iphone-6s-galaxy-s7-edge

Mbani iPhone apo Android, personaliteti juaj e dëshmon

Përdoruesit e Android-ëve janë më të ndershëm se përdoruesit e iPhone-ëve, thonë psikologët bazuar në një studim të publikuar këtë javë, që është i pari i këtij lloji që merret me gjetjen e ndërlidhjes që ka personaliteti i njeriut me llojin e telefonit që ka.

Periskopi.com Tech/Auto

Katër nga pesë persona të moshës së rritur, në Mbretërinë e Bashkuar,  kanë një smartphone me tregun e ndarë gati 50 me 50 në mes të dy sistemeve operative rivale.

Lidhja e smartphone (telefonave të mençur) me personalitetet tona, sipas psikologëve, del se është mënyrë e të treguarit të tipareve të njerëzve ngase ky trend i bartjes së telefonave të mençur është i kohës dhe matës mjaftë i qëlluar i njerëzimit në këtë kategori. Hulumtuesit kanë studiuar mbi 500 përdorues të këtyre telefonave, duke u dhënë detyrë që të përgjigjen në disa pyetësorë në të cilat kërkohej të dihej më shumë në lidhje me personin dhe qëndrimet e tij ndaj telefonit celular që ka.

Ky hulumtim ka treguar këto rezultate në gjeneral për përdoruesit e dy operatorëve, Android dhe iPhone.

Këto janë rezultatet për përdoruesit e iPhone:

Janë më të rijnë në moshë,

Më shumë ka përdoruese femra,

Telefonin e tyre e shohin si tregues të gjendjes së tyre financiare,

Ndjehen shumë të mbivlerësuar,

Janë më pak të shqetësuar në lidhje me pajisjet që zotërojnë.

Në të kundërt, përdoruesit e Android kanë më shumë gjasa të jenë:

Meshkuj,

Më të vjetër në moshë,

Janë më shumë të sinqertë,

Më të këndshëm,

Kanë më pak gjasa për të thyer rregullat për përfitime personale,

Më pak të interesuar në pasuri dhe status.

Dr. David Ellis nga Universiteti Lancaster, pas publikimit të hulumtimit tha: “Në këtë studim, tregojmë për herë të parë që zgjedhja e një individi për sistemin operativ të telefonit të mençur, mund të sigurojë të dhëna të dobishme kur vjen puna për të parashikuar personalitetin e tyre dhe karakteristika të tjera individuale”.

Në një studim të dytë, psikologët po provojnë të zhvillojnë një program kompjuterik që mund të parashikojë se çfarë lloji të smartphone-ve mund t’i përshtatet personalitetit të secilit njeri që kërkon të gjejë telefonin e tij adekuat.

Heather Shaw nga Universiteti i Lincoln, bashkautorë i hulumtimit, ka thënë se telefonat e mençur janë duke na e bërë gjithnjë e më të qartë se janë duke na shtyrë në një mini-dixhitalizim të mendjes dhe karakterit të secilit njeri. Shaw thotë se njerëzve në shumicë nuk po u pëlqen ky hulumtim, ngase ata përbrenda e dinë që janë bërë të varur nga dixhitalizimi dhe ajo po i bënë të varur në atë masë sa t’u përcaktojë edhe rregullat dhe kohën e jetës. /KosovaPress/

_90963474_apple-logo-close-lit-g

iPhone 8 do të jetë i lakueshëm

iPhone 8 i Apple, që vjen vitin e ardhshëm mund të jetë me ekran të lakuar. Sipas një shkrimi të Wall Street Journal, kompania e Kupertinos i ka kërkuar furnizuesve të saj aziatikë të rrisë prodhimin e ekraneve Oled, që janë më të lehtë dhe të prezantojë prototipe me një rezolucion më të lartë nga ajo e rivalit Samsung.

Periskopi.com Tech/Auto

Kjo është një lëvizje për të cilën Apple përgatitet për publikimin e stilit të madh vitin e ardhshëm, që do të festojë dhe 10-vjetorin e telefonit të tij. iPhone 8 do të vijë me një stil krejt ndryshe.

Sipas Wall Street Journal ai me ekran Oled të lakueshëm mund të jetë një nga modelet e ndryshme që Apple do të prezantojë, por edhe një ndër më të kushtueshmit, pikërisht për shkak të karakteristikave të ekranit.

Megjithatë bëhet fjalë vetëm për një prej 10 protitipeve mbi të cilat po punon kompania.

Shokon Apple, Iphone do të ketë përmasat e një pasqyre muri (Video)

Apple deklaron se iphone do të ketë përmasën e një pasqyre muri.

Periskopi.com Tech/Auto

Kjo është “Pasqyra e zgjuar”, ose më mirë një iPhone gjigand në të cilin sheh edhe veten. Me të mund të dërgohen mesazhe, të shihen videot e Netflix, dhe shumë gjëra të tjera që bëhen normalisht me një smartphone.

Pasqyra Apple është dizenjuar nga Rafael Dymek, një shpikës në Nju Jork, megjithatë nuk dihet nëse ai ka plan ta shesë shpikjen e tij. Smartphone-i gjigand përdor sistemin e iOS 10 të Apple, dhe ka pamjen e ngjashme të një iPhone.

Në projektin e ri është i aksesueshëm koha, data e moti. Pas 45 sekondash mos-përdorimi, smartphone-i gjigand fiket vetë, dhe më pas kthehet në një pasqyrë normale si gjithë të tjerat.

iphone-se-iphone-6s-iphone-6s-plus-hero

Apple me plane për prodhimin e iPhone në SHBA

iPhone nga Apple prodhohen jashtë SHBA-ve dhe kompania tani është duke shqyrtuar mundësinë e prodhimit të këtyre pajisjeve në vendin e saj.

Periskopi.com Tech/Auto

Pasi që presidenti i ri do të jetë Donald Trump, mund të ketë ndryshime se si trajtohen kompanitë që prodhojnë produkte në anën tjetër të oqeanit.

Sipas një raporti të fundit thuhet se Apple ka biseduar me dy partnerët më të mëdhenjë të prodhimit, Foxconn dhe Pegatron për të konsideruar mundësinë e zhvendosjes së prodhimit të iPhone në SHBA.

Për momentin, iPhone të Apple prodhohen në Kinë dhe nëse Donald Trump bën atë që ka thënë para zgjedhjeve, Apple do të mund të detyrohet të zhvendos prodhimin e iPhone-ëve për në Amerikë.

Në rast se Apple fillon të prodhojë iPhone në SHBA, shpenzimet e prodhimit të pajisjeve mund të rriten dhe në këtë mënyrë, shpenzimet do të mund të rriten  edhe për konsumatorët.