istog

Klubi kosovar ka kërcënuar se do të tërhiqet nga garat

Istogu ka paralajmëruar komunën se do të tërhiqet nga garat nëse nuk rregullohet pengesa e pagave.

Periskopi.com Sporti

Ata i kanë thënë drejtorit komunal për Kulturë, Rini dhe Sporte se ka kohë deri nesër që të lajmërohen për problemin e pagave që lojtarët nuk kanë marrë, raporton indeksonline.

Nëse kërkesa e tyre nuk realizohet, atëherë Istogu do të tërhiqet nga gara e Kupës së Kosovës, duke kaluar kundërshtarin direkt.

 

KF Istogu do të ndeshet me 2 Korrikun në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës. /Periskopi.com

millaku

Millaku në prova te Hajduk Split

Periskopi.com Sporti

Talenti i Istogut, Met Millaku do të qëndrojë për 12 ditë në prova te skuadra e madhe kroate, Hajduk Split.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori i Istogut, i cili po qëndron në Kroaci.

“Kam ardhur në Kroaci dhe nga e premtja do të nis provat te skuadra e Hajdukut të Splitit. Do të qëndrojë për 12 ditë në prova dhe nëse i kaloj me sukses, në janar do të nënshkruajë kontratë me Hajdukun”, ka thënë Millaku për Infokusi.

Millaku është vetëm 18-vjeç, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Dukagjinit të Klinës. /Periskopi.com