faton-abdullahu

Abdullahu: Problemi i demarkacionit është trillim opozitar, e votojmë kur t’i kemi votat

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu ka thënë se kur t’i sigurojnë votat, atëherë do ta dërgojnë në Kuvend të Kosovës, Marrëveshjen për Demarkacion.

Periskopi.com Lajme

Më tej, Abdullahu ka thënë se duhet t’i ndihmojnë Malit të Zi, teksa teorinë për falje të tokës së Kosovës për Malin e Zi, e ka quajtur “anti-amerikane” dhe sajesë opozitare, transmeton Koha.net.

“Ne duhet t’i ndihmojmë Malin e Zi. T’i falësh tokë Kosove Malit të Zi, është anti-amerikane. Është sajesë a trillim opozitar për ta sulmuar Qeverinë”, ka thënë Abdullahu.

Isa Mustafan në veri e përcollën snajperistët e Policisë së Kosovës

Kryeministri Isa Mustafa bashkë me disa ministra qëndroi sot për herë të parë në pjesën veriore të Kosovës. Ai mori pjesën në përurimin e urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, investim ky i KFOR-it.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë, pasi që serbët në Rudare, në rrugën magjistrale Prishtinë-Leposaviq, bllokuan kalimin e eskortës së kryeministrit, duke vendosur kamionë, autobus, vetura, etj, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, kryeministri gjeti alternativa tjera dhe arriti që të merr pjesë në përurimin e urës 400 mijë eurosh, investim i KFOR-it.

Për sigurinë e kryeministrit dhe ministrave, u përkujdes një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, megjithatë, eskorta e tij u përcoll vetëm nga policia e Republikës së Kosovës.

Që siguria të jetë në nivelin më të lartë, pati edhe pjesëtare të forcave speciale të Policisë së Kosovës të pajisur me armë të gjata dhe snajper.

 

 

vlora-dumoshi

Dumoshi thotë se dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi

Këshilltarja e Kryeministrit, Isa Mustafa, Vlora Dumoshi me anë tën jë postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, ka thënë se referimi duhet të jetë tek faktet dhe qëndrimet zyrtare të Kosovës dhe jo të Gjuriqit.

Periskopi.com Lajme

Dumoshi në këtë status thotë se dikujt në Kosovë po i pëlqen çfarë thotë Beogradi dhe jo Kosova.

Statusi i plotë:

Dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi e jo faktet reale. Nuk duhet që mendësia e Gjuriqit të shperlaj kokat e ca mediave. T’i referohemi fakteve dhe qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës e jo propagandës fiktive të Beogradit të shpërfaqur përmes Gjuriqit.

Dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi e jo faktet reale. Nuk duhet që mendësia e Gjuriqit të shperlaj kokat e ca mediave. T’i referohemi fakteve dhe qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës e jo propagandës fiktive të Beogradit të shpërfaqur përmes Gjuriqit.

Me krejt çka mundën serbët tentuan ta ndalojnë Mustafën që të mos shkojë veri (VIDEO)

Njësia më elitare e policisë zbarkoi kishte zbarkuar në veri.

Periskopi.com Lajme

E këtu në zonën midis Zveçanit e Leposaviqit po e ruan shefin e qeverisë Isa Mustafën, që në rajonin e dominuar nga serbët erdhi goxha me vështirësi.

Në fakt, ceremoninë e inaugurimit të një ure që u financua nga KFOR-i, kryeministri erdhi nga rrugë malore pasi ajo me e shkurta iu ishte bllokuar nga serbët në Rudar.

Këtu te Kryqi i madh, dhjetëra serbë lokalë e bllokuan me krejt çka mundën rrugën që Mustafës t’i pamundësohej kalimi këndej pari.

Por në fakt edhe në vendin ku shefi i qeverisë arriti, veç ishin marrë masa të rrepta sigurie. Derisa fjalimet po vazhdonin situata monitorohej nga njësitet e intervenimit të shpejtë. Veç tyre edhe karabinierët ishin ne gjendje gatishmërie.

Isa Mustafa ne veri

Mustafa thotë se deri në veri e përcolli Policia e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mohuar edhe njëherë se iu është ndërprerë rruga nga serbët për të shkuar në ceremoninë e përurimit të urës që lidhë Zveçanin dhe Leposaviqin. Mustafa në një prononcim për RTK ka thënë se tha se nuk ka pasur asnjë pengesë në rrugë.

Periskopi.com Lajme

“Ne nuk kemi pas asnjë pengesë. Jemi vonuar vetëm 10 minuta në vendin qe jemi nisur. Kemi marr pjesë në inaugurimin e urës dhe s’ka pasur asnjë pengesë. Gjatë gjithë kohës kemi qenë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i Kosovës po ashtu ka thënë se raportet reale me serbët nuk janë siç duken. Ai ka thënë se situata e sotme nuk mund të quhet edhe si problem ndëretnik.

“Problemi është se ata ende janë nën ndikim të Serbisë dhe Serbia po i mashtron disa liderë serbë në Kosovë. Diçka tjetër flasin në media e ndryshe sillen zakonisht. Ne kemi komunikim të rregullt me kryetarët serbë të veriu dhe ata vijnë në zyrën time pa problem”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, ka qenë krejtësisht jo e drejt mospjesëmarrja e përfaqësuesve të serbëve të veriut në këtë përurim, pasi që sipas tij, kjo urë prej 400 mijë eurosh është në të mirë të të gjithëve që jetojnë atje.

Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, ka qëndruar të premten në veri të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovë.

15267721_1179461565453412_3129774645713412503_n 15232174_1179461555453413_5523174790480282651_n 15326621_1179461385453430_3286579748957090465_n 15284178_1179461335453435_2886483108715984571_n 15317916_1179461245453444_5773798678479312601_n 15284190_1179461242120111_908453800420361423_n

KFOR ne veri / ARKIV

Serbët e Veriut ndërpresin komunikimin me KFOR-in, shkak Mustafa

Përfaqësuesit politik të serbëve të veriut të Kosovës kanë ndërprerë komunikimin dhe marrëdhëniet me KFOR-in, thuhet nga kabineti i kryetarit të Mitrovicës veriore Goran Rakiq.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit politik serbë të Kosovës dënojnë ashpër instrumentalizmin e KFOR-it I cili sot ka luajtur një rol politik me rastin e Isa Mustafës i cili pa paralajmërim qëndroi në veri dhe për këtë ndërpritet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in, thuhet në deklaratën nga kabineti i Rakiqit, transmeton Tanjug.

Në deklaratë precizohet se përfaqësuesit serbë nga komuna veriore e Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi të kenë thënë se “KFOR-i me këtë veprim ka tejkaluar linjën e hollë që e ndan atë nga paqeruajtësit nga okupatori sepse në vend që të shërbejë stabilitetit në vend sot ka qenë faktor destabiliteti”.

Ndryshe sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka marrë pjesë në përurimin e urës në Bistricë edhe pse një grup i serbëve kanë bllokuar rrugën në fshatin Rudare por kryeministri ka përdorur rrugë alternative për të shkuar në vendin e ngjarjes.

21-6-2016_-_kryeministri_mustafa

Mustafa: Askush nuk mund të na ndalë që të qarkullojmë në vendin tonë (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, lidhur me incidentin që i ndodhi sot në veri të vendit ku serbët lokalë ia bllokuar rrugën në Rudare, u shpreh se ata nuk e arritën qëllimin, pasi ishin në lokacionin që duhej, me kohë.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, lidhur me incidentin që i ndodhi sot në veri të vendit ku serbët lokalë ia bllokuar rrugën në Rudare, u shpreh se ata nuk e arritën qëllimin, pasi ishin në lokacionin që duhej, me kohë.

“Ne kemi shkuar rrugës, e nuk na ka bllokuar rrugën askush. Kemi mbërritur atje me kohë. Është një vepër shumë e rëndësishme e NATO – s sepse k ka investuar 400 mijë euro  për ndërtimin e ure që lidh Zveçanin me Leposaviqin”.

“Ne ishim në inaugurimin, e përfunduam, dhe ky është një argument që askush nuk mund të na ndalë që të qarkullojmë në vendin tonë  të vizitojmë pjesë të Republikës tonë dhe të zhvillojmë programin tonë qeverisës”.

Jakup Krasniqi

​Krasniqi: Nuk e kuptoj këmbënguljen e Mustafës për të falë territor!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk e kupton këmbënguljen e kryeministrit Isa Mustafa për t’i falur territor Malit të Zi.

Periskopi.com Lajme

Ja postimi i plotë i Krasniqit:

KËMBËNGULJA PËR TË FALË TERRITOR!

Njeriu e ka të vështirë ta kuptoj këmbënguljen e Isa Mustafës për të falë territor! Ai tani na paska dalë me një “ide” te “re”, për formimin e një komisioni për matjen e territorit?!

Për të qenë “ideja” Edhe më “madhështore” e ka marrë me automatizëm mbështetjen fuqishëm edhe nga kreu i deputetëve të Partisë Demokratike?!

Për ketë të fundit, vërtetë me vjen shumë keq!Po këtu ata e kanë një problem, demarkacioni është përfunduar vetëm me Maqedoninë, me vendet e tjera përreth nuk i dimë se në cilat pika duhet të bëhet matja?!

Madje, krejt çështja është, për ketë matje a duhet komision dhe pse?Se kjo, është një mahi e koalicionit qeverisës askush nuk e vë në dyshim! Çështja është cila dot jetë mahia e radhës nga krerët e këtij koalicioni, i cili po shfaqë shumë gatishmëri për të falur territor?!

isa-mustafaaaaa

Për Isa Mustafën zgjedhjet në Drenas janë arsye për reformën zgjedhore

Kryeministri Isa Mustafa beson se mund të organizohet një proces i rregullt zgjedhor në Drenas, sepse, sipas tij, Kosova ka dëshmuar se ka mundësi të menaxhojmn zgjedhje fer dhe demokratike.

Periskopi.com Lajme

 

Mustafa, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se zgjedhjet në Drenas janë një arsye më shumë për ta bërë reformën zgjedhore.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë një arsye edhe më shumë që ta bëjmë reformën zgjedhore për të zgjidhë rastet e tilla, dhe më pak janë një demonstrim i fuqisë politike për një mandat të mbetur më pak se një vit. Sidomos kur dihet fakti se kryetarit të deritanishëm nuk iu dha mundësia që për mandatin e tij të vendosin qytetarët, por vendosi gjykata për një rast që nuk ka të bëjë me të qeverisurit”.

“Prandaj, është e rrugës që të zhvillojmë një fushatë e cila shpalos vlerat demokratike të të gjitha partive dhe të gjithë kandidatëve. Kandidatët kanë mjaftë hapësirë demokratike për të thënë dhe për të shpalosur ofertat e tyre për të ardhmen. Nuk shoh arsye të merremi me të kaluarën, sepse ajo nuk u ndihmon qytetarëve në përmirësimin e jetës së tyre”.

“Unë besoj se mund të organizojmë një proces të rregullt zgjedhor në Drenas, sepse kemi dëshmuar se kemi mundësi të menaxhojmë zgjedhje fer dhe demokratike dhe ne kosovarët ta marrim përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar Mustafa.

isa-mustafaaaaa

Mustafa: Askush nuk ka arsye të frikësohet nga e vërteta për demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një deklaratë për RTK-në, ka folur për idenë e tij për krijimin e një komisioni i cili do të bënte matjen e territorit të Kosovës, duke thënë ndër të tjera se askush nuk ka arsye të frikësohet nga e vërteta para qytetarëve për demarkacionin.

Periskopi.com Lajme

Duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një komision të ri qeveritar ose për rishqyrtim të procesit të shënjimit të vijës kufitare, por vetëm për të bërë matjen e territorit, duke përfshirë vijën kufitare me Malin e Zi, kryeministri Mustafa, ka ftuar opozitën që të bëhet pjesë e këtij procesi në mënyrë që t’i hapet rruga kalimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Sot në Qeveri e kam hapur idenë që të themelohet një Komision Qeveritar, i cili do të kishte për detyrë matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ndërlidhur edhe me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Në këtë rast, nuk është fjala për një komision të ri qeveritar ose për rishqyrtim të procesit të shënjimit të vijës kufitare, por objektivi themelor është që ne të matim territorin e Republikës së Kosovës, t’i njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se sa është territori i Republikës së Kosovës, dhe se a ka humbë Kosova territor me rastin e shënjimit të vijës kufitare, në krahasim me territorin të cilin ne e kemi trashëguar nga vitet e ’80-ta, ose me territoret që e kemi pasur ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë dhe duke respektuar kriteret territoriale të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Unë konsideroj, se ky është një proces i dobishëm për Kosovën, është i dobishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse ata do ta marrin qartë informatën nga ekspertët e vendit lidhur me sipërfaqen e territorit të Republikës së Kosovës, dhe se a korrespondon kjo sipërfaqe me atë që Kosova ka trashëguar si shtet.

Poashtu, është një mesazh i qartë për të gjithë ata që deri më sot e kanë kontestuar shënjimin e vijës kufitare si kriter për përmbushjen e liberalizimit të vizave, që të heqin dorë nga kjo në qoftë se konsiderojmë se nuk kemi humbur territor. Ne qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet t’ju japim të vërtetën dhe askush nuk ka arsye të frikësohet nga e vërteta para qytetarëve të Republikës së Kosovës, as Qeveria, as opozita.

Unë do të dëshiroja që në këtë Komision për matje të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës, të kemi ekspertë edhe të Aleancës, edhe të NISMA-s, edhe të Vetëvendosjes, edhe ekspertë tjerë të institucioneve qeveritare në mënyrë që bashkërisht të punojmë, sepse ekspertët janë ekspertë dhe ata do të punojnë mbi bazën e ekspertizës dhe rezultatet e kësaj ekspertize do t’i publikonim para qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes Qeverisë ose përmes formave që ata do të pajtoheshin”, ka thënë kryeministri Mustafa për RTK.

Isa Mustafa

Mustafa i gëzuar me Qeverinë e re të Malit të Zi

Kryeministri Isa Mustafa, ka përgëzuar Qeverinë e Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Dushko Markoviq, me rastin e marrjes së mandatit.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa, i ka uruar Qeverisë së Malit të Zi, suksese në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj shtetërore.

Kryeministri Mustafa, po ashtu ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit, miqësisë dhe partneritetit fqinjësor me Malin e Zi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunim me Malin e Zi me theks të posaçëm në rrugën e përbashkët dhe të pa alternativë integruese të dy shteteve tona në strukturat euroatlantike, në BE dhe në NATO”, thuhet në urimin e kryeministrin Isa Mustafa./ Periskopi

 

Këshilltari i kryeministrit: Rasti ‘Dehari’, eklipsoi sulmin në Kuvend

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka deklaruar rasti i vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, largoi vëmendjen nga sulmi në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Abdullahu po konsideron se për rastin e sulmit në Kuvendin e Kosovës nuk pati as peticion, as kërkesa për seanca për të dënuar siç shprehet ai, këtë çmenduri dhe të ndëshkohet kjo mendësi që e ka drejtuar atë, transmeton lajmi.net

“Humbja tragjike e jetës së Astrit Deharit dhe të gjitha reagimet rreth këtij rasti, kanë bërë që të eklipsohet pothuajse plotësisht ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sulmi me bazukë, e pasi ka ndodhur, do të duhej të ndëshkohej në forma të ndryshme dhe të merituara”, ka deklaruar Abdullahu.

Ai shton se kjo çmenduri nuk duhet të justifikohet me të njohurën “kapja e shtetit”, por do të duhej të bëhej vetëdijesimi i qytetarë dhe patriotik se në radhë të parë kemi shtet dhe nuk duhet në asnjë variant të gjuhet me bazukë.

Deklarata e plotë e Abdullahut:

Eklipsimi i ‘bazukës’

Nuk ka pasur protesta për ta dënuar sulmin me bazukë kundër institucionit më të lartë shtetëror, nuk ka pas peticion për ta mbajtur një seancë dhe dënuar këtë çmenduri, nuk ka pas kohë dhe rrethanë të përshtatshme, sidomos për disa media, as OJQ, që ta ndëshkojnë këtë qasje në përpjesëtim me rrezikun që ka paraqitur kjo bazukë, e sidomos me mendësinë që e ka drejtuar atë, kundër vendit tonë. Humbja tragjike e jetës së Astrit Deharit dhe të gjitha reagimet rreth këtij rasti, kanë bërë që të eklipsohet pothuajse plotësisht ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sulmi me bazukë, e pasi ka ndodhur, do të duhej të ndëshkohej në forma të ndryshme dhe të merituara. E një nga ato që do të duhej të ndodhte rreth kësaj çmendurie anti-institucionaliste që justifikohet me të njohurën “kapja e shtetit “ do të duhej të ishte së paku ndëshkimi e më pas edhe vetëdijesimi qytetarë dhe patriotik në mënyra të ndryshme se, përkundër të gjithave, jemi shtet që nuk mund ta kemi komoditetin në asnjë variant, ta gjuajmë atë me bazukë. Krejt këtë sepse mund të ketë ende të ‘dehur” me “ç ‘kapjen e shtetit” të cilët mund të mendojnë se e vetmja mundësi për ç ‘kapje është përdorimi i sërishëm i bazukës.

 

AAK NISMA

AAK e Nisma nuk pranojnë komision të ri për demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë quajtur mashtrim të radhës, idenë e kryeministrit të Kosovës që të formohet një komison për të bërë matjen nëse Kosova ka humbur territor nga Demarkacioni me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Në komunikatën e dy partive opozitare thuhet se ky propozim tregon papërgjegjësi prej burrështetasit.

“Përpjekja e radhës e Kryeministrit Mustafa për të krijuar një komision gjeodetësh të tij, i cili do ta legjitimonte teorinë e tij se Kosova nuk ka humbur territor duke zbritur kufiri nga Cakorri në Kuqishtë dhe nga Kulla në Savino Vodë, është mashtrim ordiner dhe jo përgjegjësi prej burrështetasi që për qëllim ka ta zgjidh një çështje jetike për vendin në të cilin, ai e bart postin e kryeministrit”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, AAK e Nisma shprehen se pa shkarkimin e Komisionit Shtetëror nuk mund të bëhet asnjë komision tjetër.

“Nuk mund të behët asnjë komision pa u shkarkuar Komisioni „Meha“. Nëse ai paska vullnet për ta zgjidhur këtë çështje, së pari duhet ta pranojë dështimin e marrëveshjes për kufirin dhe më pastaj të krijojë një komision që ë trajton këtë çështje nga e para, e jo do farë komisionesh që as nuk dihet çka janë, as çfarë kompetencash kanë, por që për detyrë kanë ta legjitimojnë një marrëveshje që është në kundërshtim me terësinë tokësore të Shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Kryeministri Isa Mustafa gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se nëse është nevoja do të formojnë një komision për të bërë mbajtën nëse Kosova ka humbur territor, ku ka ftuar edhe opozitën të jenë pjesë e tij.

Isa Mustafa

#DrejtësiPërAstritin ia zë frymën Isa Mustafës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dal në foltoren e Kuvendit për të marrë fjalën e deputetët e Vetëvendosjes e kanë penguar atë.

Periskopi.com Lajme

Ata kanë shpalosur para tij banerin me mbishkrimin #DrejtësiPërAstritin.

Xhavit Haliti që po udhëhiqte seancën u tha se kjo nuk është në rregull, dhe nuk duhet zihet askujt fryma në këtë mënyrë./ Periskopi

Kryeministri ngushëllon familjen Dvorani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime Familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit, e cila humbi dy djemtë e saj Muhametin 8 vjeç dhe Mendimin 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad, derisa ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.

Periskopi.com Lajme

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuar Familje Dvorani,

Ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të pakompensueshme.

Aksidenti i rëndë tragjik ku humbën jetën Muhameti dhe Mendimi, na ka prekur thellë.

Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Muhametit dhe Mendimit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

isa-mustafaaaaa

Mustafa: Të gjithë sot ndjehemi një dhe të fortë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa u ka uruara të gjithë shqiptarëve 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se sot të gjithë shqiptarët ndjehen një dhe përgjegjës për zhvillimin e trojeve shqiptare.

“Të dashur bashkëkombas, Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”, ka thënë kryeministri. /Periskopi/

Mariq

Ministri i Isa Mustafës kërkon nga BE t’i bëjë presion Prishtinës për themelimin e Asociacionit

Ljubomir Mariq, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës ia ka hedhur fajin Bashkimit Evropian lidhur me mos themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Periskopi.com Lajme

Mariq është shprehur se Serbia pret nga BE’ja që t’i bëjë thirrje Prishtinës që ta zhbllokojë dhe miratoj dekretin për themelimin e Asociacionit.

“Pra, çfarë është e humbur është se ne ishim në pritje që në fund të gushtit të vitit ë kaluar Qeveria e Kosovës të miratojë dekretin për themelimin e komunave serbe, me përgjegjësi të përcaktuar nga marrëveshjet e nënshkruara nga donatorët. Prandaj, ne presim që BE-ja më në fund të vë presion mbi udhëheqësit politik në Prishtinë që të zhbllokojë këtë proces”, ka thënë ai.

Mariq në një prononcim për Tanjug ka thënë se përgjegjësia për formimin komunave me shumicë serbe qëndron tek bashkësia ndërkombëtare si përgjegjësit më të mëdhenj në ndërmjetësimin dhe granatimin e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

“Mënyra e rënies dakord për zbatimin e marrëveshjes është se Qeveria e Kosovës ka për të bërë një rregullore, ose dekret për transformimin e elementeve praktike të marrëveshjes së Brukselit me deklaratën prej 15 pikash mbi themelimin e Komunave Serbe më 25 gusht të vitit të kaluar në sistemin ligjor të Kosovës”, ka thënë Mariq.

Ai ka shtuar se pas dërgimit të kësaj rregulloreje ka pasur një shpjegim të detajuar në çdo pikë të Gjykatës Kushtuese në Prishtinë për të konfirmuar pajtueshmërinë me Kushtetuesen e Kosovës për një akt të tillë i cili është një bazë ligjore për hartimin e komunave.

Ndërkohe që Lista Srpska ka braktisur Parlamentin dhe Qeverinë. Kanë kushtëzuar kthimin e tyre në institucione me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

QEVERIA

Premtimet qeveritare për prioritetet e mbetura – të pashpresa

Zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor, ngritja e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, janë disa prej prioriteteve që qeverisja e Isa Mustafës deri tash ka dhënë fjalë të mëdha. Megjithatë, janë njohësit e këtyre fushave të cilët thonë se prioritetet e kësaj Qeverie, në vazhdim të mandatit, janë vetëm premtime deklarative dhe pritjet në realizim janë të pashpresa.

Periskopi.com Lajme

Ekspertët vlerësojnë se parametrat makro-ekonomikë janë mjaft shqetësues bazuar edhe në bilancin tregtar të Kosovës për të realizuar të ashtuquajturat prioritete të qeverisjes Mustafa.

Nga ana tjetër, ditë më parë, vetë kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, tha se rritja ekonomike kryesisht ka qenë rezultat i investimeve private, por edhe rezultat i masave fiskale të cilat si Qeveri i kanë marrë për të krijuar një ambient më të mirë ekonomik në vend.

“Si Qeveri jemi përcaktuar që si prioritet të kemi tani zhvillimin ekonomik, përkatësisht rritje ekonomike dhe punësim, forcimin e shtetit ligjor që nënkupton luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, integrimet në institucionet e Bashkimit Evropian dhe ngritjen e cilësisë në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, si dy fusha shumë të rëndësishme për ne, që nuk janë vetëm sociale por edhe ekonomike, sepse ndihmojnë zhvillimin ekonomik. Vitin e kaluar ne kemi përmbyllur me një rritje ekonomike prej 4 për qind, që ka qenë rritja më e lartë në regjion dhe po ashtu me trendë pozitive sa i përket punësimit”, ka thënë kryeministri Mustafa ditë më parë.

Por, sipas tij, nuk është arritur që të sigurohet një fluks i punësimit i cili e përballon numrin e të papunëve që hyjnë në tregun e punës diku rreth 22 mijë çdo vit, ndërkaq në vitin e kaluar është arritur që të jenë 18 mijë të punësuar.

Drejtori i STRAS (Qendra për hulumtime strategjike dhe sociale), Ibrahim Rexhepi, për KosovaPress thotë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik me një rritje ekonomike prej 3.8 – 4 për qind, e cila sipas tij, nuk mund të reflektojë tek mirëqenia e popullatës.

“Duhet analizohet struktura se prej nga po vjen kjo rritje dhe sa janë efektet e përgjithshme të kësaj rritje. Sektori privat nuk është bartës, prandaj, edhe nuk ka mundësi. Pa marrë parasysh se ka 4 për qind rritje megjithatë punësimi po ngecë. Problemi tjetër është parametrat tjerë makro ekonomikë janë bukur shqetësues, posaçërisht e kam fjalën te bilanci tregtar i Kosovës. Përderisa Kosova nuk ka eksport dhe ngecë, e importi vazhdon të rritet, kjo tregon se megjithatë niveli ekonomik është shumë i ulët dhe kjo gjendje nuk ofron një mirëqenie të përgjithshme”, thekson Rexhepi.

Duke vlerësuar gjendjen e arsimit të degraduar, drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci, thotë se është progres edhe vet fakti që njihet mungesa e cilësisë si problem në fushën e arsimit nga Qeveria. Sepse, sipas tij, në të kaluarën nuk është konsideruar fare si problem.

Pupovci thotë se Strategjia për sigurimin e cilësisë e aprovuar në fund të vitit 2015 nuk po implementohet plotësisht.

“Qeveria në fund të vitit 2015 ka aprovuar Stërgjinë për sigurimin e cilësisë, e cila duhet t’i adresojë këto çështje. Por, implementimi kësaj strategjie deri tani është relativisht i pjesshëm, pra, nuk është implementuar në mënyrë të plotë dhe mendoj se hapi i parë që duhet të bëhet është implementimi i plotë i kësaj strategjie, në mënyrë që të kemi rezultate pas katër-pesë vjetëve, sepse cilësia në Kosovë e arsimit ka degraduar thuajse një çerek shekuj, diku prej fillimit të viteve ’90-ta. Kjo herë për shkaqe objektive (okupimi dhe lufta) e herë për shkaqe subjektive që janë sjellë nga keq qeverisja ose keq menaxhimi i sistemit të arsimit”, tha Pupovci.

Ai mendon se me zbatimin e strategjisë, do të jetë e mundur që të rritet përgjegjësia e shkollave për rezultatet e punës së tyre. Sepse, kjo është diçka që mungon dhe sipas tij, shkollat në Kosovë nuk japin as një lloj përgjegjësie për rezultatet e punës së tyre.

Edhe sektori i shëndetësisë i cili po konsiderohet i rëndë nga deputetja në Kuvendin e Kosovës, Time Kadrijaj, e cila vjen nga fusha e shëndetësisë, thotë se ndarja e buxhetit prej 180 milionë euro nuk është e mjaftueshme për shëndetësinë, dhe sipas saj, ky buxhet duhet dyfishuar.

Andaj, sipas deputetes, fatkeqësisht edhe pse ky buxhet është i vogël po keqmenaxhohet dhe po keq qeverisët nga institucionet përkatëse.

E keqja në shëndetësi, sipas saj, është se po bëhen ligjet dhe nuk po implementohen.

“Secili mandatar i qeverisë po deklarohet se shëndetësinë e kanë në prioritet dhe kjo po ngelet vetëm prioritet deklarativ, sepse në fakt nuk po ndihmohet, duke filluar nga ndarja e buxhetit po shihet se me një buxhet të tillë nuk mundet me pas prosperitet sa duhet në një lami aq të përfolur të shëndetësisë. Në fakt, në fund të çdo mandati po del se shëndetësia nuk është në prioritet.”, thotë Kadrijaj.

Ajo thotë se nuk mund të flitet për një sistem të mirë shëndetësor, përderisa nuk zbatohet një ligj i miratuar tash e dy vjet, Ligji për Sigurimet Shëndetësore.

Për sa i përket sundimit të ligjit, zyrtarë të Institutit Demokratik të Kosovës(KDI) vlerësojnë se problem mbetet mbivendosja institucionale në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, gjë që shkakton huti te qytetarët.

Një vërejtje tjetër e theksuar sipas Visar Sutaj, është edhe numri i ulët i dënimeve për korrupsion.

Sipas Sutajt, në Kosovë, korrupsioni vlerësohet si një prej problemeve më të mëdha karshi ekonomisë së dobët dhe papunësisë.

Kjo vjen si pasojë e performancës të kufizuar të sistemit të gjyqësisë për ta luftuar atë. Ai shtoi se kjo më së lehti mund të vërtetohet duke iu referuar mungesës së rezultateve konkrete nga prokuroria dhe gjyqësori.

isa-mustafaaaaa

Mustafa: Kohët po ndryshojnë, Kosova nuk do të konsiderohet e varfër

Kryeministri Isa Mustafa është shprehur optimist lidhur me zhvillimin e vendit në qeverisjen e tij.

Periskopi.com Lajme

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se së shpejti, Kosova nuk do të konsiderohet as vend i varfër.

“Sot, jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë”, ka shkruar Mustafa, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:

“Kohët po ndryshojnë.

Jo moti, identitetin tonë e krijuam si të persekutuar, të shtypur, të varfër e të papunë.

Sot, jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë.

Institucionet financiare ndërkombëtare po na porosisin të ngutemi të shfrytëzojmë fondet nga organizatat ndërkombëtare që financojnë vendet e varfëra, sepse së shpejti nuk do ta plotësojmë këtë kriter, Kosova nuk do të konsiderohet vend i varfër.

Një cilësim më pak në fjalorin tonë politik; një argument më shumë për pozitivizëm”, ka shkruar Mustafa.

Isa Mustafa

Mustafa thotë se ka ende hapësirë me opozitën të gjejnë zgjidhje për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka ende hapësirë që pozita dhe opozita të gjejnë një zgjidhje për marrëveshjen e demarkacionit dhe t’i hapet rruga liberalizimit të vizave.

Periskopi.com Lajme

“Unë mendoj se hapësira domosdoshmërisht duhet të ekzistojë, sepse ne kemi përgjegjësi para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këtë përgjegjësi tani ne s’mund ta zhvendosim meqë jemi në opozitë dhe të themi se është përgjegjësi e pozitës sepse vetëm ata po na bllokojnë. As opozita nuk mund të thotë se ne nuk po pajtohemi me këtë por tani do ta zgjidh pozita sepse kemi të bëjmë me interesa të qytetarëve. Ata qytetarë nuk janë vetëm qytetarë të pozitës apo opozitës, janë qytetarët tanë dhe prej të cilëve përmes votës kemi marrë obligim që t’ua zgjidhim problemet dhe të punojmë në interes të tyre”, ka thënë Mustafa.

Kreu i qeverisë kosovare është duke qëndruar në Bruksel, ku ka marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asocimit.

Mustafa ka thënë se procesi i integrimeve evropiane të vendit është në duart e Kosovës. Ai thotë se nëse opozita po e bllokon demarkacionin, e cila sipas tij është vendimi i parë i madh i Kosovës në rrugën e integrimeve, atëherë ata po e bllokojnë ndërtimin dhe integrimin e shtetit.

“Sot mendoj se ishin shumë të qartë edhe përfaqësuesja Mogherini edhe komisionari Hahn se ata duhet të japin përkrahje maskimale që ne ta çojmë përpara këtë proces. Është në duar tona që ne ta bëjmë hapin e parë. Unë mendoj se ne do të gjejmë një gjuhë të përbashkët me opozitën por edhe me disa deputetë të pozitës të cilët kanë agjendat e tyre personale dhe nuk janë duke menduar për përgjegjësinë e tyre dhe votën që kanë marrë nga qytetarët. Rruga jonë evropiane nënkupton unitetin e brendshëm dhe përgjegjësinë tonë. Kjo është njëra prej vendimeve të mëdha që duhet të marrim në këtë rrugë. Në të ardhmen do të marrim vendime të tjera. Nëse ne fillojmë të pengojmë, kjo do të thotë se po fillojmë të pengojmë shtetin, që ai të mos ndërtohet dhe integrohet dhe ky nuk është vullnet i qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa në një intervistë për RTK.

Duke folur për takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asocim, kryeministri Mustafa ka thënë se është konfirmuar progresi i Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje fuqizon shumë fusha, përmes së cilave do të përfitojë Kosova.

“Fuqizon fushën e biznesit sepse mundëson që ne të kemi qasje më shumë në programet e biznesit. Fuqizon fushën e shkencës sepse do të kemi qasje në programet shkencore të Bashkimit Evropian. Në fushën e ndërtimit institucional dhe demokratizimit sepse kemi qasje edhe në ato institucione”.