Kilaj dhe Thaçi

Zëvendësministri nga radhët e PDK-së e kundërshton buxhetin e vitit 2017

Zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj, nga radhët e PDK-së, ka thënë se buxheti i paraparë për vitin e ardhshëm është i fryrë dhe nuk duhet të aprovohet.

Periskopi.com Lajme

Në Orën e Fundit të Klan Kosovës, ai është shprehur se rritja e buxhetit nuk do e rriste mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Rritja kaq drastike në vitin 2016, huamarrjen e kemi pasur 106 milionë e tani e kemi mbi 300 milionë, flet atë që e kemi një rritje enorme. Kjo gjë do të shkaktojë vështirësi”.

“Ka pasur diskutime edhe brenda partnerëve të koalicionit. Kanë qenë vërejtjet tona që i kemi bërë me partnerët e koalicionit, me LDK-në, në fund është aprovuar sepse një prej premtimeve të buxhetit është realizuar. Por do të kemi vështirësi ta implementojmë një buxhet të tillë”. Në vitin 2017 edhe këto që i kemi parashikuar është problem t’i realizojmë”.

Kilaj ka thënë se i pari i Ministrisë së Financave, Abdullah Hoti, nuk i ka dëgjuar sugjerimet e tij.

“Pak a shumë ai nuk ka dashur t’i dërgojë këshillat. Ai mendon t’i realizojë premtimet e fushatës ku ata kanë premtuar që do të ketë buxhet 2 miliardësh, nuk nuk prodhon rritje reale”.

“Edhe në aspektin profesional unë e kam obligim t’i them këto para qytetarëve të Kosovës”.

Ai ka thënë se edhe ky buxhet do të shfrytëzohet si buxhetet e kaluara, pra për asfalt.

“Do të jetë buxhet i asfaltit, është përsëritje. Ne në Kosovë kemi pasur nevojë të shtrojmë rrugë, por tani më nuk kemi nevojë të shtrojmë autostradë të re”.

“Asnjë projekt sa unë kam parë në buxhet nuk planifikohet të kryhet për vitin 2017, që do të gjeneronte vende të reja të punës”.

Sipas tij, kjo rritje e buxhetit nuk i kountribon qytetarëve.

“Është një buxhet i fryrë në mënyrë artificiale dhe nuk i kontribuon mirëqenies së qytetarëve”