Irani dy lëshon raketa gjatë manovrave ushtarake në Gji

Marina iraniane testoi me sukses raketat gjatë manovrave ushtarake në Gji.

Periskopi.com Lajme

“Raketa e fundit e luftanijes së quajtur ‘Nasr’ u testua gjatë manovrave detare të quajtuara ‘Velayat 95’ në ujërat në pjesën jugore të vendit”, deklaroi ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Dehgan, i cili theksoi se raketa kishte arritur objektivin me sukses.

“Një tip tjetër rakete e quajtur ‘Dehlaviyeh’, e drejtuar me lazer, u testua gjtihashtu me sukses”, sipas Tasnim.

Rrezja e këtyre raketave, prodhim iranian, nuk u saktësua.

Reklamë
Reklamë

Trump – Iranit: Po luani me zjarrin, nuk do jem tolerant si Obama

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar ne Twitter se "Irani po luan me zjarrin", dhe paralajmëroi Teheranin se ai nuk do të jetë tolerant si ish-presidenti Barack Obama.

Periskopi.com Lajme

Komentet e tij vijnë pas testit raketor të Teheranit këtë javë.

Të hënën, “Fox News” duke cituar zyrtarë amerikanë ka thënë se Irani ka kryer teste raketave balistike me rreze të mesme.

Kjo u pasua enjten nga raportet se Uashingtoni mund të ndërmarrë sanksione të reja kundër Iranit që të premten.

auto_screenshot_21486123167

Reklamë
Reklamë

SHBA paralajmëron ashpër Iranin

Shtëpia e Bardhë i ka vënë një paralajmërim të ashpër Iranit.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka bërë të ditur gjenerali amerikan Michael Flynn në një konferencë për shtyp duke iu referuar testimeve të një rakete balistike nga Irani, njofton Klan

Këshilltari për Siguri Kombëtare nga Presidenca Trump ka thënë se “që nga sot ne zyrtarisht i kemi vënë një paralajmërim të ashpër Iranit”.

Reklamë
Reklamë

Merkel: E kam zemrën e thyer, Irani dhe Rusia do përgjigjen për Alepon

Liderja e shtetit që ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve sirianë, ka reaguar ashpër për masakrën që Irani dhe Rusia kanë shkaktuar mbi civilët e Aleppos lindor.

Periskopi.com Lajme

Angela Merkel ka bërë përgjegjës kryesor Iranin dhe Rusinë për vrasjen e civilëve dhe tha se këto krime duhet të ndëshkohen, shkruan “Die Zeit”.

“Diskutimi rreth ngjarjeve të fundit në Aleppo është tejet trishtues. Është për t’u turpëruar që në shekullin e 21 ndodhin ngjarje të tilla, që të thyejnë zemrën. Fatkeqësi të tilla s’mund ti zgjidhim vetem politikisht, siç do vepronim me gjithë dëshirë,” tha ajo.

Merkel paralajmeroi se do përdorë gjithë mjetet diplomatike për t’u ardhur në ndihmë civilëve.

Evakuimet e para nga lagjet rebele të Alepos kanë filluar dje, me një autokolonë të përbërë nga ambulanca dhe autobusë me 951 persona në bord, mes të cilëve 200 rebelë dhe 108 të plagosur, sipas një burimi ushtarak në vend.

Në Bruksel, ku u mbajt një samit evropian, ishte presidenti francez, François Hollande ai qe nënvizoi se ishte urgjente evakuimi i shpejtë i popullsisë civile që nuk mund të durojë më bombardimet dhe masakrat.

Reklamë
Reklamë

Presidenti i Iranit reagon ndaj fitores së Trump

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka reaguar ndaj fitores së Trump duke thënë se kjo nuk do të ndryshojë trajektoren e politikës së jashtme të vendit të tij dhe se besueshmëria e SHBA-së në mesin e komunitetit ndërkombëtar kishte rënë tashmë.

Periskopi.com Lajme

Rezultatet e zgjedhjeve amerikane nuk do të kenë asnjë ndikim në politikat e Republikës Islamike, tha kleriku iranian gjatë një takimi të mërkurën me kabinetin e tij, raporton Klan

“Për shkak të politikave të gabuara, pozita e Amerikës në bashkësinë ndërkombëtare dhe opinionin publik botëror është zvogëluar”, ka përfunduar Rouhani.

Reklamë
Reklamë