intelektualwt

Munishi kërkesë të veçantë për ‘Intelektualët’ në derbin ndaj Prishtinës

Trajneri i ri klubit gjilanas, Ismet Munishi, dëshiron që të ketë përkrahjen maksimale nga tifozët e klubit, Drita.

Periskopi.com Sporti

Drita sot është nikoqire e Prishtinës në derbin e javës të Vala Super Ligës së Kosovës.  Ismet Munishi njihet për raportetet e ngrohta që arrin të bëjë me çdo tifozëri të klubeve që udhëheqë ai.

“Sot kam vetëm një kërkesë, të ndihemi krenar që jemi pjesë e klubit të madh Drita. Kemi ndeshje të vështir sot, pres përkrahjen e ‘Intelektualëve’ përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa unë dhe lojtarët do t’i mbajmë premtimet”, ka shkruar Munishi në rrjetin e tij social në Facebook.

Drita-Prishtina do të zhvillohet nga ora 14:00. /Periskopi.com

 

drita

Munishi e nisë me barazim te Drita

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e ka nisur aventurën e tij te Drita me barazim.

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Gjilani barazoi 1:1 kundër Drenicës, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’ të Skënderajt.

Drita kaloi e para në epërsi nëpërmjet Leutrim Kryeziut, ndërsa në minutën e 52-të rezultatin e barazoi Granit Arifaj. /Periskopi.com

vedati

Vedati i ‘Stupcave’ i sjellë dy përforcime Ismet Munishit te Drita

Pasi angazhoi Ismet Munishin në postin e trajnerit, Drita i ka bërë edhe dy përforcime.

Periskopi.com Sporti

Ekipi gjilanas është përforcuar me sulmuesin kolumbian, Arleison Martinez, dhe qendërmbrojtësin brazilian, Alan Ferreiera.

Të dy këta janë lojtarë profesionistë dhe në Dritë vijnë si të lirë, kanë bërë të ditur menaxherët e tyre, shkruan Zëri.

Ardhjen e këtyre dy lojtarëve në klubin kosovar e kanë mundësuar menaxherët e njohur, Vedat Bajrami dhe Luan Ahmetaj në bashkëpunim me “Alda Sport”, e cila merret me menaxhim dhe transferim të futbollistëve.

Vedati nën pronësi e ka edhe mesfushorin anësor të Prishtinës, Guthier Makenda.

munishi

Zyrtare: Munishi trajner i skuadrës së njohur (Foto)

Ismet Munishi është emëruar trajner i një skuadre të njohur kosovare.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i njohur ka zyrtarizuar kalimin te Drita e Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e Dritës në rrjetin social Facebook.

Munishi e zëvendëson në këtë post trajnerin e shkarkuar, Amir Alagiq.

munishi-drita/Periskopi.com

munishi2

Munishi marrëveshje me klubin e njohur kosovar

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi sipas të gjitha gjasave do të drejtojë Dritën.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë ka pohuar se ka pasur takim me drejtues të klubit të Dritës dhe se ka arritur marrëveshje në parim.

“Po, është e vërtetë. Dje jam takuar me bordin e Dritës. Parimisht kemi një marrëveshje e cila do të diskutohet edhe njëherë të mërkurën para se të bëhet zyrtare. Kam besim tejet të madh në lojtarët e Dritës dhe publikun më të mirë në Kosovë, ‘Intelektualët’, ka thënë Munishi. /Periskopi.com

munishi

Munishi: Tifozët e këtij klubi më duan për trajner

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi thotë se tifozët e klubit të Dritës, ‘Intelektualët’ e duan atë për trajner te skuadra e tyre e zemrës.

Periskopi.com Sporti

Klubi gjilanas shkarkoi nga detyra trajnerin boshnjak, Amir Alagiç, pasi nuk arriti të kthjellte me rezultate skuadrën e njohur kosovare.

Por, ish-trajneri i Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë shton se ‘Intelektualët’ besojnë se ai është personi i duhur që do ta rikthente Dritën aty ku e ka vendin.

“Shumë shikues të Dritës dëshirojnë që unë të jem trajner i kësaj skuadre”, tha Munishi për Periskopin.

“Këtë e kërkojnë pasi e dinë se kush mund ta rikthejë këtë skuadër aty ku i takon. Prej të gjithë botës po më kërkojnë ‘Intelektualët’ që ta marrë këtë detyrë te Drita”, shtoi ai.

Në fund, Munishi premton se do ta bëjë superklub Dritën nëse emërohet trajner i tyre.

“Dritën do ta bëja një superklub, pasi ka super tifozëri”, përfundoi ai.

Aktualisht, Drita gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm katër pikë të grumbulluara pas nëntë javësh në Super Ligë. /Periskopi.com

munishi

Shpërthen Munishi: FFK-së i duhen punëtor e jo servila

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi vazhdon të kritikojë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Hajvalisë dhe Llamkos Kosovës jep disa deklarata interesante pas humbjes së thellë të Kosovës nga Kroacia prej 0:6.

Munishi fajëson Federatën e Futbollit të Kosovës, të cilës thotë se i duhen njerëz punëtorë e jo servila siç i quan ai.

Ai nuk lë pa kritikuar as trajnerin Albert Bunjaku, ku thotë se është dashur të përdorë taktika tjera si dhe të ftojë tjerë futbollistë për këtë sfidë.

“Pika jonë më e dobët është trajneri”, deklaroi Munishi për Periskopin.

“Duhet të kishim startuar shumë më të rezervuar, me më shumë lojtarë defanziv në fushë. Është dashur të ftohen Jashanica, Musolli dhe Ibrahimi”, shtoi ai.

“FFK-ja po i vuan pasojat e amatorizmit që ka mbretëruar për 25 vjet. Në FFK duhet revolucion dhe njerëz punëtorë e të rinj dhe jo servila”, përfundoi Munishi. /Periskopi.com

munishi2

Munishi shpërthen: Nuk duhet të kërcejmë si në kanagjegje para lojës

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi i është përgjigjur Leart Paqaradës për deklaratën se humbja nga Kroacia 6:0 nuk është fundi i Botës.

Periskopi.com Sporti

Munishi thotë se lojtarët nuk duhet të veprojnë sikurse vepruan para kësaj ndeshje.

“Kombëtarja është çështje serioze. Nuk duhet të kërcejmë si në kanagjegje me mindil para lojës. Jo të postojnë fotografi duke vallëzuar dy ditë para lojës. Brazili nuk ka kërcyer si lojtarët tanë në hotel para ndeshjes. Jo aty të hyjë gjithkush, të promovohet gjithsecili. Kombëtarja është çështje serioze. Brazili ka marrë shtatë gola, por Kroacia pati konsideratë. Mund të na jepte dhjetë gola”, ka thënë Munishi. /Periskopi.com

munishi

Munishi: As Hajvalia ime s’do pësonte gjashtë gola nga Kroacia

Trajneri kosovar, që shpesh ka ngjallë reagime me komentet e tij, Ismet Munishi, në një komentim të asaj se çfarë ka ndodhur në ndeshjen Kosovë - Kroaci, ka kritikuar ashpër selektorin Albert Bunjaki.

Periskopi.com Sporti

Munishi, që është trajner i Kroacisë, Bunjakin e ka bërë përgjegjës kryesor për këtë humbje, transmeton lajmi.net.

“Unë me Hajvalinë nuk do i lejoja 6 gola, se do mbrohesha. 2-3 eventualisht do pranoheshin. Edhe po të akordohej ajo penalti, rezultati ishte real në raport me lojën. Edhe 10 gola po të hynin, rezultati do të ishte real”, ka thënë Munish