iraelitet

E pabesueshme se çka kanë bërë lojtarët israelitë në Shqipëri

Të gjithë kanë mbetur të befasuar me masat e jashtëzakonshme që i ka marrë policia në prag të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, por duket se kjo kombëtare është mësuar tashmë me të tilla situata.

Periskopi.com Sporti

Në pamundësi për të zbritur në terrene sportive, futbollistët e kësaj përfaqësuesej kanë kryer ushtrime në katin e 23 të hotelit ku ishin të akomoduar në Tiranë.

Fotografia me futbollistët duke u stërvitur është publikuar nga Federata e Futbollit të Izraelit në Facebook.

“Kjo është stërvitja e mbajtur më lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi”, shkruan në përshkrim. /TCH

mavraj

Mavraj-israelitëve: Ne nuk kemi nevojë për siguri të tepruar kur dalim nga shtëpia (Foto)

Mërgim Mavraj i ka dëshiruar Izraelit mirëseardhje në Shqipëri.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj i ka dëshiruar mirëseardhje ekipit të Izraelit.

Por, ai e ka bërë në mënyrë ironike pas shqetësive të skuadrës mysafire për sigurinë në Shqipëri, përcjell “Lajmi.net”.

“Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet të shtunën nga ora 20:45 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

mavraj1

kombetarja-8-620x330

Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Israelit

Kombëtarja Shqiptare takohet nesër mbrëma me Israelin në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Është mësuar edhe formacioni i kuqezinjve, i cili do të vendoset në fushë në sfidën e nesërme.

Përzgjedhësi Gianni de Biasi ka vendosur të aplikojë një lojë mjaft sulmuese.

Porta do të jetë e besuar për super Etrit Berishën i cili po kalon nëpër një formë të lartë.

Ndërkohë në mbrojtje është katërshja, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli.

Mesfushën do ta përbëjnë Burim Kukeli, Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka.

Ndërkohë treshja ofensive pritet të jetë me Azdren Llullakun, Bekim Balajn dhe Ledian Memushajn. /Periskopi.com

kombetarja

Veç fitore kundër Israelit

Sulmuesi Azdren Llullaku është shprehur se asnjë rezultat tjetër pos fitores ndaj Izraelit, të shtunën, (20:45) në Elbasan, nuk do të jetë i pranueshëm për Kombëtaren shqiptare.

Periskopi.com Sporti

Por të dy futbollistët që u paraqitën të enjten në konferencën për media, në Durrës, thanë se përballja kundër Izraelit do të jetë shumë e vështirë, shkruan Koha Ditore.

“Kemi lojtarë të vlefshëm që luajnë në skuadra të mira, kjo na ndihmon për të synuar vendin e tretë, pse jo dhe të dytin. Duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe të synojmë vendin e dytë, më pas të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë sulmuesi kosovar Llullaku, që po kalon formë të mirë me skuadrën rumune, Gaz Metan.

kombetarja

Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Israelit (Foto)

Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet në Durrës, në “Resort Tropikal”, në kuadrin e sfidës së katërt kualifikuese në Grupin G, në kuadrin e Botërorit “Rusia 2018”.

Periskopi.com Sporti

Të shtunën, në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, Shqipëria do të përballet me Izraelin.

Telesport e ka zbuluar edhe formacionin me të cilin do të luajë trajneri Gianni De Biasi.

shqipnia

Tifozat_Kuq_e_Zi_ne_Elbasan_Arena

Frika nga sulmet terroriste, edhe kuqezinjtë me truproja personale

Kombëtarja shqiptare po i zhvillon stërvitjet në Durrës nën masa të rrepta sigurie.

Periskopi.com Sporti

Si asnjëherë më parë, një grup stjuartësh po mbajnë të monitoruar ambientet ku është akomoduar ekipi kuqezi. Në çdo moment, forcat e sigurisë shoqërojnë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik, madje edhe kur ata lëvizin në ambientet brenda resortit “Tropikal”, shkruan Panorama Sport.

Edhe pse bëhet fjalë për një distancë të shkurtër mes objekteve, para hotelit ku është akomoduar Kombëtarja dhe restorantit ku ajo ushqehet, lojtarët shoqërohen nga forca sigurie. Edhe për vetë kuqezinjtë kjo situatë është e pazakontë, pasi nuk ishin mësuar kurrë që në Kombëtare të përballeshin me këto masa ekstreme.
Natyrshëm, si për të shtensionuar situatën, ka pasur edhe jo pak tone humori mes futbollistëve.

“Ore, çfarë po ndodh kështu? Keni marrë vesh ndonjë gjë ju?”, pyesin lojtarët, duke iu drejtuar gazetarëve të pranishëm. Ndërkohë, te dera e hotelit qëndron pa lëvizur përgjatë gjithë kohës një efektiv, ndërsa të tjerë monitorojnë territorin në kënde të ndryshme.

Burime të sigurta i thanë dje gazetës “Panorama Sport” se masat janë marrë për sigurinë e lojtarëve dhe stafit teknik dhe kjo vjen menjëherë pas arrestimit të katër personave në Shkodër, të cilët dyshohen se kishin për qëllim të kryenin sulme terroriste në ditën e ndeshjes që do të luhej në “Loro Boriçi”. Në fakt, kjo ka qenë edhe arsyeja pse ndeshja u spostua për t’u zhvilluar në “Elbasan Arana”.

Situata

Ndeshja me Izraelin konsiderohet mjaft e rëndësishme për shumë arsye që rrethojnë përfaqë¬ suesen shqiptare. Ndonëse kërkohet të mbahet e fshehur situata, duket se tensioni nuk mungon te kuqezinjtë në prag të kësaj ndeshjeje. Trajneri Xhani De Biazi ka qenë nën presion gjatë kësaj periudhe, veçanërisht pas ndeshjes me Spanjën, në një kohë që ka kërkuar përqendrim maksimal dhe ka përdorur disiplinë të hekurt përgjatë grumbullimit në kuadër të takimit me Izraelin.

Nuk dihet nëse ka kërkuar De Biazi apo ka vendosur FSHF¬ja që ekipi kombëtar këtë grumbullim të shoqërohet nga forca sigurie. Megjithatë, prania e shumë stjuartëve vetvetiu e bën të bezdisshme situatën për lojtarët, edhe pse kjo është një procedurë që ndodh thuajse në çdo ekip kombëtar të njohur në Europë. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk janë mësuar me masa ekstreme, për më tepër që ditët e grumbullimit për ta janë shfrytëzuar edhe për të takuar familjarët dhe miqtë e tyre.

Tifozat_Kuq_e_Zi_ne_Elbasan_Arena

Zyrtare: FSHF tregon nëse do të shtyhet ndeshja Shqipëri-Israel

Ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet sipas programit, këtë të shtunë, në orën 20:45 në Elbasan Arena. Konfirmimi zyrtar vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi u përfol për një shtyrje të mundshme për shkaqe sigurie.

Periskopi.com Sporti

“Çdo lajm tjetër, që ka nisur të qarkullojë në portale të ndryshme për shtyrjen e saj në një datë tjetër, është krejtësisht i pavërtetë dhe pa asnjë bazë reale. FSHF rikonfirmon edhe njëherë tjetër lajmin e djeshëm sëe ndeshja do të zhvillohet në Elbasan dhe ndërrimi i vendit të zhvillimit të saj është bërë me kërkesë të FIFA-s për arsye sigurie”, shkruan FSHF-ja.

Kuqezinjtë e De Biasit do të kenë nevojë për mbështetjen e tifozerisë në shkallët e stadiumit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve përballë rivalëve të drejtpërdrejtë për vendin e tretë në grup.

kombetarja-8-620x330

Ndeshja Shqipëri-Israel mund të shtyhet, frikë për sulme terroriste

Ndeshja Shqipëri-Izrael mund të mos zhvillohet ditën e shtunë, por në një datë tjetër në vitin 2017, pasi frika për sigurinë e kombëtares izraelite në vendin tonë vazhdon të jetë e lartë.

Periskopi.com Sporti

Burime pranë kombëtares izraelite kanë konfirmuar se dy federatat, në bashkëpunim me FIFA-n, pritet të vendosin sot nëse do të zhvillohet apo jo kjo ndeshje, pasi situata për momentin është shumë e pasigurt.

FIFA zakonisht nuk shtyn ndeshje, përveç rasteve ku ka situatë ekstreme dhe izraelitët mendojnë se kjo është një e tillë, pas arrestimit të katër shtetasve shqiptarë të cilët mendohej se po planifikonin sulme terroriste gjatë aktivitetit.

“Nëse LOTAR (agjencia antiterror e Izraelit) do na këshillojë të mos udhëtojmë, edhe FIFA do ta pranojë. Do të dimë diçka më shumë gjatë ditës së mërkurë”, deklaroi një zyrtar i Federatës Izraelite.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ka pasur takime të vazhdueshme mes institucioneve të sigurisë izraelite për të bërë përgatitjet në rast se FIFA nuk vendos shtyrjen e takimit për një date tjetër. Janë përforcuar të gjitha masat e sigurisë dhe ekipi parashikohet që në rast udhëtimi në Tiranë të enjten, të shoqërohet me dhjetra forca sigurie dhe agjentë të shërbimeve sekrete.

Situata në fjalë u është shpjeguar edhe lojtarëve të cilëve u është bërë e ditur se do të kishte masa ekstreme sigurie. “Ajo që ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë, me helikopterë, qindra policë e shumë forca sigurie, nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që ju pret në Tiranë”, ka qenë shpjegimi që u është dhënë lojtarëve, duke i treguar qartësisht se nëse zhvillohet kjo ndeshje, do të bëhet nën masa të paprecedent edhe për një kombëtare si ajo e Izraelit e cila është mësuar të luajë në kushte të tilla dhe nën rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve.

Tanimë pritet të mësohet vendimi i FIFA-s për shtyrjen apo jo të ndeshjes për një datë tjetër në vitin 2017, ndonëse në Izrael duken të sigurt se diçka e tillë do të ndodhë.

kombetarja

Lajm i mirë për Shqipërinë para ndeshjes me Israelin

Armando Sadiku vazhdon riaftësimin pas operacionit në gjurin e majtë që kreu më 5 tetor, një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares prej disa ditësh ndodhet në Torino, ku po ushtrohet në klinikën “J Medical”, një ndër më të mirat për rehabilitimin e futbollistëve.

Ai postoi në “Facebook” një video ku shfaqet duke punuar në palestër nën kujdesin e mjekut të Kombëtares, Xhanluka Stezina, i cili ka qenë mjek përgjegjës për ekipin e parë të Juventusit në katër vitet e fundit.

Riaftësimi po shkon sipas parashikimeve dhe 25-vjeçari synon të rikthehet në dispozicion të trajnerit De Biazi për duelin e 12 nëntorit kundër Izraelit në Shkodër.

sadiku

kombetarja

Zyrtare: Shqipëri-Israel luhet në këtë stadium

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet në stadiumin Loro Boriçi.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) nëpërmjet një njoftimi për media.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit. FSHF, rikonfirmon se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim”, vazhdon njoftimi.

tifozat kuq e zi

Kombëtarja Shqiptare mund ta luajë këtë ndeshje pa tifozë

Kombëtarja Shqiptare e futbollit mund të luajë një ndeshje pa tifozë.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i cili ka deklaruar se Kuqezinjtë mund të dënohen nga UEFA.

Sjelljet jo të mira të tifozëve në sfidën ndaj Spanjës kanë rezultuar me hapjen e procedurës gjyqsore ndaj Shqipërisë nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë.

“Rrezikojmë të dënohen tifozët, që do të thotë se mund të luajmë në Shqipëri, por pa tifozë”, deklaroi Shulku.

Sfida e radhës për Kuqezinjtë do të jetë ajo ndaj Israelit më 12 nëntor në Loro Boriçi të Shkodrës. /Periskopi.com

biletat1

Nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Israel

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen e biletave online për shikuesit që duan të ndjekin nga afër sfidën Shqipëri-Israel.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja zhvillohet më 12 nëntor në ora 20:45 në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

“Tashmë tifozët shqiptarë që duan të pajisen me bileta për sfidën e radhës për Eliminatoret e Botërorit 2018, e kanë këtë mundësi nëpërmjet ëebsajtit të FSHF-së. Në shitje do të jenë të gjitha biletat”, shkruan në njoftimin e FSHF-së. /Periskopi.com

tifozat kuq e zi

Shqipëria do të luajë pa tifozë këtë ndeshje?

Fitorja që arriti kombëtarja shqiptare ndaj Lihtenshtejnit mund t’i kushtoj rëndë të gjithë tifozëve shqiptarë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Periskopi.com Sporti

Në stadiumin e Lihtenshtejnit FIFA ka hasur incidente të lokalizuara nga ana e tifozerisë shqiptare që ndezi atmosferën me flakadan dhe tymëse duke bërë që FIFA të marr masa ndaj FSHF që nën kupton të luaj ndeshjen e radhës në shtëpi pa tifoz.

Shqipëria rrezikon seriozisht që ndeshjen ndaj Izraelit në muajin nëntor ta luaj pa tifoz në “Loro Boriçi”, përcjell “Telegrafi”.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme për kombëtaren shqiptare pasi do të luaj me një kundërshtar të njëjtit nivel dhe mungesa e tifozëve do të jetë një minus i madh për lojtarët tanë.

Portieri i Lihtenshtejnit u ankua pas ndeshjes, duke thënë se iu ndal dëgjimi për shumë minuta, pas krismave të mëdha.