iPhone 8 do të jetë i lakueshëm

iPhone 8 i Apple, që vjen vitin e ardhshëm mund të jetë me ekran të lakuar. Sipas një shkrimi të Wall Street Journal, kompania e Kupertinos i ka kërkuar furnizuesve të saj aziatikë të rrisë prodhimin e ekraneve Oled, që janë më të lehtë dhe të prezantojë prototipe me një rezolucion më të lartë nga ajo e rivalit Samsung.

Periskopi.com Tech/Auto

Kjo është një lëvizje për të cilën Apple përgatitet për publikimin e stilit të madh vitin e ardhshëm, që do të festojë dhe 10-vjetorin e telefonit të tij. iPhone 8 do të vijë me një stil krejt ndryshe.

Sipas Wall Street Journal ai me ekran Oled të lakueshëm mund të jetë një nga modelet e ndryshme që Apple do të prezantojë, por edhe një ndër më të kushtueshmit, pikërisht për shkak të karakteristikave të ekranit. Lajmi vijon më poshtë ↓

Megjithatë bëhet fjalë vetëm për një prej 10 protitipeve mbi të cilat po punon kompania.