zgjedhjett

“Qytetarët kuptuan kurdisjet e PDK-së, andaj ‘tradhtuan’ Lladrovcin”

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet në Komunën e Drenasit, ku nga rezultatet e shpallura, PDK dhe Nisma për Kosovën do të shkojnë në balotazh.

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci, nuk ka arritur që në rundin e parë  të zgjidhet kryetar i Drenasit. Në Drenas votuan vetëm 40 për qind të të regjistruarve dhe kjo do të thotë se edhe mbi 60 për qind që nuk dolën në zgjedhje, ia kthyen shpinën PDK-së.

Kjo është hera e parë që nga paslufta që zgjedhja e kryetarit të Drenasit do të përcaktohet në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi që PDK-ja në vazhdimësi kishte siguruar fitore bindëse pa u detyruar të shkojë në balotazh. Lladrovci do të detyrohet që edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve të garojë me Isa Xhemajlajn e “Nismës për Kosovën”. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 kandidati i PDK-së, ish-kryetari Nexhat Demaku, i cili kishte fituar rreth 64 për qind të votave, në zgjedhjet e së dielës Lladrovci ka fituar rreth 45 për qind të votave apo 19 për qind më pak se në zgjedhjet paraprake.

Njohësit e çështjeve politike kanë pohuar se qytetarët e Drenasit nuk e duan Ramiz Lladrovcin, për shkak të përfshirjes së tij në listën e zezë të SHBA-së.

Sipas tyre, Drenasi ka vendosur që përfundimisht ta zgjedhë një kryetar që nuk ka probleme me Ligjin, dhe kjo është një reflektim i mirë që edhe qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen që t’i thyejnë barrierat partiake, për ta votuar me të mirin.

Drenasi ka qenë bastion i PDK-së, që nga paslufta

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka pohuar se Drenasi ka qenë bastion i PDK-së, që nga pas lufta, mirëpo edhe këtu u thye heshtja, kur PDK-ja ishte e bindur së do të fitojë bindshëm zgjedhjet, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, ku qytetaret i thanë jo Lladrovcit.

Ai ka pohuar se qytetarët e Drenicës tani janë vetëdijesuar për arsye se nuk pranuan që të udhëhiqen nga një kryetar i cili duket si sundimtar (Monark), ku pasuria e tij milionëshe nuk dihet nga ka ardhur, gjithashtu Lladrovci është edhe në listën e Zezë të SHBA-ve, dhe mbi të gjitha nuk gëzon njohuri të udhëheqë një komunë.

“Balotazhi pritet të mbahet më datën 18 janar, ku kandidatet do të jenë z. Lladrovci nga PDK-ja dhe z. Xhemajli nga Nisma për Kosovën, ku do të jetë një garë tepër interesante në mes të dy ish partiakëve, sepse deri në këto zgjedhje Drenasi së ka shikuar kandidatin por partinë, mirëpo kanë filluar edhe qytetarët t’i hapin sytë, të mos votojnë statuja ashtu siç ka ndodhur deri me tani. Drenasi ka vendosur që përfundimisht ta zgjedhë një kryetar që nuk ka probleme me ligjin dhe kjo është një reflektim i mirë që edhe qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen që t’i thyejnë barrierat partiake, për ta votuar më të mirin”, ka thënë Krasniqi për gazetën Bota sot.

isa-xhemajlaj

Banesa e Isa Xhemajlajt (Video)

KALLXO.com i ka xhiruar shtëpitë e të gjithë kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit më 4 dhjetor.

Periskopi.com Lajme

Kjo është ndërtesa ku jeton kandidati i NISMA-s për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj.

Ai jeton në një ndërtesë kolektive në Drenas, në katyin më të lartë të saj.

Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci nuk ishte banor i Drenasit, tashmë po e shkel Ligjin

Kandidati i NISMA’s në garën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj thotë se kandidiati i PDK-së, Ramiz Lladrovci nuk ka qenë banor i Drenasit dhe kjo nuk lejohet për një kandidat.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ky i fundit u bë banor më katër tetor dhe se nuk mundet të bëhet kryetar.

Në KTV ai ka thënë se kjo është joserioze nga ana e partisë në pushtet, duke vlerësuar se po tallen me qytetarët.

“nuk u kry puna, punën e kryjnë ata më 4 dhjetor kur votojnë. Nëse të ka caktu shefi,. ke me kry punë veq për shefin”, thotë Xhemajlaj.

Ndryshe, Ligji PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS thotë: Kandidati për Kryetar të Komunës duhet të kualifikohet sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe për së paku tre (3) vite duhet të ketë qenë banor i komunës në të cilën ai apo ajo është duke garuar për t’u zgjedhur si Kryetar i Komunës./Periskopi

 

Daut Haradinaj i del krahë Isa Xhemajlajt për të kërkuar vota në Drenas

Vazhdojnë takimet e shumta të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, me qytetarët e komunës së Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka takuar banorët e fshatrave; Baicë, Abri e Epërme dhe Terdevc, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët çdo ditë, raporton Periskopi

Në disa nga këto takime, në mbështetje të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, kanë qenë edhe deputetët e NISMA’s, Enver Hoti dhe Shukrije Bytyqi, po ashtu edhe deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.

Mbështetja nga qytetarët e komunës së Drenasit, për kandidatin e NISMA’s për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është shumë e madhe dhe në rritje të vazhdueshme./ Periskopi

dr7 dr14 dr6dr3

Isa Xhemajlaj

Isa Xhemajlaj kërkon vota nëpër Drenas

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka vazhduar të takohet me shumë qytetarë të komunës së Drenasit dhe me bizneset në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

Në mbështetje të Isa Xhemajlajt nëpër këto takime kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, deputeti Enver Hoti, dhe anëtarë të kryesisë së NISMA’s.

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, në vazhdën e takimeve me qytetarët e komunës së Drenasit, ka takuar banorët e fshatit Fushticë e Epërme dhe banorët e fshatit Çikatovë e Re, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave në jetën e tyre të përditshme, dhe për mungesën e kujdesit nga institucionet lokale për të investuar në përmirësimin e jetës në fshat.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, po ashtu ka takuar edhe disa nga bizneset në komunën e Drenasit, me të cilët ka folur për problemet që ato kanë dhe për barrierat që u bëhen atyre në funksionimin e bizneseve të tyre.

Xhemajlaj si çdo ditë ka vazhduar të pres në zyrat e tij edhe shumë të rinj të komunës së Drenasit, me të cilët ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë të rinjtë e Drenasit.

Mbështetja për Isa Xhemajlaj, për kryetar të komunës së Drenasit është duke u rritur dita ditës, për faktin se qytetarët po shohin shpresë tek ai për ndryshimin e shumëpritur në Drenas./ Periskopi

7mfii jguqi gbgyd

Xhemajlaj – Veselit: Sa po të kushton blerja e kandidatëve në Drenas

Pas njoftimeve të dy kandidatëve të pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Naim Bazajt edhe Rrahim Elshanit, se tërhiqen nga gara dhe i bashkohen PDK-së dhe kandidatit Ramiz Lladrovci, ka reaguar kandidati i NISMA-s, Isa Xhemajli, i cili ka thënë se kandidatët mund të blihen, pro jo voto e qytetarit.

Periskopi.com Lajme

Xhemajli në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, u thotë qytetarëve të Drenasit se dje dhe sot ndodhi një shit-blerje e kandidatëve, të cilët u tërhoqën nga gara për kryetar të Komunës, transmeton kp.

“Këto shit-blerje i bëri Kadri Veseli dhe grupi i tij. Kadri Veseli e ka obligim ndaj qytetarëve të Drenasit, t’u tregojë qytetarëve të Drenasit se sa i kushtojë blerja e kandidatëve. Unë i them atij, se ai mund t’i blejë dy, tre, ndoshta edhe pesë njerëz në Drenas, por nuk mund t’i blejë të gjithë qytetarët e Drenasit”, tha Xhemajli.

Ai shtoi e Veseli nuk mund të blejë e të shesë çfarë të dojë në Drenas, sikur të ishte i tij, sepse qytetarët e Drenasit e dinë tanimë se kush janë këta njerëz.

Isa Xhemajlaj

NISMA: Drenasi jeton në paradoks, Isa Xhemajlaj është njeriu i duhur

NISMA për Kosovën, dega në Drenas, sot ka mbajtur tubim me strukturat dhe anëtarët e saj në Drenas, ku edhe është bërë prezantimi i kandidatit të NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, për të parin e Drenasit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 4 Dhjetor 2016.

Periskopi.com Lajme

Në mesin e shumë anëtarëve dhe simpatizantëve të NISMA’s në Drenas, të cilët e kanë mbushur Shtëpinë e Kulturës në Drenas, në prezantimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlajt, ishin edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së NISMA’s.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje anëtarësisë së NISMA’s në Drenas, të punojnë maksimalisht në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj, për të cilin tha se jam mëse i bindur se do t’i sjelli ndryshimë Drenasit.

Krasniqi tha se Isa Xhemajlaj ka pasur rast dhe mundësi të rrëmbehet nga lakmia por asnjëherë nuk e pranoi, duke vazhduar të punojë si njeri i fjalëve të pakëta dhe punës së ndershme. Ai tha se këto zgjedhje janë rrjedhojë e një politike të gabuar të Hashim Thaçit, të cilën e ka kthyer në interes të tij personal dhe për këtë arsye jemi në një gjendje jo të mirë.

“Neve na vie keq që Drenica jeton në një paradoks. Bashkëluftëtaret e Thaçit, janë prapa grilave kurse, kriminel përtej urës e këndej urës janë duke u inkuadruar në Qeveri. A ka më paradoks, ata që kanë sjell lirinë burgosen e ata që kanë qenë kundër lirisë janë të lirë. Rasti më i dhimbshme është rasti i Drenicës 2”, tha Krasniqi.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalën e tij para shumë anëtarëve të NISMA’s në Drenas, tha se këto zgjedhje po vinë pa dëshirën dhe fajin tonë. Tutje Limaj ka deklaruar se qytetarët e Drenasit kanë nevojë për atë që përfaqëson kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e NISMA’s, Isa Xhemajlaj.

Ne do dëshironim që në kushte normale të kemi zgjedhje, por fatkeqësisht politika e keqe na ka sjell këtu, ata duhet ta kenë kokën ulur për të bëmat e tyre, ka thënë gjatë fjalimit të tij, kryetari i NISMA’s, Fatmir  Limaj.

Kryetari Limaj tha se Drenasit po ia ofrojmë një njeri të drejtë dhe punëtor. Duhet të bashkohemi rreth energjisë pozitive, mendimeve e bindjeve politike, duke u bashkuar me kandidatin e NISMA’s për kryetar të Drenast, Isa Xhemajlaj.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka falënderuar drejtuesit e NISMA për Kosovën, për mbështetjen që janë duke i dhënë çdo moment.

Xhemajlaj po ashtu ka është shprehur tejet mirënjohës edhe ndaj gjithë anëtarëve të Nisma’s në Drenas, për të cilët tha se puna a tyre e palodhur po më jep edhe më shumë vullnet për punë për t’i fituar zgjedhjet në Drenas, dhe për t’i sjellur Drenasit, atë që e meriton. Së bashku do të punojmë për një Drenas më ndryshe, për një Drenas, për të cilin është sakrifikuar me gjenerata të tëra.

Isa Xhemajlaj, po ashtu tha se angazhimi ynë nuk do të jetë për tu shërbyer vetëm interesave të partive në Drenas, por angazhimi ynë do të jetë për tu shërbyer të gjithë qytetarëve të Drenasit, pa dallime.

“Unë do të jem në mesin tuaj bashkë me ju, familja ime, fëmijët e mi do të jenë në ato shkolla, në ato banka bashkë me fëmijët tuaj, do jem me ju edhe kur kemi drita e kur s’kemi drita, edhe në borë e vërshime, edhe kur kemi gëzime e hidhërime” ka thënë në fund të fjalimit të tij, kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA’s, Isa Xhemajlaj./ Periskopi

screen-shot-2016-11-12-at-6-53-27-pm screen-shot-2016-11-12-at-6-54-06-pm screen-shot-2016-11-12-at-6-53-14-pm screen-shot-2016-11-12-at-6-03-01-pm screen-shot-2016-11-12-at-6-01-45-pm screen-shot-2016-11-12-at-6-02-30-pm NISMA ne Drenas