Irinej

Patriku serb: Kosova, plaga më e madhe e popullit serb

Kreu i Kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej, as 17 vjet pas luftës, nuk po mund të pajtohet se Serbia e ka humbur Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Ai edhe nga Londra ka dërguar mesazhe nxitëse, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë plaga më e madhe e popullit serb.

“Kosova është plaga më e madhe e popullit serb dhe të gjitha lutjet tona bëhen me shpresën se populli ynë, sikur edhe të gjithë popujt e botës, do të mund të kryejnë shërbesat e Zotit, të lirë dhe pa frikë”, ka thënë patriarku serb Irinej, në kishën e Shën Pavle në Londër, ku po e kryeson një delegacion të Kishës Ortodokse Serbe, raportojnë mediat serbe.

Në një ligjërata të tij, patriarku Irinej ka thënë se në Kosovë ka vend për popullin shqiptar dhe serb.