Kreu i Ligës së Botës Isalme: Populli shqiptar model i bashkëjetesës dhe tolerancës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka pritur në një takim Muhamed bin Abdulkerim al Isa, sekretar i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, me të cilin kanë biseduar rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës së Botës Islame.

Periskopi.com Lajme

Myftiu Naim Tërnava pas takimit, ka falënderuar sekretarin e Ligës së Botës Islame për ndihmën që i ka dhënë Kosovës drejt forcimit të shtetit dhe njohjen e pavarësisë nga shtetet islame.

Kreu i BIK-ut ka kërkuar nga Muhamed bin Abdulkerim al Isa që të vazhdojë të ndihmën që Kosovën ta njohin edhe shtetet tjera islame që ende s’e kanë njohur dhe që Kosova të ketë ulësen e saj në OKB.

“Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj sekretarin e përgjithshëm për punën që ka bërë Liga Botërore Islame karshi Kosovës në të gjitha fushat, e cila ka qëndruar pranë dhe ka dhënë kontributin e saj edhe për çlirimin e Kosovë, edhe për njohjet që kanë ardhur për Kosovën dhe është duke vazhduar këtë rrugë. Ne kërkojmë me ngulmë që edhe më të kontribuoj që edhe shtetet islame që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, që atë ta bëjnë sa më shpejt, nga së Kosova ka nevojë për njohje të reja që ajo sa më shpejt të jetë pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtarë dhe të ketë edhe ulësen e vet brenda OKB-së”, tha Tërnava.

Myftiu i Kosovës po ashtu falënderoi për ndihmën që populli saudit dhe shteti saudit i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dhe pas luftës.

 

Ndërsa, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, sekretar i përgjithshëm i ligës së botës islame u shpreh se Kosova është vend i cili jep shembullin e një populli të civilizuar, tolerant në praktikumin e fesë së pastër.

“Kemi ardhur dhe po bëjmë këtë vizitë për rritjen e bashkëpunimit mes vëllezërve tanë dhe për ta intensifikuar bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme. Sikur e dini jemi të kënaqur që po vizitojmë një popull mysliman i cili është një popull mysliman i cili është shembull dhe tolerant në këtë pjesë të botës dhe ka treguar një kulturë dhe civilizim të lartë në praktikumin e fesë së pastër. Kjo nuk është vetëm dëshmia e Ligës Islame Botërore se populli shqiptar mysliman është model si duhet praktikuar dhe jetuar islamin si fe tolerante por është dëshmi e gjithë botës islame, bile edhe botës mbarë se vërtetë populli shqiptar dhe mysliman ka dëshmuar se është një popull modern dhe ka dhënë një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës mes popujve dhe besimeve”, tha Muhamed bin Abdulkerim al Isa.

Ai me tutje e quajti vizitën e tij në Kosovë, vizitë familjare dhe shumë miqësore, pasi kjo u tregua me ngrohtësinë e pritjes që patën këtu.

“Gjithë bota islame ka respekt për popullin shqiptarë kundrejt gjitha problemeve që kanë përjetuar, dhe ka dëshmuar edhe historia se vërtetë populli shqiptarë mysliman nga Kosova është një popull i civilizuar dhe ka dëshmuar se e kanë praktikuar fenë në mënyrë më moderne ashtu siç e meriton. Të gjithë kanë mësuar nga populli kosovarë çfarë është rezistenca, patriotizmi dhe atdhedashuria, sikurse kanë mësuar edhe praktikumin e pastër të fesë islame. Sikur kanë pasur mundësi të mësojnë vlerat e bashkëjetesës mes popujve dhe besimeve të ndryshme.

Sekretari i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa dhe delegacioni që ai kryeson do të qëndrojnë për katër ditë në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Muhamed bin Abdulkerim al Isa do të ketë takime edhe me liderët shtetëror.

A është islami fe e dhunshme?

Slavoh Zhizhek Opinione

Së pari, sa i përket kërcënimit që kjo paraqet për Europën. Mendoj se kërcënimi i vërtetë për Europën nuk vjen nga jashtë por nga brenda. Europa kërcënohet nga popullizmat anti-migracion, të cilat në emër të mbrojtjes së Europës po e shkelin pikërisht atë gjë që duhet mbrojtur te ajo.

Sa për islamin, mendoj se është oportunist i keq, si religjionet e tjera. Profetët e tyre i thonë do gjëra të mira për dashurinë dhe tolerancën fillimisht, por më pas e japin të drejtën për t’i vrarë ata që nuk besojnë. Krishti njëherë thoshte, duaje të afërmin tënd dhe më pas se nuk ka ardhur për të sjellë paqe por luftë. Për të qenë sa më i qartë: unë jam plotësisht kundër fundamentalizmin islamik.

Por duket shtuar diçka: duhet të jemi të ndërgjegjshëm se brenda shoqërive tona të zhvilluara e kemi poashtu edhe fundamentalizmin e krishterë i cili mund të jetë poaq i dhunshëm sa ai islamik. Sipas FBI, 2 milionë amerikanë janë nën hetime si potencial i mundshëm për fundamentalizmin e krishterë. Problemi thelbësor është se çka në kapitalizmin e sotëm, e nxitë fundamentalizmin?

Së dyti: të hedhim vështrimin në historinë e fesë islame. Për shembull, pozita e femrës në shumicën e shteteve myslimane është për mozomakeq për ne. Por në mesjetë, pozita e femrës në këto vende, ishte e pakta, pak më e mirë se në Europën e kohës. Sa për tolerancën dhe antisemitizmin, më kujtohet fort mirë se në ish-Jugosllavi, i vetmi qytet me një përqindje të madhe të hebrejve ishte Sarajeva. Pse? Sepse myslimanët i toleronin, për dallim nga ne, të krishterët që i persekutonim! Unë nuk e mohoj se dhuna fundamentaliste e sotme justifikohet nga fundamentalizmi mysliman. Por mendoj se, është e njëjta gjë edhe sa i përket pedofilisë dhe kishës katolike: duhet t’i përdorim të njëjtat kritere për të gjitha religjionet.