Italia kërkon 17 mijë punonjës të huaj sezonalë gjatë këtij viti kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe atë të turizmit-hotelerisë.

Periskopi.com Lajme

Hyrjet e reja do të autorizohen nga një dekret fluksesh që do të përmbajë edhe kuota hyrjesh josezonale (sipas disa kritereve strikte si për shembull që punonjësi të ketë marrë pjesë në kurse të veçanta formimi në atdhe) si edhe kuota për konvertime lejeqëndrimesh. Teksti, që mund të shpallet javët e ardhshme, do të përcaktojë edhe datat nga të cilat mund të nisen kërkesat online, të ashtuquajturat “click day”.

Nuk duhet të ketë ndonjë risi rreth vendeve të origjinës e do të konfirmohen ato të parashikuara vitet e shkuara, mes të cilave Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia.

Ndërkaq, kanë ndryshuar disa rregulla mbi hyrjen e qëndrimin e punonjësve sezonalë. Mes të tjerash, janë specifikuar me ligj sektorët e punësimit sezonal, janë thjeshtëzuar hyrjet shumëvjeçare të punonjësve që kanë qenë në Itali vitet e mëparshme e janë përcaktuar norma më shtrënguese mbi strehimin dhe kundër ndërmarrjeve që sjellin punonjës të huaj në Itali por nuk i punësojnë. Ja një kuadër më i detajuar i risive normative dhe shpjegimet e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës.

“Flukset për punonjësit sezonalë nuk mund të përdoren nga kush ndodhet tashmë në Itali pa pasur leje qëndrimi apo për të punësuar punonjës në sektorë të ndryshëm nga bujqësia e turizmi. Objektivi është të ndalohen “kërkesat e rreme” që sidoqoftë nuk kanë asnjë shpresë të pranohen, por që mbingarkojnë sistemin në dëm të punonjësve sezonalë e të ndërmarrjeve që kanë efektivisht nevojë urgjente për ta” thotë Romano Magrini, përgjegjës për politikat e punës në Coldiretti, cituar nga Shqiptariiitalise.com.

Me gjithë të papunët që ka tashmë Italia, italianë e të huaj, ç’nevojë ka për hyrje të reja? “Puna e rastësishme në fusha po thith një pjesë të të papunëve, por ka mijëra punonjës të huaj që prej vitesh vijnë për disa muaj në Itali e kanë një marrëdhënie pune të ngushtë e të strukturuar tashmë me ndërmarrjet. Janë të formuar, jo vetëm profesionalisht por edhe në aspektin e sigurisë, ndaj janë të pazëvendësueshëm. Kuotat e reja janë sidoqoftë të domosdoshme” shpjegon Magrini.

Mes vendeve nga mund të vijnë punonjës sezonalë, disa kanë vërtet shumë larg. Lind pyetja nëse vërtet mund të ketë leverdi dikush të paguajë gjithë atë udhëtim për të ardhur në Itali për vetëm pak muaj punë? “Me sa duket, ia leverdis, e ndoshta edhe falë fluturimeve me kosto të ulët. Një shpenzim që amortizohet me rrogën, madje paratë e fituara në Itali shërbejnë edhe për t’u investuar në aktivitete që ndiqen në vendlindje gjatë pjesës tjetër të vitit” thotë i sigurt eksperti i Coldiretti-t.

Por është për t’u pritur gjithashtu që shumë nga ato 17 mijë kuota, për shkak edhe të informacionit të paktë dhe orekseve të paligjshme të ndonjë ndërmjetësuesi, të keqpërdoren. “Do të ketë me siguri shumë kërkesa të paraqitura pa përmbushur kriteret, të destinuara sidoqoftë të mospranohen. Është një fenomen që mund të luftohet seriozisht vetëm duke kaluar të gjitha kërkesat nga organizatat e kategorisë, që mund t’i filtrojnë e të nisin vetëm ato pas të cilave ka një ofertë të vërtetë pune sezonale. e propozojmë prej vitesh këtë gjë” përfundon Magrini.

Jep dorëheqje kryeministri italian

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka dhënë dorëheqje pas disfatës së thellë në një referendum për planet e tij në reformën kushtetuese.

Periskopi.com Lajme

Në një konferencë në orët e vona, ai tha se merr përgjegjësinë për rezultatin. Ai tha se kampi “Jo” duhet tani të del me propozime të qarta.

Shkurtimisht, ndryshimet e propozuara kanë përfshirë reduktimin e pushtetit të Senatit – nga 315 anëtarë sa janë aktualisht në 100 – si dhe zvogëlimin e kompetencave të autoriteteve rajonale, transmeton Koha.net.

“Paçim fat të gjithë”, ka thënë Renzi para gazetarëve. Ai tha se njoftimin për dorëheqje do ta jap të hënën gjatë mbledhjes së kabinetit pas dy vjet e gjysmë qëndrimi në zyrë.

Shpërthimi i fuqishëm në një rafineri në Itali, paralajmërohen qytetarët të mos dalin nga shtëpitë (Video)

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, rreth orës 16, në rafinerinë e gazit “Eni” në Sannazzaro de’ Burgondi, pranë Pavias, një nga rafineritë më të mëdha në vendin fqinjë.

Periskopi.com Lajme

Mediat lokale raportuan vetëm për një punëtor të plagosur lehtë, ndërsa dëmi material raportohet se është i madh. Në vendngjarje kanë ndërhyrë disa ekipe të zjarrfikësve.

Pas ngjarjes, autoritet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga banesat. Në një njoftim të shpërndarë edhe në Facebook, komuna Sannazzaro de’ Burgondi shkruan se “për momentin nuk rrezik për popullsinë lokale”.

“Qëndroni brenda shtëpive tuaja ose kërkoni strehim në zonën e mbyllur më të afërt. Kushtojini vëmendje mesazheve të transmetuara deri në normalizimin e situatës”, vijon njoftimi.

Zona e prekur është ajo në territorin Ferrera Erbognone, zona e largët më larg nga qendrat e banuara.

Alarmi i lëshuar nga autoritet është i tipit 2, që parashikon vetëm emergjencat e brendshme. “Në çdo rast, thotë Roberto Fuggini nga institucioni i Mbrojtjes Cilivie, si një masë paraprake kemi mbyllur rrugët e lidhura me rafinerinë dhe kanë lajmëruar njerëzit me SMS, lajmërime në sajtin e institucionit, në faqen në Facebook dhe me megafonë, duke u bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi. Kemi të bëjmë me një nga incidentet më të mëdha të ndodhura në këtë impiant”.

Kompania “Eni”, përmes një njoftimi zyrtar, deklaroi se shkaqet e shpërthimit mbeten për tu zbardhur.

 

 

 

Në Itali shkatërrohet banda e prostitucionit, kapen 6 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një tjetër organizatë kriminale që merrej më prostitucion, ku ka arrestuar 6 shqiptarë, ku 3 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.

Periskopi.com Lajme

Operacioni i policisë së vendit fqinj u zhvillua në Modena mëngjesin e kësaj të mërkure.

Të arrestuarit e këtij aksioni të policisë italiane, janë rumunë, italianë, shqiptarë të cilët shfrytëzonin vajza të reja, në zonën përreth teatrit të ‘’Tempullit’’, pranë qendrës së qytetit.

Sipas policisë italiane të arrestuarit shqiptarë janë Ismet Rapi, 36-vjeç Flamur Beluli, 30-vjeç dhe Petrit Thartori, 41-vjeç, i njohur si Titi.

Ndërkohë tre shqiptarë të tjerë janë në arrest shtëpie dhe bëhet fjalë pikërisht për Gerta Rapi, e njohur si Pamela në rrjetin e prostitucionit, 34 vjeçe, Dorian Cakri 27 vjeç dhe Fabiol Cakri, 25-vjeç.// Shqiptarja

Dy të vdekur dhe dy të zhdukur nga stuhia në Itali

Dy persona kanë humbën jetën dhe dy të tjerë konsiderohen të zhdukur nga stuhia që ka goditur Italinë, raportojnë mediat italiane.

Periskopi.com Lajme

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhisë kanë humbur jetën dy të moshuar, trupat e të cilëve janë gjetur në Xhenova dhe në Piemonte, transmeton kp

Po ashtu mediat raportojnë edhe për dy të moshuar tjerë që konsiderohen të zhdukur, një në Sicili dhe një në Agrigento.

Autoritetet italiane kanë shpallur gjendje emergjente në rajonin e Kalabrisë, Lombardisë dhe në Emilia-Romagna.

Në zonat që janë më të prekur nga stuhia, qindra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe shumë rrugë, shkolla dhe biznese janë mbyllur.

Trafikonin njerëz, çifti shqiptar prangoset në Itali

Periskopi.com Lajme

Një çift shqiptarësh ka përfunduar në prangat e policisë në Udine të Italisë, për trafik klandestinësh. Sipas mediave italiane të ndaluarit janë një 32 – vjeçar dhe një grua 34 – vjeçare, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Gjithçka nisi kur skuadra lëvizëse dalloi një Mercedez me tagë belgë të parkuar në rrugën Roma. Nga automjeti zbriti gruaja, e cila u takua me dy burra, më pas mori makinën dhe u largua drejt një hostel. Kjo bëri që agjentët e policisë të dyshonin, ndaj dhe ata i mbajtën nën vëzhgim.

Gjatë mbrëmjes, shkruajnë mediat fqinje, çifti shkoi për në stacionin e trenit të qytetit, ku i prinin dy të huaj me çanta në krahë.

Shqiptarët u ndaluan pak më vonë teksa ishin drejtuar për nga Passo della Mauria. Pas kontrollit të policisë, rezultoi se klandestinët ishin dy të rinj nga Turqia, të cilët u kthyen mbrapsht. Ndërsa çifti shqiptar u arrestua për favorizim të emigracionit klandestin.

Gjatë kontrollit, në çantën e 34-vjeçares u gjetën 2400 euro, që vinin nga transporti i jashtëligjshëm.

Gjendje e rëndë në Itali, të lënduar dhe dëme pas dy tërmeteve (Foto)

Dy lëkundje të forta tërmeti kanë goditur pasditen dhe mbrëmjen e sotme Italinë Qendrore.

Periskopi.com Lajme

Tërmeti i parë, me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter, është shënuar në orën 19:11, me epiqendër në provincën e Macerata-s.

Tërmeti fillestar është shoqëruar edhe me dy lëkundje të tjera prej 2.6 dhe 2.5 ballë.

Ndërsa i dyti ka qenë edhe më i fortë, me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter me epiqendër në zonën e Peruxhias dhe ka rënë në orën 21:18 minuta.

Sipas mbrojtjes civile, dy të plagosur janë shënuar në komunën Visso, si dhe janë shembur banesa e janë shënuar dëme.

Ndërsa sizmologët italianë bëjnë me dije për mediat vendase se është riaktivizuar tërmeti i mëparshëm që shkaktoi qindra viktima e të plagosur.

Capturefddsd Capture  204756838-553b168a-c0e6-4058-8721-a70c86659e6f