messi-ronaldo

El Clasico, pritet befasi në formacion

Isco mund të jetë befasia në formacionin e Real Madridit për ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane pritet ta inkuadrojë spanjollin në lojë nga minuta e parë në “El Clasico”, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Isco ka bërë disa paraqitje të mira në javët e fundit dhe ngadalë është duke fituar besimin e trajnerit Zidane.

isco

Me cilin klub është në bisedime Isco?

Mesfushori i Real Madridit, Isco ka nisur bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli ka kontratë me Los Blancos deri më 2018, mirëpo ajo pritet të zgjatet së shpejti.

Kanë qarkulluar shumë spekulime që e lidhnin 24-vjeçarin me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt. /Periskopi.com

isco

Isco drejt Bundesligës?

Ylli i Real Madridit, Isco tani është edhe në radarin e gjigantit bavarez, Bayern Munich.

Periskopi.com Sporti

Sunday Express raporton se pas Tottenhamit tani Bayerni dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi i Spanjës dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu pasi ka bërë vetëm nëntë paraqitje në këtë sezon nën menaxhimin e Zinedine Zidane, dhe është synimi kryesor i Tottenhamit për afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15:  Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Karim Benzema after scoring Real's 2nd goal from the penalty spot during the UEFA Champions League Group A match between Real Madrid and Shakhtar Donetsk at estadio Santiago Bernabeu on September 15, 2015 in Madrid, Spain.  (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ylli i Realit drejt Premier Ligës

Mesfushori i Real Madridit, Isco pritet të largohet në janar nga Santiago Bernabeu.

Periskopi.com Sporti

Mediat britanike shkruajnë se spanjolli me gjasë do të kalojë te skuadra londineze, Tottenham Hotspur.

24-vjeçari nuk po arrinë assesi të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo është arsyeja e cila pritet ta shtyejë atë drejt largimit. /Periskopi.com

real-780x439

Klubi anglez ka gati 45 milionë për yllin e Realit

Tottenham Hotspur është i gatshëm të ofrojë plot 45 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Periskopi.com Sporti

Kjo është bërë e ditur nga tabloidi spanjoll Sport.

24-vjeçari nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo pritet ta shtyejë atë drejt largimit nga Santiago Bernabeu.

Madje, ditë më parë, vetë spanjolli nuk përjashtoi mundësinë e largimit nga 11-të herë kampioni i Evropës. /Periskopi.com

isco

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin

Mesfushori i Real Madridit, Isco ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të largohet nga Bernabeu.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli nuk po arrin të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo është arsyeja kryesore që ai me gjasë do të largohet në verën e vitit të ardhshëm.

“Largimi në janar nuk është opsion të cilin jam duke e konsideruar. Nuk do të dorëzohem aq lehtë”, deklaroi Isco.

“Por, nëse në fund të sezonit e shoh se nuk jam duke luajtur shumë, do të konsideroj opsionet e mija. Jam 24-vjeç dhe nëse nuk gjej vend në formacionin bazë këtu, do të dëshiroj të shkoj diku tjetër. Jam i lumtur në Madrid, por ne futbollistët duam të zhvillohemi, nëse nuk mund ta bëj këtu, nuk do ta kem problem të largohem”. /Periskopi.com

isco

Milani rivalizon Unitedin në garën për yllin e Realit

Periskopi.com Sporti

Milani do të konkurrojë me Manchester United në garën për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Isco, shkruan Calciomercato.

Sipas të njëjtit raport, ‘rosonerët’ do t’i garantojnë spanjollit vendin në formacionin bazë.

Por, italianët nuk do ta kenë të lehtë arritjen e marrëveshjes për 24-vjeçarin, pasi përveç insistimit të mundshëm të Realit për të mos e shitur mesfushorin, ata do të ballafaqohen edhe me garën nga Manchester United, klub i cili poashtu e dëshiron Iscon në skuadër. /Periskopi.com

Real Madrid's Francisco "Isco" Alarcon celebrates after scoring a goal against Galatasaray during their Champions League soccer match at Santiago Bernabeu stadium in Madrid November 27, 2013.   REUTERS/Juan Medina (SPAIN  - Tags: SPORT SOCCER)

United bisedime me agjentin e Isco

Periskopi.com Sporti

Manchester United është në kontakt me mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Mediat evropiane raportojnë se drejtuesit e klubit nga Old Trafford po zhvillojnë bisedime me agjentin e spanjollit.

Ky i fundit nuk po arrinë të zë vend në formacionin bazë te madrilenët dhe kjo mund ta shtyejë atë drejt largimit nga Santiago Bernabeu që në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

Real Madrid's Francisco "Isco" Alarcon celebrates after scoring a goal against Galatasaray during their Champions League soccer match at Santiago Bernabeu stadium in Madrid November 27, 2013.   REUTERS/Juan Medina (SPAIN  - Tags: SPORT SOCCER)

United e do Isco’n në janar

Periskopi.com Sporti

Manchester United raportohet se po përgatitë një ofertë prej 25 milionë funtesh për mesfushorin e Real Madridit, Isco, shkruan Daily Mirror.

Është trajneri Jose Mourinho, ai i cili e do 24-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.

Spanjolli nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo pritet ta shtyejë atë drejt largimit.

Isco është pjesë e Realit nga viti 2013, kur edhe u largua nga Malaga. /Periskopi.com

Real Madrid's Francisco "Isco" Alarcon celebrates after scoring a goal against Galatasaray during their Champions League soccer match at Santiago Bernabeu stadium in Madrid November 27, 2013.   REUTERS/Juan Medina (SPAIN  - Tags: SPORT SOCCER)

Isco drejt Tottenham

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Real Madridit, Isco pritet të largohet sot nga Santiago Bernabeu.

Mediat evropiane shkruajnë se 24-vjeçari dëshiron largimin nga kampioni aktual i Evropës, për shkak se nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë.

Në anën tjetër, Tottenham është shumë i interesuar për transferimin e spanjollit dhe një kalim i tij në White Hart Lane mund të ndodhë gjatë ditës së sotme. /Periskopi.com

Real Madrid's Francisco "Isco" Alarcon celebrates after scoring a goal against Galatasaray during their Champions League soccer match at Santiago Bernabeu stadium in Madrid November 27, 2013.   REUTERS/Juan Medina (SPAIN  - Tags: SPORT SOCCER)

Isco refuzon Juventusin

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Real Madridit, Isco nuk dëshiron të transferohet te Juventus, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Drejtuesit e klubit bardhezi kanë shfaqur interesim kohëve të fundit për spanjollin, i cili prej kohësh përflitet për një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu.

Madje, është raportuar se ‘Zonja e vjetër’ kishte gati 34 milionë funte për ish-anëtarin e Malaga’s.

Tani, Juventus do të duhet të kërkojë alternativa tjera për mesfushën, pasi largimi i Paul Pogba drejt Manchester United ka lënë një zbrazëtirë tejet të madhe në formacionin e kampionit të Serie A. /Periskopi.com