Kapet gomonia me 1.5 ton drogë, 7 orë aksion në det (Foto)

Një gomone me 1.5 ton drogë është kapur në Bari, ndërsa ishte nisur nga Ishmi në Durrës.

Periskopi.com Lajme

Lajmi bëhet i ditur nga policia e cila tha se aksioni u finalizua pas 7 orësh, ndjekje në det. Në pranga kanë rënë 3 trafikantët që u gjetën në bordin e gomones.

Gomonia u pikas mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.00 në zonën e Ishmit. Policia Kufitare është vënë në ndjekje të gomones në zonën e Ishmit – Kepi i Rodonit dhe mjenjëherë ka kërkuar ndihmën e Guadia di Finanzia.

“Policia Kufitare ka bashkëpunuar dhe koordinuar me Guardia di Finanza në orën 03:00 të ditës së sotme bënë të mundur kapjen e gomones në Mola da Bari – Itali.  Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorra x 350 kf. Në bordin e saj u gjendën 1 550 kg lëndē narkotike e llojit Canabis sativa, si dhe 1 armë zjarri Pistoletë”, ben të ditur policia.

Personat e arrestuar janë me iniciale: A.Gj, 34 vjeç, K.M, 26 vjeç dhe G.Xh, 42 vjeç.

1aa6bb3a-3df2-415a-b025-cd14b0a4df44-550x413 24413490-8b36-458c-8e7e-b33b6736f269-550x373 485951eb-01fb-4da8-acf5-c5a38ae76bd5-550x382