Trepça

Ish-drejtori i Trepçës thotë se Ligji i ri nuk është i duhuri

Ish- drejtori i Trepçës, Nysret Maxherra, ka kritika në lidhje me ligjin për Trepçën, kështu duke thënë që Ligji nuk është 100% siq përcaktohet ligji për shoqëritë aksionare, nuk janë definuar qartë asetet dhe roli i punëtorëve, si dhe sipas tij, ky ligj nuk ofron siguri të zhvillimit ekonomik.

Periskopi.com Lajme

“Kur flitet për Trepçën duhet të shikohet nga shumë aspekte, është shumë dimonesional, si nga aspekti financiar, teknik, edhe social” ka thënë Maxherra.

“Trepça nuk është mit, është realitet, atë që e ka krijuar natyra atëherë duhet njeriu ta ketë një vizion të shfrytëzimit të asaj. Ne kemi dështuar prej fillimit e deri tani nuk është marrë seriozisht. Unë jam një prej atyre që kemi punuar aty dhe me disa reduktime me zhvillimin e teknologjisë atëherë Trepça ka pasur mundësi  me qenë shumë produktive, dhe me qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha. Ky ligj i jep fillet e sigurimit të saj, por nuk e siguron zhvillimin ekonomik dhe teknik të Trepçës” ka deklaruar Nysret Maxherra në Klan Kosova.