elbasan-arena

E jashtëzakonshme: Në ndeshjen Shqipëri-Israel nuk keni të drejtë të merrni as çelësat e veturës

Stadiumi “Elbasan Arena” është rrethuar nga forca të shumta policore, pasi sot pasdite do të stërviten aty Izraeli (18:00) dhe Shqipëria (19:00).

Periskopi.com Sporti

Monedha metalike, çelësa, çadra? Asgjë prej tyre nuk do të lejohet në stadium. Nëse keni makinë dhe nuk jeni nga Elbasani? Lereni çelsin në makinë, se nuk ua vjedh kush (seriozisht?).

Policia e shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku njofton për masat e marra, që janë ekstreme, aq sa mungon vetëm fjalia: HYNI ZBATHUR, JU LUTEMI!

Deklarata e Policisë

Ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet nën masa të rrepta sigurie në stadiumin “Elbasan Arena”. Të gjithë tifozët duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj zbatimit të rregullave të vendosura, duke nisur që nga hyrja në stadium 4 orë para ndeshjes, e deri tek sendet që nuk u lejohen të kenë me vete.

 

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe problematikat e evidentuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të mëparshme, strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar maksimalisht, ku është bërë një planifikim i plotë i masave për të garantuar rendin sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv, do të angazhohen rreth 2.000 forca policore dhe konkretisht: Reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe.

Masat kanë filluar të zbatohen që prej mbrëmjes së djeshme me mbërritjen e Ekipit të Futbollit të Izraelit në Rinas, ku është bërë shoqërimi pa asnjë problem nga Rinasi në Hotel “Plaza”.

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës ka në marrë masa sigurie në hotelin ku është akomoduar skuadra deri në largimin e saj nga Shqipëria.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë masa për shoqërimin e ekipit të Izraelit për në stadiumin “Elbasan Arena” dhe anasjelltas gjatë datës 11 dhe 12 Nëntor.

Sakaq, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë në qytet.

Kontrollet, si dhe garantimi i sigurisë në ambientet e brendshme të stadiumit do realizohen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.

ohet se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kontrollit fizik të tifozëve para hyrjes në stadium, nga ana e FNSH. Kontrolli në portat e hyrjes për në stadium do bëhet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me mbështetje të FNSH-së.

Tifozët që kanë blerë bileta për të ndjekur në stadium këtë ndeshje duhet të paraqiten 4 orë përpara fillimit të ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve dhe konfuzionit gjatë check in-it të biletës.

Tifozët gjatë hyrjes në stadium do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë dhe të imtësishëm.

Nuk do të lejohen të mbajnë me vete gjatë hyrjes për në stadium, monedha metalike, çelësa, fishekzjarre, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj, shishe uji me tapë, si dhe çadra, por vetëm mbulesa prej plastmasi në rast shiu.

Nuk do lejohen të futen në stadium banderola me parulla raciste dhe politike.

Të gjitha parkimet përreth stadiumit si dhe anës rrugës kryesore në qytetin e Elbasanit do të boshatisen.

Si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit 8 orë përpara fillimit të aktivitetit.

Më datat 11 dhe 12 Nëntor do të ketë kufizime të shpeshta të lëvizjes në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas për shkak të bllokimit të tunelit.

Lëvizja për në Elbasan dhe anasjelltas gjatë këtyre dy ditëve të realizohet nga Durrësi.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve në zbatimin e këtyre masave, si dhe të tifozerisë për të zbatuar udhëzimet e dhëna nga Policia.

levy

Israeli për fitore në Shqipëri

Izraeli do të vijë në Shqipëri me dëshirën për të fituar.

Periskopi.com Sporti

Kjo është deklarata e trajnerit Elisha Levy, edhe pse i vlerëson të mundshëm edhe rezultatet e tjerë në përballjen që do të luhet të shtunën në Elbasan.

Elisha Levy, trajner i Izraelit “Kemi arritur fitore të rëndësishme me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur fitoren ndaj Shqipërisë, por të gjithë rezultatet janë të mundshëm, pasi e respektojmë kundërshtarin tonë”.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Israelit zhvillohet nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45 në Elbasan Arena. /Periskopi.com

elbasan-arena

Ja sa policë do të jenë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Israel

Sipas mediave shqiptare, alarmet për sulm terrorist që ndodhën pak ditë më parë në Shqipëri ka bërë që siguria në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit në fundjavë të shtohet më shumë.

Periskopi.com Sporti

Përpos faktit që ndeshja tashmë është zhvendosur nga Shkodra në Elbasan Arena do të ketë edhe masa shtesë sigurie.

1000 policë do të angazhohen në këtë ndeshje për ruajtjen e sigurisë së lojtarëve Shqiptarë si dhe Izraelitë.

Mediat shqiptare gjithashtu kanë marrur informata se përpos sigurisë së lartë që do të mbizotërojë në stadium gjithasthu Izraeli ka dërguar forcat speciale të tyre për ruajtjen e rendit. Në hyrje të stadiumit që nga tani do të kontrollohet çdo person duke i përfshirë stafin përkujdesës të stadiumit, zyrtarët e lartë të të dyja kombëtareve si dhe personat e tjerë duke i përfshirë këtu edhe tifozët që do të jenë të pranishëm.

loro boriqi

Nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Israel

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Israel.

Periskopi.com Sporti

Çmimet e biletave sipas tribunave janë këto:

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë

C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë

D1, D4 = 2.000 lekë

D2, D3 = 3.000 lekë

A, B = 8.000 lekë

VIP = 18.000 lekë

shqiperia-gol-1-1

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Israel

Një muaj përpara sfidës kualifikuese me Izraelin, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen e biletave.

Periskopi.com Sporti

Ashtu si zakonisht, pjesa më e madhe e biletave mund të sigurohet nga tifozët nëpërmjet blerjes “online”, në faqen zyrtare të FSHF-së.

Federata lajmëroi se në shitje do të jenë të gjitha tribunat e stadiumit, ndërsa çmimet mbeten të pandryshuara nga dy sfidat e mëparshme që Kombëtarja ka luajtur në shtëpi.

Duke nisur nga 1,000 lekë (7.35 euro), që është çmimi më i ulët për tribunat mbrapa portave, për të vazhduar me biletat me vlerë 1,500 lekë (11 euro). Në tribunën D1 dhe D4 një vend kushton 2,000 lekë (14.70 euro), ndërsa në tribunat D2 dhe D3 çmimet janë 3,000 lekë (22 euro).

Me disponueshmërinë që është e lart, në treg janë hedhur edhe bileta në tribunat qendrore A dhe B, të cilat kushtojnë 8,000 lekë të reja dhe në tribunën VIP, që kushtojnë 18,000 lekë.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 12 Nëntor, në orën 20:45. Të dy ekipet kanë grumbulluar 6 pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018, vetëm një më pak se Spanja dhe Italia.